Connect with Us

Olsi Rama zbulon goditjen e Partizanit në merkato

Sport

Olsi Rama zbulon goditjen e Partizanit në merkato

Publikuar

-

Olsi Rama ka dhënë lajmin e mirë për tifozët e Partizanit se një nga shtyllat e kësaj skuadre, Jurgen Bardhi, ka vendosur të mbetet pjesë e të kuqve edhe pse kishte përfunduar kontratën. I ftuar në “EURO Magjia”, drejtori i Partizanit, ka bërë të ditur se mesfushori ka nënshkruar, ndërsa do firmose edhe Herald Marku.

“Kemi bërë disa përparime, jemi në bisedime me lojtarë të ri të ndryshëm. Afrim? Jurgen Bardhi! Ai është një nga shtyllat e Partizanit. Edhe Herald Marku ka qenë lojtar i Partizanit me U19. Firmosim me Markun. Nuk ishte e thjeshtë, por është e bukur që Marku jo vetëm është një lojtar i mirë, por edhe një djalë i mirë, kur jepet fjala është e sigurt që e mban.

Shorti në Ligën e Konferencës? E dinim që normalisht ishim në vazon e ekipeve të forta. Shkojmë për herë të dytë në Moldavi. Nuk është Shërifi i Tiraspolit që është gjenerali i kampionatit moldav. Por është një ekip që ka fituar Kupën, vjet ka bërë paraqitje dinjitoze, duke kaluar turin dhe duke u eliminuar në shtesë nga Partizani i Beogradit. Por unë e shoh Partizanin të favorizuar në këtë pikë.

Bazeli? Nëse do të dalësh kampion, duhet të mposhtësh më të fortët. Kështu edhe ne. Ne do të provohemi me Bazelin dhe do të provojmë të japim më të mirën. Është element pozitiv se për djemtë është shtysë e madhe me kundërshtarë prestigjiozë, nga një kampionat i fortë e me buxhet të madh. Kur shihje ndarjen e skuadrave, Bazeli është ai me koeficientin më të lartë, që tregon se ka një histori në Kupat e Europës”, tha Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Dita e shqiptarëve/ Feston edhe Qazim Laçi, e nis kampionati me shijen e dy golave

Publikuar

-

Nga

Sot duket se ka qenë dita e bekuar për shqiptarët, të cilët kanë gjetur rrugën e rrjetës me skuadrat e tyre.

Pas Rei Manajt, Muçit dhe Çokajt është Qazim Laçi ai që feston shijen e golit. Mesfushori i Kombëtares ka drguar dy herë topin përtej vijës fatale në takimin që Ajaccio luan kundër Touluse.

Laçi e nis në mënyrë fantastike sezonin e ri në Ligue 2 të Francës, teksa dopieta e tij i dha pikën e parë Ajaccio në kampionat.

Ndeshja u mbyll në shifrat 2-2, ku mesfushori shqiptar shënoi fillimisht në minutën e 35 dhe më pas në të 59-n.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Kryevepër nga Ernest Muçi! Sulmuesi shqiptar i magjeps të gjithë me supergolin

Publikuar

-

Nga

Ernest Muçi e ka nisur me këmbën e mbarë këtë edicion në futbollin polak, pasi ka gjetur që në ndeshjen e parë të kampionatit rrugën e rrjetës me skuadrën e Legias.

Sulmuesi, i aktivizuar sot titullar në ndeshjen kundër Visla Plok, ka shpërblyer besimin e trajnerit me një gol spektakolar në minutën e 28 të takimit.

Pasi mori topin në krahun e majtë, ai lëshoi një predhë të pakapshme nga 25 metra duke dërguar sferën në trekëndësh për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij e për të bërë të festonin tifozët e skuadrës.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Vrulli i ardhur nga mesfusha për te porta kundërshtare, Enis Cokaj e ka nisur me këmbë të mbarë në Kroaci

Publikuar

-

Nga

Enis Cokaj e ka nisur me këmbë të mbarë kampionatin e ri në Kroaci.

Mesfushori shqiptar dhuroi dy asist në takimin e parë të Lokomotivës së Zagreb, ndërsa në ditën e sotme ka arritur që të realizojë vetë.

Ekipi i shqiptarëve në Kroaci po fiton në shifrat 0-1 kundër Slaven Belupos.

Goli i vetëm i takimit i përket Cokajt dhe minutës së 22. Një realizim disi i rrallë i lojtarit shqiptar për repertorin e tij pasi ka arritur që të tund rrjetën me kokë.

Por vërtet i bukur ishte fakti që mesfushori u nis nga mesfusha dhe këmbënguli deri në fund për krosimin që u shpërblye me gol.

 

LEXO TE PLOTE