Connect with Us

“I çmenduri” Gatuzo, largohet nga Fiorentina vetëm pas 20 ditësh

Seria A

“I çmenduri” Gatuzo, largohet nga Fiorentina vetëm pas 20 ditësh

Publikuar

-

Gatuzo u zgjodh si trajneri i ri i Fiorentinës pas shkarkimit nga aventura e mëparshme, teksa po kryesonte punën te Napoli. Por kjo aventurë e re duket se do të mbyllet përpara kohe për trajnerin e njohur italian.

Vetëm 20 ditë në kryesim dhe pa zhvilluar ende ndeshjen e parë, ndërsa është thuajse i mbyllur largimi nga posti. Sipas mediave italiane Gatuzo ka vendosur në këtë mënyrë pasi nuk është bindur nga strategjia e skuadrës për vijmësinë, e lidhur kjo me transferimet e lojtarëve në merkato.

Pra flitet për një trajner që nuk lidhet vetëm me pagën, por kërkon paraqitjen dinjitoze në Serinë A duke i kërkuar klubit që t’i përmbush dëshirat e tij. Një histori e çuditshme në dukje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Një prej sulmuesve të huaj më të mirë që erdhi në Superiore, ish-futbollisti i Partizanit shkon në Serinë A

Publikuar

-

Nga

Mungon vetëm zyrtarizimi, por Kaleb Ekuban duket e ka arritur marrëveshjen me Xhenoan. Ky është raportimi i fundit që vjen nga mediat prestigjoze në Itali. Ekipi i Serisë A ka gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin dhe gjithçka po shkon në rrugën e duhur me klubin e Trabzonsporin.

Por në fillim te Xhenoa duhet të mbyllin një shitje në merkaton e verës dhe të lirojnë vendin për Ekuban. Ky transferim do të ishte një tjetër kulmim në karrierën e futbollistit që erdhi më parë në Superiore duke mbajtur veshur fanellën e Partizanit, për t’u kujtuar si një prej sulmuesëve të huaj më të mirë që ka mbërritur në futbollin tonë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

6 sulmues drejt largimit, Interi “peshkon” te Genoa

Publikuar

-

Nga

Interi po mendon të afrojë një sulmues të ri gjatë kësaj merkato. Duke parë se Lukaku-Lautaro janë të paprekshëm në formacion, drejtuesit po kërkojnë që të gjejnë zëvendësuesit e tyre.

Sanchez a Pinamonti, dhe të rinjtë Salcedo, Colidio, Mulattieri e Satriano janë vendosur në merkato nga zikaltërit dhe pritet të largohet gjatë kësaj vere.

Duke parë largimin e 6 sulmueseve, Interi ka kthyer sytë nga Genoa për të marrë sulmuesin Gianluca Scamacca.  Drejtori Marotta ka nisur kontaktet me Genoa për huazimin e sulmuesit dhe në ditët në vijim pritet të ketë lajme të reja rreth kësaj tratative.

LEXO TE PLOTE

Seria A

E mbylli mes lotëve në Europian, Pandev merr vendimin e rëndësishëm për të ardhmen

Publikuar

-

Nga

Paraqitja e tij në Kampionatin Europian ishte mbyllja më e mirë që Goran Pandev mund t’i bënte karrierës me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut ku ai për shumë vite ka qenë lider i padiskutueshëm. Ndeshja e tij e fundit, ajo ndaj Holandës, do të kujtohet edhe për homazhin që i bënë kundërshtarët dhe shokët e skuadrës.

Por me sa duket ajo nuk ka qenë ndeshja e fundit e futbollit në karrierën e sulmuesit. Sipas Sky Sport, sulmuesi ka vendosur që të vazhdojë të luajë në Serinë A në moshën 37-vjeçare. Klubi i Xhenoas i ka bërë prej kohësh propozimin për rinovim edhe një tjetër edicion dhe sulmuesi ka pranuar, me zyrtarizimin që do të bëhet në ditët në vijim.

I njëjti burim thekson se Pandev kërkon që lamtumira e tij të jetë ashtu siç duhet, me duartrokitje tifozësh dhe është i bindur që këtë vit stadiumet në Itali do të mbushen përsëri. Ndaj ai planifikon të japë kontributin e tij edhe një vit për klubin italian, në mënyrë që në fund të marrë duartrokitjen e merituar të tyre kur të vendosë të varë këpucët në gozhdë.

LEXO TE PLOTE