Connect with Us

Naomi Campbell zbulon “sekretin” për të gjitha vajzat/ Çfarë duhet të shmangni për të patur një fytyrë rinore

Life Style

Naomi Campbell zbulon “sekretin” për të gjitha vajzat/ Çfarë duhet të shmangni për të patur një fytyrë rinore

Publikuar

-

Naomi Campbell zbulon “sekretin” për të gjitha vajzat/ Çfarë duhet të shmangni për të patur një fytyrë rinore

Modelja e famshme Naomi Campbell refuzon të flejë në dhoma me ajër të kondicionuar, sepse mendon se ato i japin asaj rrudha.

Modelja 50-vjeçare është e bindur që sistemet e ftohjes mund të bëjnë që në fytyrën e saj të shfaqen rrudhat, ndaj sigurohet që para se të shtrihet për të fjetur të fikë kondicionerin.

Gjatë një turneu në vilën e saj luksoze në Malindi, Kenia, Naomi shpjegoi: “Unë thjesht dua një hdomë të ftohtë.  Unë personalisht nuk fle në ajër të kondicionuar. Nuk më pëlqen, jep rrudhat”.

Naomi gjithashtu zbuloi se ajo është një mbrojtëse e madhe e trajtimeve hidroterapi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

Horoskopi i ditës, 25 korrik 2021

Publikuar

-

Nga

Horoskopi i ditës, 25 korrik 2021

Dashi

Mos lejoni që ambicia të vendosë nën kontroll jetën tuaj, përkundrazi ngjiti shkallët e karrierës në mënyrë më agresive. Ngjitja lart duhet të jetë përparësia juaj kryesore tani – kryesisht, sepse të gjitha kushtet janë perfekte për ju që të arrini sukses!

Demi

Kohët e fundit duket se ju tërheq një jetë jo shumë e rregullt, por ju e dini thellë brenda vetes se kjo lloj jete nuk do të sigurojë substancën që është e nevojshme për lumturinë që kërkoni. Uluni dhe flisni me një person të mençur që me të vërtetë jep mendime të vyera.

Binjakët

Krijimi i romancave në jetën tuaj nuk ka të bëjë vetëm me një marrëdhënie dashurie. Edhe romanca është një pjesë e madhe e asaj se si lidhemi me botën. Gjërat mund të duken të pashpresa, por në planin afatgjatë, çdo gjë do të bëhet më interesante.

Gaforrja

Dikush me të cilin po punoni është duke hedhur pengesa nga e majta në të djathtë, por nesër ky person do të detyrohet të ndryshojë qëndrim. Për këtë nuk do të jetë e nevojshme të bëni asgjë. Në profesionin tuaj do t’ia dilni mbanë në çdo aspekt.

Luani

Idetë tuaja janë po aq të mira sa idetë e çdo kujt tjetër. Njerëzit që janë në pushtet do të preferojnë mënyrën tuaj të të menduarit mbi kolegët tuaj, prandaj mos e lini shansin t’ju shpëtojë nga duart. Nuk keni asgjë për t’u shqetësuar. Nëse doni që njerëzit t’ju respektojnë, duhet t’u jepni atyre një arsye për ta bërë këtë.

Virgjëresha

Riorganizimi i prioriteteve tuaja mund të kërkohet nga ju nesër. Zgjidhni ku e vendosni energjinë tuaj me shumë kujdes. Jini konstruktiv me emocionet tuaja sot dhe do të shpërbleheni me disa gjëra të mahnitshme.

LEXO EDHE:  Ish missi nuk i lë vend imagjinatës/ Fotot më bombastike të modeles seksi Olivia Culpo

Peshorja

LEXO EDHE:  Ish missi nuk i lë vend imagjinatës/ Fotot më bombastike të modeles seksi Olivia Culpo

Përdorni kreativitetin tuaj gjatë një debati nesër, sepse do t’ju shpëtojë gjatë një situatë të ndërlikuar. Argëtojeni veten me mendimet se si do të kaloni fundjavën e ardhshme. Bëni plane interesante dhe gjithçka do të shkojë mbarë.

Akrepi

Do të kaloni një ditë të rehatshme në shoqëri të mirë. Kujtohuni se këta njerëz ju duan pa interes dhe kjo ju sjell shumë qetësi në aspektin emocional. Në çështjet financiare keni nevojë për një impuls të ri.

Shigjetari

Ju do të takoni njerëz interesantë nesër, pikëpamjet e të cilëve janë shumë, shumë ndryshe nga tuajat. Ata kanë shumë gjëra bindëse për të thënë në mbrojtje të anës tjetër të argumentit. Duhet të jeni të hapur për mendimin ndryshe.

Bricjapi

Nesër puna juaj është të zgjoni dikë nga gjumi. Tregojani këtij personi të vërtetat siç janë, pa i zbukuruar ato. Do të kuptoni se mirënjohja e këtij personi ndaj jush do të jetë e paharrueshme.

Ujori

Një nga cilësitë tuaja më atraktive është ndjenja juaj e humorit sepse ju mund të shihni aspekte komike të pothuajse çdo gjë. Ky qëndrim ju ka ardhur në ndihmë shumë shpesh në të kaluarën dhe ju ka mundësuar të ruani qetësinë edhe kur keni pasur probleme. Bëjeni edhe nesër këtë.

Peshqit

Intelekti juaj është i fortë dhe i fokusuar. Kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni thelbin e problemit që ju rrethon. Duke zbuluar problemin do të arrini edhe ta zgjidhni atë. Në aspektin sentimental, parashikohen zhvillime pozitive.

LEXO TE PLOTE

Showbizz

52 apo 25?!/ Jennifer Lopez feston ditëlindjen, ‘çmend’ ndjekësit me fotot me bikini

Publikuar

-

Nga

52 apo 25?/ Jennifer Lopez feston ditëlindjen, ‘çmend’ ndjekësit me fotot me bikini

Padyshim që për Jennifer Lopez mosha është thjesht një numër.

Diva e muzikës botërore ka festuar sot ditëlindjen 52-të, megjithëse ka ruajtur freskinë e rinisë dhe ka një trup për tu pasur zili.

Këngëtarja ka publikuar pak minuta më parë disa foto të nxehta në rrjetet sociale, ku shfaqet me bikini krah partnerit të saj Ben Affleck.

LEXO EDHE:  Kjo bukuroshe thyen mitin e të gjitha biondeve/Gjoksi dhe të pasmet e saj do ju lënë pa fjalë

Këngëtarja i la të gjithë “pa frymë” me format e saj bombastike trupore, duke mos lënë vend për imagjinatë./CNA.al

LEXO EDHE:  Ish missi nuk i lë vend imagjinatës/ Fotot më bombastike të modeles seksi Olivia Culpo

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Më ka shkruar”/ Miss Shqipëria nxjerr mesazhet me “Capital T”, si e ‘gjuan’ këngëtari

Publikuar

-

Nga

“Më ka shkruar”/ Miss Shqipëria nxjerr mesazhet me “Capital T”, si e ‘gjuan’ këngëtari

Miss Shqipëria 2020 Iljada Baci, ka rrëfyer gjatë puntatës së sotme të “Edicionit Veror” në “ABC” si është një ditë e zakonshme në verë për të, situatat e sikletshme dhe prapaskenat e xhirimeve.

Gjatë intervistës Iljada zbuloi se “më ka shkruar, “Capital T” dhe besoj se do të kemi një lloj miqësie”. Do i futet rrugës së muzikës? “Mbase në një të ardhme të largët” tha ajo.

Eksperiencën te “Miss Shqipëria” e cilësoi të “paharrueshme që më ka ndryshuar komplet si person. Mësimi që kam marrë është disiplina, korrektësia dhe që të eci mbi taka” tha ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE