Connect with Us

Përmbysje “e çmendur”/ Belgjika dhuron spektakël ndaj Danimarkës

Sport

Përmbysje “e çmendur”/ Belgjika dhuron spektakël ndaj Danimarkës

Publikuar

-

Belgjika ka bërë sot përmbysjen e çmendur ndaj Danimarkës, teksa ka mundur skandinavët me rezultatin 2-1, pasi pjesën e parë e pa veten në disavantazh.

Poulsen kaloi danezët në avantazh që në minutën e dytë, por Hazard dhe De Bryne përmbysën rezultatin në 45 minutat e dyta të sfidës.

Mee këtë fitore, Belgjika shkon në 6 pikë dhe kalon grupin, ndërsa vështirësohet puna për Danimarkën që ka zero pikë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Super atmosferë/ Ultrasit e AEL Limasolit përcjellin ekipin drejt Shkodrës

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e 29 korrikut do të luhet edhe akti i dytë mes Vllaznisë dhe AEL Limasolit. Këta të fundit e fituar ndeshjen e parë me rezultatin e ngushtë 1-0, duke e lënë gjithçka të hapur në takimin e dytë që do të luhet në “Loro Boriçi”. Në Qipro dëshirojnë shumë kualifikimin në turin e tretë të Ligës së Konferencës, prandaj mbështetja për skuadrën ka qenë maksimale.

Ultrasit e AEL-it kanë surprizuar lojtarët ditën e sotme, teksa janë paraqitur në ambientet ku ata po zhvillonin seancën stërvitore. Tifozët qipriotë u kanë dëshmuar futbollistëve mbështetjen e tyre si dhe sa shumë do të thotë për ta fitorja.

AEL Limasoli përcillet kështu me motivimin maksimal për në Shkodët, ku do të synojnë të presin biletën për në raundin e tretë të kompeticionit më të ri të krijuar nga UEFA.

LEXO TE PLOTE

Sport

Partizani ndan premiot, ka pakënaqësi te futbollistët

Publikuar

-

Nga

Partizani u rikthye në kompeticionet europiane pas një viti mungesë dhe “demat e kuq” morën pjesë në kompeticionin më të ri të UEFA-s, Liga e Konferencës. Në turin e parë shorti i vuri përballë ekipin moldav të Sfintulit. Në dy sfidat kundër këtyre të fundit, “demat” arritën të triumfonin me rezultatet 5-2 dhe 2-3, duke marrë një kualifikimi më se të merituar.

Pas këtij kualifikimi në turin e parë, “Panorama Sport” shkruan se bordi drejtues ka shpërblyer futbollistët me premio, por shpërndarja e shpërblimeve ka sjellë pakënaqësi te lojtarët.

Futbollistët titullarë kanë marrë mesatarisht nga 3 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër shumë më pak, çka ka sjellë dhe pakënaqësitë së fundmi.

Edhe nëse rrugëtimi i Partizanit në Europë mbyllet pas ndeshjes kundër Bazelit ditën e enjte, që është thuajse e sigurt, në arkat e klubit janë derdhur plot 550 mijë euro nga UEFA, për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës dhe për kalimin e turit të parë.

Këto para do ta ndihmojnë shumë stafin drejtues që të krijojë një ekip edhe më konkurrues për vazhdimësinë e sezonit të ri 2021-’22, ku si gjithmonë, të kuqtë do të tentojnë të fitojnë të dy trofetë në Shqipëri, Kupën dhe kampionatin.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Igli Tare i telefonon Boatengut, por gjermani e refuzon

Publikuar

-

Nga

Zherom Boateng i ka idetë e qarta. E ardhmja e tij do të jetë vetëm në një klub që luan në Ligën e Kampioneve rregullisht. Mbrojtësi gjerman, pasi i dha lamtumirën Bajern Mynih, ka refuzuar çdo lloj oferte që ka mbërritur në adresë të tij nga klube që nuk luajnë në këtë kompeticion ,edhe pse bëhej fjalë për projekte të rëndësishme e shifra relativisht të larta.

Sipas “Sport1.de”, Fiorentina dhe Lacio janë munduar më kot të afrojnë lojtarin duek zhvilluar negociata të gjata me të. As telefonata e Igli Tares në ditët e kaluara duket se nuk e ka bindur dhe ish-futbollisti i Gjermanisë ka udhëzuar përfaqësuesin e tij që të negociojë vetëm me ekipe që luajnë në turneun elitar për klube në kontinent.

Emri i tij përflitej edhe te Mançester Junajtid por akordi me Varane i anglezëve bëri që të mbyllej çdo bisedë mes palëve. Tani duket se është Sevilja alternativa e parë për vazhdimin e karrierës së tij dhe bisedimet kanë filluar për nënshkrimin e kontratës.

LEXO TE PLOTE