LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse SPAK është zënë “kaps” për skandalin e inceneratorëve?!

17 Qershor 2021, 09:03, Aktualitet CNA
Pse SPAK është zënë “kaps” për skandalin e

Reforma në Drejtësi dhe institucionet e reja të dala prej saj, të trumbetuara fort jo vetëm nga politika por edhe nga faktori ndërkombëtar, janë parë si shpresa që më në fund shqiptarët të gjejnë drejtësinë e munguar.

Një ndër institucionet e reja të drejtësisë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK, pretendohet se është institucioni që do godasë korrupsionin në radhët e politikës dhe zyrtarëve të lartë, dhe që më më në fund ata do të marrin ndëshkimin e merituar.

Por, tashmë SPAK është përballë ?gurit të provës?.

E në rast se ka një çështje që duhet folur e bërtitur me zë të lartë është ajo e inceneratorëve.

SPAK duhet të zgjohet dhe të përfundojë hetimet në lidhje me denoncimet për atë që quhet afera korruptive e shekullit, që shkon në vlera rreth 400 milionë euro.

Ndërkohë që më shpejt ecen me pasurinë e Ylli Ndroqit dhe gjëra dytësore apo merret me policë rrugorë që marrin 10 mijë lekësha, SPAK duket se nuk ka sy e veshë të shohë e të dëgjojë, aferën e inceneratorëve. Kjo e fundit një aferë e denoncuar fort nga opozita, e deri edhe te mediat ndërkombëtare, e cila iu kushton qindra milionë euro shqiptarëve.

Një akuzë e drejtpërdrejtë jo vetëm për ministrin, kryeministrin, por edhe për mediat që kanë ?kanë future lugën? në çorbën e inceneratorëve.

Kur spak do ta hetojë këtë megaskandal?

Kur do ketë arrestime nga SPAK për inceneratorët?

Kur do e marrin vesh shqiptarët të vërtetën për qindra milionë euro, që merren nga qeveria dhe u jepen kompanive private. Këto të fundit më pas bëjnë pazare dhe dalin në skema me ish-zyrtarë socialistë të kthyer në drejtues mediash.

Kur do flasë SPAK për faktet skandaloze?

SPAK nuk mund të zihet ?kaps? për inceneratorët, sepse edhe po e harroi vetë nuk ka për ta lënë kush të harrojë.

Dhe jo vetëm të hetojë këtë aferë, por edhe lidhjet e saj deri në media, pasuri individësh, të pajustifikuara, që kalojnë vlerat miliona euro.

Dhe në rast se Ylli Ndroqi ishte një shembull, ky i inceneratorëve, lidhjet me njerëzit e medias dhe zyrtarë të korruptuar duhet të jenë e vërteta e madhe e luftës ndaj korrupsionit./CNA.al

Afera korruptive e shekullit/ Kur do zgjohet SPAK për inceneratorët?

Ben Blushi kapet me “presh në dorë”/ Këmbanë alarmi për SPAK

Zbulohen dokumentet që ?fundosin? Ben Blushin/ Ortak me pronarët e inceneratorëve

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Investigimi i CNA.al zbulon skandalin/ Skema e plotë e lidhjeve qeveri-media-oligarkë

Lajmet e fundit nga