Connect with Us

Mbivendosja e pronës/ Stop zbulon manipulimin e dokumenteve nga gardisti, në Farkë e Kadastër

Denoncim

Mbivendosja e pronës/ Stop zbulon manipulimin e dokumenteve nga gardisti, në Farkë e Kadastër

Publikuar

-

Mbivendosja e pronës, Stop zbulon manipulimin e dokumenteve nga gardisti, në Farkë e Kadastër

Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi rastin e mbivendosjes së pronës përmes falsifikimit në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, aty ku ndërton firma Al Constrution GBI e cila ka marrë leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës dhe ka paguar taksat sipas ligjit.

Por në kufirin verior të tokës ku ndërton kjo firmë, familja Brahja ka shfaqur pretendime se aty ka 900 metra tokë dhe për rrjedhojë janë bllokuar punimet.

Por pjesa e tokës që pretendon punonjës i Gardës, Gazmend Brahja, është në rrugën ku ka kaluar Unaza e Madhe e Tiranës dhe është kompensuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Emisioni Stop investigoi dhe zbuloi se si u manipuluan dokumentet, që prodhuan një mbivendosje artificiale në favor të shtetasit Gazmend Brahja. Në fillim në lojë hyri Njësia Farkë, që jashtë kompetencës, me kërkesë të familjes Brahja, bën një azhornim të zonës, ku është konflikti dhe prodhoi mbivendosjen.

Me kamera të fshehtë, specialisti i njësisë, i cili verifikoi pronën në terren, thotë, se është bërë procedura, por i mbetet Kadastrës ta hetojë dhe të ndryshojë kufijtë. Gjithashtu në këtë procedurë mungojnë deklaratat e kufitarëve, gjë që tregon se çdo gjë është bërë me njohje dhe presion.

Denoncuesi-Nuk e di, a do ta njihni hartën, apo jo, siç është këtu, është një leje ndërtimi, që është miratuar nga Bashkia e Tiranës që në 2019-ën,tek zona ku është rreth rrotullimi tek Liqeni Artificial, këtu janë këto pronat, se dua t’i kuptosh!

Specialisti, Njësia Farkë-Ëhë…

Denoncuesi-Këtu tani është një pronë tjetër para, që kjo pronë, kur ne kemi marrë lejen, ka qënë e shpronësuar, është dhe gjykuar zyrtarisht nga institucione.Tani shkojmë te ARSH-ja, shkojmë te IPD-ja thonë: ne i kemi marrë praktikën e Farkës dhe kemi vepruar.

Specialisti, Njësia Farkë-Është bërë vetëm saktësimi, nëqoftëse.

Denoncuesi-Se ky saktësimi, sa merret për bazë, që a duhet të vijë vetë Hipoteka, që të bëjë verfikime?

Specialisti, Njësia Farkë-Patjetër, patjetër, prandaj po them unë.

Denoncuesi-A e merr nismën Hipoteka, për të rregulluar pronat?

Specialisti, Njësia Farkë-Po, po!

Denoncuesi-Jo, pyetja ime është këtu, që Farka në vetëvete, njësia administrative, nuk është se ndan dhe vendos kufij?

Specialisti, Njësia Farkë-Jo, jo!

Denoncuesi-Nuk i vendos Farka?

Specialisti, Njësia Farkë-Jo, çdo shkresë, që nisim thotë: Bashkia përcjell dokumentacionin për verifikim tekniko-ligjor dhe vendimmarrje nga ana juaj. Kupton?

Denoncuesi-Se ky është edhe plan rilevim privat.

Specialisti, Njësia Farkë-Po, unë thjesht si specialist, a më kupton? Kam vajt, kam pa k’të gjendjen faktike, që është, edhe kaq kam miratuar.

Denoncuesi-Se kshu ka thënë qytetari, po themi.

Specialisti, Njësia Farkë-Kam vajtur në vend unë.

Denoncuesi-Po pra, më ka thënë qytetari një drejtim.

Specialisti, Njësia Farkë-Po, po, kam pa dhe vend planin, kam pa të gjitha. Është fiks edhe kaq! Këtu mbaron! Të gjithë pastaj kanë të drejta.

Denoncuesi-Lojën e ka bë Hipoteka d.m.th..?

Specialisti, Njësia Farkë-As s’e vej në dyshim.

Denoncuesi-Jo puna është këtu, që mirë Hipoteka e ka bë, po Hipoteka thotë ma ka sjellë Farka.

Specialisti, Njësia Farkë-Jo më, ke të drejtë ta verifikosh!

Denoncuesi-Hartën, që ma sjell mua, ma sjell kështu..

Specialisti, Njësia Farkë-Po pra, e di, kur shkon ky qytetar, i jep k’të hartë.

Denoncuesi-I jep këtë tjetrën.

Specialisti, Njësia Farkë-E pra..

Denoncuesi-I jep këtë?

Specialisti, Njësia Farkë-Po! Biles i heq këtë kokën këtu, i lë me firmat tona këtu, pra.

Denoncuesi-Edhe ta hajë, kush ta hajë,- thonë ato.

Specialisti, Njësia Farkë-Fiks! Ca të them unë?! Kjo është situata!

Denoncuesi-Kjo quhet praktikë, që të verifikojnë ato.

Specialisti, Njësia Farkë-S’bëhet fjalë!

Denoncuesi-Nuk është se ti.., ato të marrin praktikën dhe ta regjistrojnë, se s’është ligjore.

Specialisti i Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës i shmanget përgjegjësisë, duke ia kaluar fajin Njësisë Farkë.

Denoncuesi-Është bërë një shkresë nga ana juaj për përditësim.

Specialisti, Kadastër-Po!

Denoncuesi-Të Hipotekës!

Specialisti, Kadastër-Bllokut kadastral?

Denoncuesi-Po, se kemi ardhë, nuk e di, bashkë kemi qenë, që kemi diskutu bashkë me drejtorin, me të madhin, me Lamen, këtu tek Liqeni i Thatë.

Specialisti, Kadastër-Po!

Denoncuesi-Për ca prona.

Specialisti, Kadastër-Po, për bllokun ku janë ndërtu pallatet ë, që ishe te pjesa e rrethrrotullimit ë?

Denoncuesi-Po!

Specialisti, Kadastër-Letrat ne, atë dosjen, që kemi marrë nga ju, e kemi diskutu 20 herë.

Denoncuesi-S’ka dalë në asnjë përfundim?

Specialisti, Kadastër-Dëgjo! Proçedurën e bën drejtoria vendore, ose kemi një projekt të përmirësim-përditësimi, ka një strukturë të veçantë te Drejtoria Vendore, me bë atë, po nuk mund të bëjmë vetëm pronën tate. Kupto? Duhet të bëjmë gjithë bllokun!

LEXO EDHE:  Skandali me fondet e tërmetit/ Paratë janë shpërndarë edhe tek personat jashtë vendit

Denoncuesi-Jo, jo! Unë s’jam në pronën time, unë jam mbrapa, gjithë blloku, pra. Jam dakord të bëhet gjithë blloku, edhe Hipoteka, që ka vepru te prona e ka saktësu në moment, që ajo ka qenë e shpronësume. S’e di, a është marrë për bazë të gjitha këto letra.

Specialisti, Kadastër-Ti ke marrë leje zhvillimore me pronat, që ishin aty, me hartat drejt dhe je në rregull me atë?

Denoncuesi-Unë jam në rregull, po s’jam në rregull atje në terren, se…

Specialisti, Kadastër-S’je në rregull në terren…

Denoncuesi-Vjen ai thotë tani, “Jo është pronë e imja, unë të vras, unë të bëj..”

Specialisti, Kadastër-E mor vesh, prandaj ky nuk është diskutim, që mund ta bëj vetëm unë, është një gjë më lart. Ta diskutoj..!

Denoncuesi-Unë këtë du me dit, o vëlla! Ku është bazuar Farka, ose ku jeni bazuar ju?

Specialisti, Kadastër-Është institucion, do vejë atë, që i konfirmon te AMTP.

Denoncuesi-Po jo, se ato i bën vetëm me ligjin mbi kadastrën, i bën vetëm ASHP-ja.

Specialisti, Kadastër-Tani po!

Denoncuesi-Po në 2020-ën e ka bë ai.

Specialisti, Kadastër-Në rregull pra, prandaj po të them, më le ta diskutoj dhe diskutojmë nesër!

Denoncuesi-Në 2020ë-n mund t’i bënte ato letra ai?

Specialisti, Kadastër-Jo!

Denoncuesi-Farka?

Specialisti, Kadastër-Jo!

Denoncuesi-S’e bën dot në 2020-ën rregullimin e pronës, saktësimin.

Nga ana tjetër, specialisti i ARRSH-së tregon sesi u kompensua familja Brahja për pronën që prekej nga projekti i Unazës së Madhe. Por më pas u ndryshuan dokumentet dhe u prodhua mbivendosja.

Specialisti, ARRSH-Ça bën? Si je?

Denoncuesi-Ça bëhet o vëlla, se na çmëndët me atë shpronësimin? Është bë legjendë fare, s’po na lejnë as me punu, asgjë..

Specialisti, ARRSH-Tani këtu problematika është, se për saktësimin, Hipoteka, nuk e ka bërë për të gjithë, ato e kanë bërë sipas komunës, o burrë..

Denoncuesi-Po pra, sipas Farkës, po nuk ndan Farka toka, o vëlla..!

Specialisti, ARRSH-Thashë, ata nuk kanë bërë saktësimin për gjithë bllokun, ata kanë bërë saktësimin për një pasuri.

Denoncuesi-Do na ktheni ndonjë përgjigje juve?

Specialisti, ARRSH-Kush?

Denoncuesi-Hipoteka, që janë saktësuar pronat?

Specialisti, ARRSH-Jo,jo, thjesht Hipoteka..

Denoncuesi-Mori praktikën.

Specialisti, ARRSH-Jo, e bukura, ka ardhë kryetari vetë me atë pronë, unë kisha içikë merak, se ndonjë falsifikim ndonjë gjë, e kupton dhe i bëra shkresë Hipotekës. Ma konfirmoni, që kështu është gjendja e pasurisë sot. Ata e kanë bërë me shkresë, që po kjo është nga të gjitha anët.

Denoncuesi-Me hartën, që të tregova unë ty?

Specialisti, ARRSH-Me hartën, që për mua s’është legjitime, pavarësisht, se ne jemi të detyruar ta zbatojmë, sepse ajo hartë, në rradhë të parë njëherë, nuk është bërë afishim 45 ditor për kufitarët, që të japin..

Denoncuesi-Është me deklaratë fallco me kufitarët..

Specialisti, ARRSH-Ça thua?! Duhet të pezullohet…! Deklaratë fallco, ë?

Denoncuesi-Po se ça deklaratë kufitarësh, kufitari jam, ose unë si firmë ndërtimi, ose pronari, që kam unë në sipërmarrje. Asnjë s’ka firmosur nga ne, fusin emra kot.

Specialisti, ARRSH-Erdhi të bëjë kërkesën,  kur isha unë, i thashë që nuk ka ndryshim projekti, në rast se keni pretendime për pronën, i duhet t’i drejtoheni Hipotekës! Ky bëri një ankesë dhe tha prona ime po çregjistrohet në Hipotekë, ndaj kërkoj nga ana juaj matjen faktike, sepse prona nuk është e saktë..

Denoncuesi-Po pra, se e çoi aty në qendër, të zbatohet ajo formula, e çoji shkresën!

Specialisti, ARRSH-E kam bërë unë atë shkresë, zbatimin e formulës.

Denoncuesi-Bazuar tek shkresa e Bashkisë.

Specialisti, ARRSH-Dhe në këto moment, unë realisht, si çdokush tjetër po të ishte në pozicionin tim, ka dyshimet e veta, thotë vraje mendjen, se mos kanë të drejtë këta zotërinjtë..!

Denoncuesi-Po, normal!

Specialisti, ARRSH-Edhe pas presioneve, se më ka bërë presion atëherë ai…

Specialisti, ARRSH-Po dhe unë i kam thënë tekstualisht, unë jam shumë i gatshëm i thashë, ta lej këtë si punë, sesa të bëj atë shkresën, se s’mund ta marr unë, siç e ka marrë Farka, se s’është legjitimiteti im, kupton? Se unë mund ta merrja te vendosja pronën dhe të thosha kjo pronë nuk preket, sipas vendimit, por s’mund ta bëj unë atë gjë, ata zotërinjtë kanë shkuar në Hipotekë..

Denoncuesi-Kanë bërë sipas qejfit./ tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Hedh në gjyq ujësjellësin për 70 mijë lekë, shpenzon 300 mijë për gjyqin/ Fiksi vë institucionin në lëvizje

Publikuar

-

Nga

Hedh në gjyq ujësjellësin për 70 mijë lekë, shpenzon 300 mijë për gjyqin. Fiksi vë institucionin në lëvizje

Për 70 mijë lekë të vjetra mbifaturim, hedh në gjyq Ujësjellës Kanalizime, Vlorë. Shpenzon mbi 30 mijë lekë të reja për avokat e proces gjyqësor. Fiton gjyqin, por ende nuk ka marrë shpenzimet gjyqësore siç e përcakton vendimi. Fiksi vë në lëvizje institucionin i cili thotë se do ta zgjidhë sa më shpejt, pasi të bëjë verfikimet përkatëse.

Nuri Aliaj nga Bolena e Vlores, ankohet në Fiks Fare për një vendim të gjykatës së formës së prerë, te fituar ndaj UK Vlorë, përbifaturim. Sipas tij, mbifaturimi nuk ish hequr nga sistemi edhe pse vendimi ish i 2016, dhe shpenzimet gjyqesore nuk i ishin kthyer. Në shenjë proteste ai nuk kish paguar faturën mujore të ujit nga mesi i vitit 2018 e deri më sot. Për shkak të sorollatjes dhe mos marrjes së një përgjigje konkrete ai tha se u detyrua të ankohej ne Fiks Fare. “Më vjen turp që për një gjë kaq të vogël duhet të hapja gjyq, e akoma më shumë turp që duhët të thërras Fiksin për ta zgjidhur, -shtoi ai.

Fiksi vuri mënjëherë  në lëvizje institucionin e UK, Vlorë, juristi i së cilit tha që edhe pse është e mbartur si dosje, ata do ta verifikojnë, e nëse nuk është bërë do të bëhet shlyerja e detyrimit të shpënzimëve gjyqësore sa më shpejt. Për sa i takon vendimit të gjykatës, ai është zbatuar dhe muajt janë zeruar në sistem por zotëria duhet të nis të paguajë ujin nga 2011 e këtej. Ndaj vazhdon të dalë akoma me detyrime./tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Pazare mes ish-gruas së Ramës dhe KLGJ”/ Zbulohet skema mafioze?

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me marrëveshjen mes Institutit East-West dhe KLGJ, për menaxhimin e dosjeve gjyqësore, stoku i të cilave, sipas tij, për shkak të dështimit të reformes ne drejtesi ka arritur në mbi 100 000.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Instituti Esat-West që iu besua menaxhimi i 100 mijë dosjeve stok te gjykatave të vendit në Shqiperi drejtohet nga ish bashkëshortja e e kryeministrit Edi Rama, Delina Fico, e cila aktualisht është bashkëshortja e ministrit të brendshëm Bledi Çuçi.

Sipas Berishës, ky fakt ngre dyshime të forta për korrupsion dhe pazare mes drejtueses së KLGJ dhe Delina Ficos.

A po ndajne para Delina Fico me Llagamin e KLGJ?

Te dashur miq, disa dite me pare mediat njoftuan se midis Institutit East-West dhe KLGJ u arrit marreveshja per menaxhimin e dosjeve gjyqesore stoku i te cilave per shkak te deshtimit te reformes ne drejtesi ka arritur ne mbi 100 000.

Ne kete kontekst shtoj se shpreh mirenjohjen me te thelle per çdo dollar te takpaguesve amerikan qe vjen si ndihme per Shqiperine dhe qytetaret shqiptar.

Por pasi mesova nga burime serioze nga SHBA se Instituti Esat-Ëest qe iu besua menaxhimi i 100 mije dosjeve stok te gjykatave te vendit ne Shqiperi drejtohet nga ish bashkeshortja e Edvin Rames dhe aktualisht bashkeshortja e ministrit te brendshem Çuçi, e konsideroj kete marreveshje midis Llagamit dhe Ficos fort te dyshimte per korruptive dhe te papranueshme.

Une nuk mendoj se gruaja e ministrit te Brendshem eshte personi qe duhet ti besohet menaxhimi i dosjeve gjyqesore. Kete Llagami, e emeruar aty ne aplikim te standarteve te dyfishta e di shume mire. Por natyrisht asaj i intereson se me Zj Çuçi-Fico duket i ka me te lehta pazaret.”-shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  STOP/Euro apo lekë do të numërojnë sonte zyrtarët e lartë?

LEXO EDHE:  Kamera e fshehtë/ Stop denoncon skandalin: Me para në dorë te Mjekësia, merr notën që do

Më tej, ai thekson se duke emëruar në organet drejtuese familjarë dhe të afërm të ministrave të PS, “drejtësia shqiptare rilind e tëra si drejtësi e familjeve mafioze të narkoqeveritareve të sotëm.

Duke i dorezuar menaxhimin e dosjeve gjyqesore bashkshortes se ministrit Çuçi, Delina Ficos pas emerimit ne krye te organeve drejtuese te vellezerve, motrave, kuneterve te ministrave te PS si Pamela Ballukut ne KPK, vellait te ish ministres Gjermeni, Artur Metanit ne krye te ILD, kuntatit te Ish ministres Kodheli, Genti Ibrahimit ne krye te KLP, ish ministrit Panda ne Gjykaten e Larte dhe zyrtareve te tjere, drejtesia shqiptare rilind e tera si drejtesi e familjeve mafioze te narkoqeveritareve te sotem.”-përfundon postimin e tij Sali Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fallxhorja e Levanit të bën deputet me një nuskë!/ Marrëdhënien me vjehrrën e burrin ta bën ‘grurë’!

Publikuar

-

Nga

Fallxhorja e Levanit të bën deputet me një nuskë! Marrëdhënien me vjehrrën e burri ta bën ‘grurë’!

Në Fiks Farë mbërriti një denoncim për një fallxhore në Levan të Fierit e cila me anë të nuskave të kënduara të zgjidhte punë. Madje për ta bërë e dhe më të besueshme fuqinë e saj shkrinte plumbçe për të hequr të këqijat e të lidhte fatin.

Gazetarja e Fiksit u drejtua drejt Levanit të Fierit për të shkuar tek fallxhorja Vefi. Ajo hiqet sikur kandidon për deputete dhe kërkon të dijë nëse do të fitojë apo jo. Gjithashtu i shprehet Vefit se ka dhe probleme me burrin dhe vjehrrën.

Ajo i thotë Gazetares së Fiksit vetëm duke e parë që ka shumë sy dhe që përfolët shumë sidomos nga 3-4 persona. Më pas fallxhorja zotohet se i rregullon të gjitha si punën e deputetit ashtu edhe marrëdhëniet me burrin e vjehrrën. Vefi shkrin plumbçe që gazetarja të bëhet deputete dhe thotë ” Mos e përfol këtë deri sa të behët”, më pas me plumbçen e shkrirë ajo i pohon gazetares se do t’i japi edhe një nuskë të kënduar. Por këtë të fundit e bën vetëm vajza e saj dhe ndaj e telefonon dhe i thotë ta bëj gati.

Përsa i përket marrëdhënies vjehrre e burrë, fallxhorja e përgatit vetë nuskën dhe i thotë gazetares që ta vendosi burrit poshtë dyshekut. I jep edhe sheqer që vjehrra ta hajë e shkeli. Po ashtu që burrit t’i ecin punët ajo i jep sheqer të kënduar edhe për të shkrin plumbçe. Me të bërë gjërat ashtu siç ajo kërkon çdo gjë do rregullohet dhe gazetarja ta gëzojë vendin e deputetets në parlament.

Fallxhorja – Për vete do punohesh?
Fiksi – Për vete për burrin.
Fallxhorja –Ke marrë sheqer?
Fiksi – Jo nuk më tregoi të them të drejtën. Unë kam kandiduar për deputete
Fallxhorja – A të ectë mbarë!
Fiksi – Për Qarkun e Beratit. Jam në vendin e shtatë dhe dua që të fitoj
Fallxhorja – Ishalla, ishalla, ishalla don Zoti! Ule kokën e bllokuar del.
Fiksi – E bllokuar dal?
Fallxhorja – Me kë parti je?
Fiksi – Unë jam me një parti të vogël?
Fallxhorja – Do me shkruash.
Fiksi – Urdhro?
Fallxhorja – Do më shkruash të punojmë hërë pas here?
Fiksi – Po. Po kam edhe me burrin, kam sepse nuk e kam në terezi merret me punë të pista dua që ta nxjerr nga…?
Fallxhorja – Ajo situatë?
Fiksi – Nga ajo situatë ?
Fallxhorja –Ke foto të ti?
Fiksi – Në telefon se kështu jo?
Fallxhorja – Epo në telefon në telefon, ma jep ta shikoj. Edhe sy ka shumë.

LEXO EDHE:  Video/ 1 mln lekë gjobë për një këst kredie të paguar

Fallxhorja flet në telefon me vajzën e vet se sipas saj dhe vajza shikonte dhe shkruante për të bërë mirë

LEXO EDHE:  Hitparade i absurdit shqiptar/ Rruga “Kadri Roshi” mes shkurresh dhe plehrash

Fallxhorja – Punon më ata të sajët të vetët ( vajza)
Fiksi – Aa ka ata të vetët ?
Fallxhorja – Po.Nuk dua ta ngarkojë shumë se dhe e vogël është .
Fiksi – Çfarë moshe ka?
Fallxhorja – 27( vjeçe)
Fiksi – 27 . Për kë e hodhe?
Fallxhorja – Për punën tënde dhe burrin. Ai mban gjë me vete të ja japësh burrit?
Fiksi – Të ja jap ta mbajë me vete?
Fallxhorja – Lërja poshtë dyshekut.
Fallxhorja – Ishalla ta zëri. T’i bëjmë një letër S… ne dhe lerja nën jastëk.
Fallxhorja –Këtë do e mbash për vete për punën tënde dhe do më shkruash.
Fiksi – Po
Fallxhorja –Tani këte e ke për të gjitha gjërat edhe punimet këtu do i mbash me vete. Ky sheqeri do marësh dhe një çikë ujë. Ti sheqerin do e mbash, këtë e ke për ata, do të bëj një çikë që ta kesh vetëm për vetën tënde.
Fiksi – Ishalla!
Fallxhorja – Këtë e ke një çikë për vjerrën dhe për burrin, hidhju nja dy kokrra ta shkelin.
Fiksi – Ta shkeli vjehrra
Fallxhorja – Do hashë 2-3 ditë dhe tjetrën do ta hashë ditët e fundit pak nga pak?
Fiksi – Ok.

Fallxhorja – Janë dy që duan të dinë çdo gjë, mos u shpreh shumë, se të bllokojnë. Po kështu të merren mend ty?
Fiksi – Po shpesh. Ma trego pak se jam kurjoze ta di atë të plumbçes ,si e shkrinë ka problem?
Fallxhorja –Jo. Ja bëhet kështu. Shiko plumbi ështe për të gjitha gjërat për të hequr sikletin, sy
Fiksi – Po
Fallxhorja- Është për t’u djegur , rralle punoj me plumbçe sa të rri një orë me një njeri dhe të ashtu kështu që s’e bën njeri punën që bëj unë asnjeherë, shumë rrall po qe më shumë nga 2 herë 3 herë më shum jo
Fiksi – Po po
Fallxhorja – Të gjejmë rrugëzgjidhje ishalla me këtë./tch

LEXO TE PLOTE