Connect with Us

“Nuk ishte mrekulli”/ Publikohet video, si u rikthye në jetë Eriksen

Shëndeti

“Nuk ishte mrekulli”/ Publikohet video, si u rikthye në jetë Eriksen

Publikuar

-

Gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë, Christian Eriksen pësoi arrest kardiak, dhe vetëm ndihma e dhënë në sekondat e para e ‘riktheu në jetë’ futbollin e njohur danez të Interit.

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shpjegon se si pas problemit shëndetësor që Eriksen pësoi duke rënë pa ndjenja në fushë nuk ishte një mrekulli nga Zoti që mbijetoi, por ishte ndërhyrja e duhur e stafit mjekësor.

“Ajo që ndodhi në fushën e lojës në ndeshjen Danimarkë – Finlandë, po e shpjegojmë si ndodhi realisht. Ky event ndodh 1 person në 1.000 banorë në vit! Vdekja e papritur është tipike e fibrilacionit ventrikular ose takikardisë ventrikolare pa puls. Në videon e mëposhtme tregohet momenti kur ndodh fibrilacioni ventricular! Me qindra impulse elektrike bëjnë që zemra të mos bëjë rrahjet e veta, por të fibriloj duke mos dërguar gjakun në tru dhe organet e tjera.

Kjo shkakton humbjen e menjëherëshme të koshiencës dhe rënien në tokë. RKP(reanimacioni kardiopulmonar) dhe defibrilimi janë vendimtare në shpëtimin e jetës. Video demonstron se si defibrilimi(goditja elektrike), ndalon të gjitha këto impulse duke i dhënë mundësinë nodit senoatrial të rimari komandën e zemrës. Po ashtu kryerja e shtypjeve të gjoksit është kryesore deri në mbërritjen e defibrilatorit. Rëndësia e masazhit kardiak shikohet më së miri sa e rëndësishme është mbërritja e gjakut me oksigjen në tru. Bërja e RKP tregon se edhe vetëm shtypjet e gjoksit sigurojnë dërgimin e gjakut në tru dhe hyrjen dhe daljen e një sasie ajri në mushkëri! Po ashtu bërja në mënyrë korrekte dhe cilësore e këtyre manovrave është shumë e rëndësishme për mbijetesën e pacientëve!”, shkruan Brataj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë”/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Diasporës/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta shprehet se paga mujore minimale për mjekët në vendin tonë, duhet të jetë 1500 euro.

Në një prononcim për CNA.al, ajo shprehet se në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë.

Sipas saj, ajo që ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur, janë pagat e ulta, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale, arrestimet duke bërë që gjithnjë e më shumë bluzat e bardha ta braksin vendin.

“Në 30 vite demokraci janë arrestuar shumë mjekë për korrupsion dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi korrupsioni është rritur ndërsa mjekët janë liruar disa ditë apo javë pas arrestimeve për mungesë provash.

Po kjo ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa nga keqvlerësimi, paga e ulët, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet duke parë gjithnjë e më shumë për ta braktisur vendin pasi oferta e Gjermanisë dhe e shumë vendeve në Europë është tunduese edhe për vende më të ngritura të rajonit ku mjekët nuk vuajnë si në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Përmirësimi i situatës nga Covid/ Brataj: Në korrik do ketë të tjera lirime masash, ja kush janë

LEXO EDHE:  Lirimi i masave/ Brataj tregon ç’do të thotë nëse pas dy javësh kemi 1 mijë të infektuar

“Ne kërkojmë që të zbatohet sa më shpejt kërkesa jonë për pagat e mjekëve shqiptarë 1500 euro. Nisma jonë është një nismë e cila do të ketë edhe impakt jo vetëm tek mjekët, por do të rrisë edhe ndërgjegjësimin e do të minimizojë hendekun e madh mes mjekut dhe pacientit, është shprehur mjekja Meta./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot/ Manastirliu apel të rinjve mbi 18 vjeç: Shfrytëzoni fundjavën…

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se sot në vedin tonë janë vaksinuar mbi 13 mijë qytetarë ndaj COVID-19, ndërsa në total numri i të vaksinuarve ka arritur në 1 milion e 123 mijë e 253 qytetarë.

Ajo gjithashtu u bën thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç të shfrytëzojë fundjavën për t’u vaksinuar në çdo qendër shëndetësore ose të vaksinimit nga mëngjesi deri në 20:00 të mbrëmjes.

LEXO EDHE:  U shfaq entuziast për rënien e shifrave/ Brataj reagon pas “kryqëzimit”

“Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, ndërsa janë 1,123,253 vaksinime të kryera që prej fillimit të këtij procesi jetik👍🏼

Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzoni fundjavën për t’u vaksinuar nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, në qendrat shëndetësore ose në qendrat e vaksinimit të përqëndruar kudo në vend”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritja e rasteve me Covid/ Rakacolli: Sinjale të forta për praninë e variantit Delta në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Rritja e rasteve me Covid/ Rakacolli: Sinjale të forta për praninë e variantit Delta në Shqipëri

Megjithëse në vendin tone nuk ka ende një konfirmim zyrtar për praninë e variantit Delta zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacollin, është shprehur se sinjalet për praninë e tij janë të forta.

E ftuar në “Report Tv”, Rakacolli, Rakacolli u shpreh se rritja e rasteve ka dy shkaqet: prania e variantit Delta dhe grumbullimet gjatë Kampionatit Europian.

“Rritja e rasteve nuk jen nga lirimi i masave, por mund ketë dy arsye, një mund të jetë fakti i pranisë së mutacionit Delta që ka infektueshmëri më të lartë dhe grumbullimet që ndodhën gjatë Kampionatit Europian. Këto janë shkaqet, jo lirimi i masave sepse masat nuk janë liruar në atë masë që të sjellin rritje të infektimeve. Megjithatë, situata është tërësisht e kontrolluar. Zyrtarisht nuk e kemi konfirmuar ende praninë e variantit Delta, por sinjalet janë të forta për praninë e këtij virusi”, tha Rakacolli.

LEXO EDHE:  “Sëmundja nuk ka radhë”/ Brataj pas infektimit të Silva Binos: Covid ka marë përmasa akoma më të mëdha!

Sipas zv.ministres, e vetmja armë që kemi kundër këtij varianti të COVID është vaksinimi, duke i bërë apel qytetarëve që të përfitojnë nga ditët e hapura të vaksinimit.

LEXO EDHE:  Nuk respektohen masat kundër Covid-19/ Paralajmëron Skënder Brataj: Në fund të muajit shihen rezultatet

“Ka rënë mosha e personave të infektuar, nëse më parë predominonte te moshat mbi 40-vjeç e sipër, tani grupmosha më e prekur është 15-45 vjeç, fasha e pavaksinuar. Kush është mbi 18-vjeç, duhet të drejtohet te qendra e vaksinimit, është e vetmja mënyrë për të shmangur infektimin”, u shpreh ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE