Connect with Us

Edita Tahiri: Kurti u paraqit në Bruksel me platformë të mjerueshme

Kosova & Rajoni

Edita Tahiri: Kurti u paraqit në Bruksel me platformë të mjerueshme

Publikuar

-

Edita Tahiri: Kurti u paraqit në Bruksel me platformë të mjerueshme

Katër pikat e propozuara nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin e parë përballë palës serbe në Bruksel, Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë i konsideron “platformë të mjerueshme”.

Diplomatja thotë se ky është dialog i fazës finale dhe Kurti është dashur të paraqes si pikë të parë kërkesën për njohje reciproke në mes të dy shteteve, në kufijtë aktual. Tahiri thekson nevojën që dialogu me Serbinë të merret seriozisht nga kryeministri i Kosovës.

Sipas Tahirit, Kurti është paraqitur i papërgatitur në takimin e parë përballë palës serbe në Bruksel. Ajo vlerëson se Kurti ka gabuar duke shkuar në takim pa një rezolutë dhe platformë të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Si takim i parë që tash është tepër i rëndësishëm, platforma që pash ishte e mjerueshme…Nga ato katër pikat që i pash, të Kurtit, që ishin në media, e vlerësova si një platformë shumë të dobët sepse i mungonte koncepti i qartë se për çka bëhet fjala në këtë dialog. Ky është dialog i fazës finale, andaj pika e parë dhe kryesore u deshtë të jetë kërkesa për njohje reciproke në mes të dy shteteve në kufijtë aktual. Ndërkohë që ajo pikë fare nuk ishte në atë platformë, kishte filluar me temën e CEFTA-s, nuk e kuptova pse por mendoj që deshti me e kundërshtu atë që e pranoi në Tiranë, që e pranoi tregun e përbashkët e që është një Minishengen, pra ishte përpjekje për ta neutralizuar”, thotë Tahiri.

Sipas saj, në takimin e parë me palën serbe, Kurtit i ka munduar platforma që do të përmbante çështjen e reparacioneve të luftës dhe suksesioni.

Platforma nuk e kishte çështjen e reparacioneve të luftës, ishte përfshirë vetëm çështja e të pagjeturve ndërkohë që ne kemi një gjenocid që ai fare nuk e përmendi, a nuk guxoi a, nuk e kuptova, kemi dhunimin e grave, mijëra vrasje, tortura e abuzime dëbimin e 1 milion shqiptarëve, pastaj nuk e kishte pikën për suksesionin… Zoti Kurti e ka pasur gati platformën të cilën e kemi lënë ne si qeveri në vitin 2014 dhe është në ‘ëeb site’ të qeverisë, vetëm ka pasur nevojë të ulet dhe ta lexojë dhe ta studiojë, dhe mos të dalë me kësi lloj platformë të dobët që në fakt ia ka ulë pazarin Kosovës në këto negociata sepse u deshtë të dalë me parimet kryesore e që i përmenda pak parëz”, shton ajo.

Ajo thotë se një pikë bashkëpunimi ndërshtetëror do të duhej të përmende vetëm nëse respektoheshin pikat paraprake.

Në negociatat ndërkombëtare bëhesh inferior kur e ke platformën e dobët, pra negociatat nuk janë vetëm mënyra si pozicionohesh në uljen apo e tensionon situatën, sepse gjithmonë ka mundësi me u tensionu për shkak se Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë dhe normal që një reagim i Kosovës e nxit Serbinë në tension. Tensionet nuk janë të rëndësishme, me rëndësi është çfarë platforme ke paraqitur dhe çfarë po dëshiron të arrish në këtë dialog. Prandaj për shkak të një platforme që vet ai e shpalli me katër pika, për mua ka dëmtuar Kosovën dhe është paraqitur në emër të Kosovës në një pozitë nënshtruese, sikur ka pasur frikë që në platformë të fus njohjen reciproke në kufijtë aktual, ajo është kryesorja sepse tashmë që 10 vite po flasim me Serbinë në Bruksel, kjo është kohë e përfundimit të dialogut dhe rezultati duhet të jetë njohja reciproke sepse vetëm njohja reciproke krijon një paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon dhe në Evropë”, thotë ajo.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë thotë se Kurti duhet të përgatitet për takimin e dytë me palën serbe, që sipas saj, duhet të punojë me opozitën parlamentare në Kosovë për një delegacion uniteti.

LEXO EDHE:  Lobi Rajonal i Grave në krah të Edith Harxhit/ Tahiri vlerëson vizioni e saj reformator

Pas këtij dështimi që e pati Kurti duhet të merret seriozisht me dialog, sepse ai paralajmëroj se dialogu është prioritet i tetë, tash ai e pa edhe vet është u bë prioritet numër një, prandaj ai tani duhet të angazhohet për dialog dhe t’i jap rëndësi dialogut të Brukselit dhe kjo rëndësi do të thotë që të punojë bashkë me opozitën parlamentare për një delegacion uniteti aq sa është e mundur, të përgatisë platformën, ta paraqes në Kuvend, Kuvendi ta miratojë pastaj do të jetë i përgatitur që raundin e dytë të jetë mbrojtësi i interesave të Kosovës”, thotë Tahiri.

Të martën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë për herë të parë në takim përballë presidentit serb, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Pas takimit në Bruksel, Kurti ka shkruar se ka shprehur gatishmërinë për dialog konstruktiv dhe njohje të ndërsjellë. Shefi i ekzekutivit ka thënë se nuk janë pajtuar për agjendën e dialogut ndërkohë ka bërë publike propozimet e tij të shtruara aty:

-Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e avansojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të EFTA-EEA, pra marrëveshje çfarë Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda kanë me BE-në.

-Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo është e rëndësishme tani si asnjëherë më parë, një ditë pas Samitit të NATO-s në Bruksel dhe porosive unanime që u dhanë aty.

-Pas njohjes së ndërsjelltë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.

-Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviç, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviç”.

Sipas kryeministrit Kurti, pala serbe nuk është përgjigjur për propozimin e parë, ndërkohë pikat e tjera i ka refuzuar. Takimi i radhës në Bruksel pritet të mbahet në muajin korrik, para pushimit të verës./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Publikuar

-

Nga

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri.

Sipas raportimeve, ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou që ka marrë vendimin duke e lënë sërish pas 9 muajsh në burg Thaçin.

Në vendimin e tij të specifikuar, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

LEXO EDHE:  Formimi i Ushtrisë së Kosovës, zyrtarët, deklarata kontradiktore

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

LEXO EDHE:  Lobi Rajonal i Grave në krah të Edith Harxhit/ Tahiri vlerëson vizioni e saj reformator

Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezantuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Përfshihet nga flakët ishulli i Kretës/ Autoritetet apel qeverisë për ndihmë

Publikuar

-

Nga

Përfshihet nga flakët ishulli i Kretës/ Autoritetet apel qeverisë për ndihmë

Ishulli i Kretës në Greqi është përfshirë nga flakët.

Erërat e forta nuk po i ndihmojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të kontrolluar flakën, afër fshatit Prina, i cili shtrihet në kufirin midis komunave të Ierapetra dhe Agios Nikolaos.

Shërbimi zjarrfikës u ka bërë thirrje të gjitha njësive përkatëse, si dhe qeverisë lokale, për të ndihmuar ndërkohë që po kërcënohen shtepitë e banuara.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë për ata që nuk e kanë marrë/ Përgjysmohet pagesa e provimit të patentës

Publikuar

-

Nga

Lajm i mirë për ata që nuk e kanë marrë/ Përgjysmohet pagesa e provimit të patentës

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosoves njofton se çmimi i paraqitjes së provimit për patentë shoferi është përgjysmuar.

Vlera aktuale për pagesë është 10 euro nga 20 euro që ishte deri më tani.

“Sot, me datë 22.07.2021, zëvendësministri Hysen Durmishi morri vendim për zbritjen e çmimit të paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer prej 20 euro në 10 euro, përkitazi qytetarët do të paguajnë 10 euro më pak se sa paguanin në të kaluarën. Në përputhje me nenin 74 të Ligjit për Patentë-Shofer, dhe shtojcës 1 pika 10 të Rregullores (QRK) nr.02/2021 për fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, u nxjerr vendimi i ri, i cili përcakton çmimet e paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer nga pjesa teorike dhe praktike për secilën kategori”, thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE