Connect with Us

Kurti për deklaratën e Kosnett/ “Nuk mund të ketë Asociacion njëetnik” 

Kosova & Rajoni

Kurti për deklaratën e Kosnett/ “Nuk mund të ketë Asociacion njëetnik” 

Publikuar

-

Albin Kurti emëron zëvendësministrat në tetë ministri

Kosova nuk mund të ketë Asociacion mbi baza etnike, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi sipas tij, kërkesat për Asociacion njëetnik nuk po vijnë nga njerëz të thjeshtë, por nga politikanët e fqinjët veriorë.

Komentet e kryeministrit Kurti vijnë pas deklarimit të ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i cili tha të mërkurën se Kosova e ka detyrim të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Nuk mendoj që është e mundshme në rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës të ketë Asociacion mbi baza etnike. Mund të ketë Asociacion të komunave mbi baza zhvillimore, mund të ketë mbi baza gjeografike. Ta zëmë Asociacion të bjeshkëve të Rugovës, të Maleve të Sharrit ose të Lumit Lepenc. Por Asociacion mbi bazë etnike nuk mund të kalojë as sa i përket frymës e as germës së Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë kryeministri Kurti për agjencinë e lajmeve Kosovapress.

Sipas tij, edhe aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese, i publikuar me 23 dhjetor të vitit 2015, ka konstatuar se nuk mund të krijohet një Asociacion i tillë.

LEXO EDHE:  Albin Kurti refuzon ofertën e Isa Mustafës/ Çfarë propozoi lideri i LDK

Të mërkurën, më 17 qershor, ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka thënë për Radion Kontakt Plus se “Shtetet e Bashkuara besojnë se Kosova e ka detyrim të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

“Ne besojmë se vendet e kanë detyrim t’i respektojnë marrëveshjet dhe obligimet e ndërmarra më parë”, ka thënë Kosnett.

Në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e tij.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili kryeson delegacionin e Serbisë në dialog, insiston në formimin e Asociacionit.

Edhe Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i procesit, ka përsëritur në disa raste se marrëveshjet e arritura, duhet të respektohen./REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Greqia goditet nga një tjetër tërmet/ Sa ballë ishte

Publikuar

-

Nga

Greqia nuk gjen qetësi/ Regjistrohen dy tërmete njëri pas tjetrit

Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar pasditen e sotme në Greqi.

Mediat raportojnë se një tërmet më magnitutë 4 ka goditur ishullin e Nisyros në Greqi. Ù

Sipas Institutit Gjeodinamik lëkundjet u regjistruan në oeën 16:23, duke u përqëndruar në 27 kilometra në jug-jugperëndim të ishullit të Nisyros dhe në një thellësi fokale prej 17.5 kilometrash.

LEXO EDHE:  Kurti mbërrin në selinë e PD-së/ Pritet nga Lulzim Basha

LEXO EDHE:  Albin Kurti dhe Kadaj-Bujupi mbeten në paraburgim

Tërmeti është vazhdim i aktivitetit sizmik  që po zhvillohet në zonën më të gjerë të Nisyros gjatë ditëve të fundit, i cili monitorohet nga sizmologët.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vaksina zbut simptomat e variantit Delta

Publikuar

-

Nga

Shumë shtete në mbarë botën, përfshirë edhe Kosovën, po raportojnë për raste të infektimeve me koronavirus te personat që janë vaksinuar kundër tij. Infektimet e të vaksinuarve, kryesisht po i atribuohen variantit Delta të koronavirusit, që po përhapet me shpejtësi.

Në Kosovë, deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar se dhjetë persona të vaksinuar plotësisht janë infektuar me koronavirus, por kanë shtuar se gjendja shëndetësore e tyre është stabile.

The New England Journal of Medicine më 28 korrik ka publikuar një studim, ku janë analizuar të dhënat e pothuajse 11.500 punonjësve shëndetësorë, të vaksinuar plotësisht me vaksinën Pfizer, të cilët punojnë në Qendrën Mjekësore Sheba, në afërsi të Tel Avivit në Izrael.

Studimi ka gjetur se personat e vaksinuar, që kanë nivele më të larta të antitrupave, kanë më pak gjasa që të infektohen me koronavirus.
Pas testimeve të vazhdueshme prej fundit të janarit deri në fund të prillit, janë identifikuar 39 punonjës të infektuar, pavarësisht se ishin plotësisht të vaksinuar. Studimi gjeti se të gjithë kanë pasur simptoma të buta ose nuk kanë pasur fare simptoma, por 19 për qind e tyre kishin përjetuar simptoma edhe gjashtë javë pas diagonistikimit.

Nga 39 punëtorët e infektuar, në 22 prej tyre, autorët e studimit kanë gjetur se kanë pasur antitrupa në ditën e infektimit ose një javë më pas. Më pas studiuesit kanë analizuar nivelin e antitrupave të personave të infektuar, ku është parë se niveli i antitrupave ka qenë më i ulët.

Ndërkaq, sipas një studimi të kryer nga Qendrat e Kontrollit për Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC) të publikuar në fund të korrikut, janë analizuar infektimet që kanë ndodhur në Barnstable. Rreth 74 për qind – apo 346 raste – e të infektuarve kanë qenë të vaksinuar plotësisht. Nga këto raste, 79 për qind kanë e pacientëve kanë pasur simptoma. Sipas analizave të kryera, varianti Delta ka qenë përgjegjësi kryesor i këtyre infektimeve.

Përhapja e variantit Delta, që është variant më ngjitës se varianti origjinal i koronavirusit, ka bërë që shumë shtete të përballen me rritjen e rasteve dhe disa prej tyre kanë rikthyer edhe mbajtjen e maskave, siç është edhe rasti i SHBA-së.
Sipas ekspertëve amerikanë, vaksinimi kundër COVID-19 ul gjasat që personat e vaksinuar të infektohen me koronavirus, por ata që infektohen me Delta pas vaksinimit, kanë tendencë ta shpërndajnë virusin sikurse personat e pavaksinuar.

LEXO EDHE:  Kosovë/ Kurti u dërgon ftesa për takim krerëve të partive opozitare

“Niveli i lartë i ngarkesave virale sugjeron për rrezik të transmetimit dhe rrit shqetësimet se, për dallim nga variantet tjera, njerëzit e vaksinuar, që infektohen me variantin Delta, mund ta transmetojnë virusin”, tha më 30 korrik, drejtoresha e CDC-së, Rochelle Walensky, raportoi CNN.

LEXO EDHE:  Albin Kurti dhe Kadaj-Bujupi mbeten në paraburgim

Para shfaqjes së variantit Delta të koronavirusit, që fillimisht u identifikua në Indi në tetor të vitit të kaluar, vaksinimi u tha si parandalues i përhapjes së transmetimit të virusit. Jo vetëm që njerëzit e vaksinuar kishin më pak ngarkesa virale, por gjithashtu personat e vaksinuar, që infektoheshin me virus, kishin simptoma më të buta të sëmundjes dhe e kalonin më shpejt atë.

Por, hulumtimet tregojnë se Delta përhapet në mënyrë më agresive. Në korrik, shembull, shkencëtarët kinezë thanë se varianti Delta kishte pothuajse ngarkesë virale 1.000 herë më shumë se variantet e mëhershme.

Sipas raportit të CDC-së, varianti Delta është më i transmetueshëm se variantet e tjera, të cilat thuhet se e kanë fuqinë e transmetimit po aq sa edhe gripi sezonal. Kjo nënkupton se në kushte të caktuara, një person i infektuar me variantin fillestar të COVID-19 mesatarisht mund të infektojë dy deri në tre persona të tjerë. Por, një person i infektur me variantin Delta mund të infektojë deri në nëntë persona të tjerë.

“Ky është një prej viruseve më të transmetueshme që ne njohim”, ka thënë për CNN Walensky.
Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC), ka thënë se personat e moshuar janë më të rrezikuarit që të infektohen me koronavirus edhe pas vaksinimit.

“Infektimet në mesin e personave të vaksinuar plotësisht priten, veçanërisht në mesin e të moshuarve ose personave që kanë sëmundje. Vaksinat parandalojnë në masë të madhe sëmundjen e rëndë, megjithatë ne ende shohim se raste që përfundojnë në spital apo edhe në vdekje në mesin e këtyre popullatave”, ka thënë ECDC-ja./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E rëndë/ 20-vjeçarja përdhunohet në grup nga katër të rinj

Publikuar

-

Nga

Rrëfimi i vajzës së mitur: Më shantazhuan me video, më çuan në disa vende dhe abuzuan më pas u tallën me mua

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një turiste 20-vjeçare, është përdhunuar në grup nga katër të rinj.

Mediat e huaja shkruajnë se bëhet fjalë për një turiste austriake, e cila pretendon se është përdhunuar nga katër të rinj, të moshës 30, 28, 26 dhe 27 vjeç. E reja kishte shkuar vullnetarisht në shtëpinë e një 27-vjeçari, pa e ditur se aty ishin dhe miqtë të tij.

LEXO EDHE:  Kosovë/ Kurti u dërgon ftesa për takim krerëve të partive opozitare

Ajo pretendon se katër grekët e kanë përdhunuar në grup. Por të rinjtë e arrestuar e kanë mohuar një gjë të tillë.

LEXO EDHE:  Kosovë/ Kurti u dërgon ftesa për takim krerëve të partive opozitare

Ata thonë se e kanë takuar për të kryer marrëdhënie seksuale me të, me vullnetin e saj të lirë.

LEXO TE PLOTE