Connect with Us

Paralajmëron zyrtari i lartë/ Dezinformimi po ushqen terrorizmin e brendshëm në SHBA

Bota

Paralajmëron zyrtari i lartë/ Dezinformimi po ushqen terrorizmin e brendshëm në SHBA

Publikuar

-

Përpjekjet e sapo shpallura për të luftuar një kërcënim në rritje nga terrorizmi i brendshëm në Shtetet e Bashkuara, do të duhet të gjejnë një mënyrë për të tejkaluar një pengesë të madhe: fushatat e hartuara me kujdes nga vendet e huaja dhe grupet terroriste, për të nxitur dhunën.

Paralajmërimi, nga një zyrtar i lartë i Departamentit të Sigurisë së Brendshme, u bë vetëm një ditë pasi që presidenti amerikan, Joe Biden, shpalli strategjinë e tij të shumëpritur Kombëtare për Luftimin e Terrorizmit të Brendshëm, të përshkruar nga administrata e tij si e para e këtij lloji.

Administrata e presidentit Biden ka minimizuar lidhjet e drejtpërdrejta midis ekstremistëve të dhunshëm në Shtetet e Bashkuara dhe atyre jashtë vendit; një zyrtar i lartë vuri në dukje se agjencitë e zbulimit “nuk gjetën një lidhje të fortë midis terrorizmit të brendshëm dhe aktorëve të huaj”. Sidoqoftë, zyrtarë të tjerë bëjnë thirrje për kujdes, sepse lidhjet nuk ndjekin një model standard të komandës dhe kontrollit.

“Një element qendror i kërcënimit aktual është përdorimi i rrëfimeve që mund të ndikojnë në sjelljen e dhunshme dhe shpërndarja e tyre sa më e gjerë që është e mundshme”, tha John Cohen, Bashkërendues Kundër Terrorizimit në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, në një debat të organizuar nga Programi mbi Ekstremizmin i Universitetit George Washington.

“Ne po shohim rrëfime të zakonshme që duket se po bëjnë jehonë tek individët që kërkojnë besime ideologjike ekstremiste për të shërbyer si justifikim i dhunës që futet nga shtetet e huaja dhe organizatat e huaja terroriste”, tha zoti Cohen.

“Ka aktorë kërcënimesh, qofshin qeveri të huaja si Rusia ose Irani ose Kina, apo udhëheqës ekstremistë, ose grupe terroriste, që po përfitojnë nga zemërimi dhe polarizimi i shoqërisë sonë”, tha ai.

Shqetësimet në lidhje me ndikimet e huaja mbi ekstremistët e brendshëm në Shtetet e Bashkuara, nuk janë të reja.

Një vlerësim i paklasifikuar nga Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar, marsin kaluar ngriti shqetësime mbi lidhjet midis supremacistëve të bardhë në Shtetet e Bashkuara dhe atyre në vendet e tjera, duke vënë re se një numër i vogël i ekstremistëve kanë udhëtuar në një përpjekje për të krijuar lidhje më të forta.

Zoti Cohen, megjithatë, paralajmëroi se ato lloje të lidhjeve janë të zbehta në krahasim me ato që po zhvillohen në mjedisin virtual.

“Ky nuk është një kërcënim që ne mund ta hetojmë, ose mund ta zbusim thjesht duke ndjekur aktivitetet fizike të individëve të cilët mund të jenë të përfshirë në përgatitjen për të kryer një sulm”, tha ai. “Ne duhet të kuptojmë më shumë se si udhëheqësit ekstremistë dhe ata që punojnë në një strukturë rezistence pa drejtues, do t’i përdorin këto platforma private dhe publike në internet për të përhapur gjerësisht rrëfimet me shpresën se do të ndikojnë në sjelljen e individëve të pakënaqur, të shkëputur nga shoqëria dhe të zemëruar”.

LEXO EDHE:  Dimër i ashpër në SHBA/ Ja bilanci i viktimave

Rusia ka qenë një shqetësim i veçantë për zyrtarët e lartë amerikan.

Gjatë seancës së konfirmimit të saj në janar, Drejtorja e Zbulimit Kombëtar, Avril Haines, tha se Kremlini po përdorte masa aktive ndaj të djathtës politike në SHBA dhe të majtës politike në SHBA “për të nxitur ekstremizmin, në një kuptim”.

Zyrtarët aktualë por edhe të mëparshëm, si dhe analistët, gjithashtu kanë paralajmëruar Rusia po kultivon në mënyrë aktive një brez të ri të ‘influencuesve” të përqendruar në shtimin e pasuesve midis ekstremit të djathtë dhe ekstremit të majtë.

Sipas një udhëzimi të Shtëpisë së Bardhë, si pjesë e strategjisë së re të luftës kundër terrorizmit të brendshëm, zyrtarët janë zotuar të gjejnë mënyra për të “luftuar polarizimin e nxitur shpesh nga dezinformimi, keqinformimi dhe teoritë e rrezikshme të konspiracionit në internet, duke mbështetur një mjedis informacioni që nxit ligjërimin e shëndetshëm demokratik”.

Zyrtarët gjithashtu vënë në dukje se Uashingtoni është bashkuar me Thirrjen për veprim “Christchurch” për Eliminimin e Përmbajtjes Ekstremiste, Terroriste dhe të Dhunshme në internet – një nismë e pagëzuar me emrin e qytetit të Zelandës së Re ku një person i armatosur i ekstremit të djathtë, vrau 51 persona në dy xhami në vitin 2019.

Por, lufta kundër kërcënimit nga dezinformimi do të jetë posaçërisht e vështirë, sipas zyrtarëve të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, të cilët tërheqin vëmendjen në sulmin mbi Kapitolin me 6 janar, në lidhje më të cilin janë arrestuar 500 veta.

“Tani çfarë i bashkoi të gjithë ata njerëz?” tha zoti Cohen, i cili vuri në dukje se shumë nga ata në Kapitol atë ditë, nuk ishin të lidhur me ndonjë grup.

“Ndër të tjera, ata u inkurajuan të vinin këtu nga një narrativë dezinformuese se zgjedhjet ishin vjedhur dhe se ishte përgjegjësi e tyre për të vepruar”, tha ai.

Zyrtarët shqetësohen se përhapja dhe ndikimi i dezinformimit mund të përkeqësohet së shpejti ndërsa kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara qofshin shtete apo eventualisht rrjete kriminale ose terroriste, mund të kenë qasje në inteligjencën artificiale.

“Inteligjenca artificiale mund të prodhojë shkallë dezinformimi në një mënyrë që sjell shqetësim të vërtetë,” i tha Anne Neuberger, zëvendës këshilltare e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë për teknologjinë kibernetike dhe teknologjinë në zhvillim, në një forum virtual muajin e kaluar./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Publikuar

-

Nga

SHBA do të kërkojë nga Kina t'u përmbahet "rregullave të lojës"

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t’i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin, por me rregulla të barabarta loje, që synojnë parandalimin e konflikteve, thanë zyrtarë të lartë amerikanë.

Në njoftimin për shtyp, që i paraprin bisedimeve të zonjës Sherman me Këshilltarin e Shtetit kinez dhe Ministrin e Jashtëm Wang Yi, në Tianjin, thuhej se dy ekonomive më të mëdha në botë u duhet të gjejnë mënyra të përgjegjshme për të menaxhuar konkurrencën.

Ajo do të nënvizojë se ne nuk duam që një konkurrencë e ashpër dhe e vazhdueshme të shndërrohet në konflikt“, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane, përpara që atij që do të jetë takimi i parë i rangut të lartë ballë për ballë mes Uashingtonit dhe Pekinit, pas disa muajsh. Kjo është pjesë e përpjekjeve që të dyja palët po bëjnë për të qetësuar marrëdhëniet e acaruara.

LEXO EDHE:  Shefi i Shtabit të FA/ Bajram Begaj: Së bashku përballemi me çdo vështirësi

Kjo është arsyeja pse SHBA-ja dëshiron të sigurojë parametra për të menaxhuar me përgjegjësi marrëdhëniet“, tha zyrtari amerikan. “Ajo (zonja Sherman) do të bëjë të qartë se ndërsa ne e mirëpresim konkurrencën e fortë e të qëndrueshme me Kinën, të gjithë duhet të luajnë me rregulla të barabarta loje“.

LEXO EDHE:  Trump sulmon ish shefin e stafit, John Kelly

Zonja Sherman pritet të mbërrijë të dielën në Tianjin, një qytet në juglindje të Pekinit dhe do të qëndrojë deri të hënën.

Ndërkohë javën tjetër Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin do të udhëtojë drejt Singaporit, Vietnamit e Filipineve ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Indinë, shenja të një përpjekjeve të SHBA-së për të intensifikuar angazhimin në këtë rajon ndërsa Kina po sfidon ndikimin e Uashingtonit në Azi./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Publikuar

-

Nga

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Mes dhunës së vazhdueshme në Afganistan, duke përfshirë dhe raketat që ranë këtë javë pranë pallatit presidencial gjatë lutjeve me rastin e Bajramit, talibanët po bëjnë thirrje që Presidenti Ashraf Ghani të tërhiqet si kusht për të negociuar me pas një zgjidhje politike.

Të premten, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Presidenti Biden mbështet udhëheqësit e popullit afgan, duke përfshirë Ashraf Ghanin. Ajo tha se po zhvillohen negociata të vazhdueshme mes udhëheqësve afganë dhe talebanëve.

Ne besojmë se një zgjidhje politike është rezultati i vetëm për paqen e qëndrueshme në Afganistan, por ne do të vazhdojmë të sigurojmë mbështetje për qeverinë në disa forma: si ndihma humanitare, mbështetje dhe trajnime për forcat e sigurisë dhe gjithashtu do të vazhdojmë t’i inkurajojmë ata të marrin një rol udhëheqës në mbrojtjen e popullatës”, tha ajo.

LEXO EDHE:  SHBA shpreh përkushtimin ndaj Kosovës

LEXO EDHE:  Ambasadorja e SHBA nuk i beson politikës shqiptare/ "Më 25 prill do dal vetë në terren"

Në fillim të kësaj jave në Pentagon, gjenerali i Ushtrisë Mark Milley bëri një vlerësim të situatës dhe të asaj që mund të ndodh në Afganistan.

“Ekziston një mundësi për të negociuar ende. Ekziston një mundësi që talibanët të marrin kontrollin e plotë, janë disa skenarë në lojë. Ne jemi duke monitoruar nga afër. Përfundimi ende nuk dihet”, tha Gjeneral Mark Milley, Kreu i Shtatëmadhorisë amerikane.

Në një takim virtual me gazetarët amerikanë të premten, disa anëtarë kryesorë të parlamentit afgan kërkuan që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të ndihmojnë me fonde e të mbështesin forcat e sigurisë.

Ata gjithashtu kërkuan më shumë dronë amerikanë për të sulmuar artilerinë talibane. Ligjvënësit afganë thanë se situata do të përkeqësohet me tej me largimin e forcat amerikane në shtator./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Indi, mbi 100 të vdekur, mijëra të evakuuar nga përmbytjet

Publikuar

-

Nga

Indi, mbi 100 të vdekur, mijëra të evakuuar nga përmbytjet

Zyrtarët indianë njoftuan se më shumë se 100 vetë kanë humbur jeten e me dhjetëra mijëra janë evakuuar, në shtetit Maharashtra të Indisë i cili po përballet me shira të furishëm, që kanë shkaktuar përmbytje të mëdha e rrëshqitje dheu.

Kryeministri Narendra Modi shrehu dhimbjen e tij mbi jetët e humbura.

Autoritetet njoftuna se ushtria po ndihmon ekipet e shpëtimit në përpjekjet e tyre për të gjetur të mbijetuar.

LEXO EDHE:  Dimër i ashpër në SHBA/ Ja bilanci i viktimave

LEXO EDHE:  Dimër i ashpër në SHBA/ Ja bilanci i viktimave

Parashikuesit e motit thonë se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe për disa ditë./voa

LEXO TE PLOTE