Connect with Us

Edhe Holanda pret biletën e kualifikimit, “heq qafe” Austrinë

Sport

Edhe Holanda pret biletën e kualifikimit, “heq qafe” Austrinë

Publikuar

-

Kombëtarja e Holandës e ka fituar edhe ndeshjen e dytë kualifikuese në kuadër të fazës grupore të ‘Euro 2020’.

Në sfidën e zhvilluar në Johan Cruijff ArenA të Amsterdamit, Tulipanët fituan me rezultat 2-0 ndaj Austrisë duke siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Evropian.

Kombëtarja portokalli ka triumfuar falë golave të Memfis Depaj me penallti në minutën e 11′ dhe të Dumfrajs falë kundërsulmit “vrastar” të Malen dhe anësori i PSV-së tregohet i saktë përpara porte.

Me këtë fitore “tulipanët” bëhen kombëtarja e tretë që kualifikohet për më tej në EURO 2020, pas Italisë dhe Belgjikës. Në Grupin C, Holanda lë pas Ukrainën, Austrinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ernest Muçi nuk di të ndalet, i shënon edhe Dinamo Zagrebit

Publikuar

-

Nga

Ernest Muçi ka hapur llogarinë e golave edhe në Ligën e Kampioneve. Sulmuesi shqiptar ka shënuar sot për herë të parë në turneun më të rëndësishëm për klube, për t’i dhënë Legias një rezultat të rëndësishëm në transfertë ndaj Dinamo Zagreb.

Sulmuesi shqiptar, pas golit të shënuar në javën e parë të kampionatit polak me një gjuajtje nga distanca, ka përsëritur veten sot me një tjetër goditje të kalibruar nga jashtë zonës.

I aktivizuar në minutën e 75-të të ndeshjes, kur rezultati ishte 1-0 për Dinamo Zagreb, atij iu deshën pak minuta për të dërguar sferën në rrjetë me një goditje tjetër të jashtëzakonshme që dërgoi sferën aty ku portieri kundërshtar nuk mund të arrinte.

Një gol që vlen shumë, pasi i dha Legias barazimin 1-1 në transfertë ndaj Dinamo Zagreb, një rezultat shumë i rëndësishëm për sfidën e kthimit ku do të tentohet pjesëmarrja në play-off të Ligës së Kampioneve.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Bledi Shkëmbi kthehet si fitues në Korçë, Dinamo triumfon ndaj Skënderbeut. Shikoni 3 golat e shënuar

Publikuar

-

Nga

Stadiumi i Skënderbeut sot ka qenë arena e një “miqësoreje” Superioreje, pasi aty janë përballur dy skuadra të elitës së futbollit shqiptar, Skënderbeu vendas dhe Dinamo e sapongjitur.

Një sfidë që është mbyllur me shifrat 2-1 për blutë, të cilët vazhdojnë të tregojnë se ndonëse të ndërtuar nga e para, do të kenë shumë për të thënë në këtë sezon nën drejtimin e Bledi Shkëmbit.

Blutë shënuan të parët me anë të Ibraimit, pas një aksioni mjaft të shpejtë në krahun e majtë të nisur po nga vetë kapiteni i skuadrës kryeqytetase. Por vendasit u përgjigjën me një aksion thuajse të ngjashëm në pjesën e dytë, me finalizues Marën për të barazuar shifrat.

Megjithatë, barazia zgjati pak minuta pasi Samake çoi në 2-1 rezultatin pas një goditje nga këndi, duke shënuar golin që vulosi fitoren e skuadrës së tij pasi shifrat nuk ndryshuan më deri në fund.

Skënderbeu – Dinamo 1-2
Shënues: Mara 52’/Ibraimi 30’, Samake 71’

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Jo vetëm Julian Shehu, Laçi humbet një tjetër titullar para Anderlechtit

Publikuar

-

Nga

Julian Shehu mund të mos jetë mungesa e vetme e Laçit në sfidën e parë të raundit të 3-të të Conference League ndaj belgëve të Anderlecht, pasi përveç mesfushorit të skualifikuar për shkak kartonësh, trajneri Shpëtim Duro mund të mos ketë në dispozicion një tjetër element me shumë peshë në skuadër, bëhet fjalë për Mentor Mazrekajn i cili ka pësuar një dëmtim në stërvitje ditën e martë dhe nga sa mësohet do të jetë shumë e vështirë që të rikuperohet në kohë për sfidën e të enjtes në Elbasan Arena.

Nëse Mazrekaj nuk ia del atëherë vendin e tij në treshen e sulmit mund ta marrë një mes Ilird Ademit afrimit më të fundit të kurbinasve dhe të riut të talentuar Fatmir Prengaj duke patur parasysh edhe mungesën e Dave Harmon që ende nuk ka debutuar në Europë me Laçin.

LEXO TE PLOTE