LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kadilli: Edi Rama i fiton zgjedhjet me Bashën, pa blerje vote

17 Qershor 2021, 20:26, Politikë CNA
Kadilli: Edi Rama i fiton zgjedhjet me Bashën, pa blerje vote

Ish kandidati për kreun e PD Fatbardh Kadilli tha se pavarësisht se kryeministri Edi Rama ka vjedhur zgjedhjet, Lulzim Basha i ka humbur ato.

Në një intervistë për Syri Tv, Kadilli deklaroi se Basha e ka lënë territorin hapur se se populli opozitar nuk është për të protestaur për Astirin.

?Demokratët që votuan Bashën janë përgjegjës për rezultatin që do të vi më pas. Janë dy çështje. Rezultati është një çështje. Basha ka humbur, nuk ja ka vjedhur fitoren Rama. Ka pasur blerje vote. Po, ka pasur. Edi Rama i fiton zgjedhjet edhe pa blerje.

Basha ka humbur, Rama ka fituar. Ka blerë vota sa të duash, por ka fituar. Rama ka bërë çdo lloj gjëje për të fituar, por gabimet e Bashës ka qenë më të mëdha, E la territorin bosh. Populli opozitar nuk është për të protestuar për Astirin?, tha Kadilli./CNA.al

Lajmet e fundit nga