Connect with Us

E torturuan, e vranë dhe e hodhën në liqen/ Zbardhen të tjera detaje nga krimi makabër

Kronika

E torturuan, e vranë dhe e hodhën në liqen/ Zbardhen të tjera detaje nga krimi makabër

Publikuar

-

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 26-vjeçarit, Fridman Xhaferraj.

Mësohet se në datën 23 maj policia ka shkuar në shtëpinë e 26-vjeçarit për të kontrolluar zbatimin e masës së sigurisë, “arrest në shtëpi”, por nuk e ka gjetur.-raporton abc.

I vëllai i viktimës, ka deklaruar për policinë se 26-vjeçari është nisur për të punuar në Greqi me disa persona të tjerë.

Ndërkohë dyshohet se 26-vjeçari është vrarë për larje hesapesh. Gjithashtu shkak për vrasjen dyshohet të jenë konfliktet e mëparshme të viktimës.

Kujtojmë se kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë njoftuar fillimisht policisë për trupin e viktimës së gjendur në rezervuar.

LEXO EDHE:  Vrasja që tronditi Elbasanin/ Zbardhen detajet, njëri nga autorët, dhëndrri i ish-kryebashkiakut

Pas verifikimeve mjekësia ligjore zbuloi se para se të vritej dhe të hidhej në rezervuarin e Gjançit në Korçë, 26-vjeçari Fridman Xhaferraj, nga  Plugu i Lushnjes është masakruar me sende të forta në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit të cilit i kanë sjellë edhe vdekjen.

Viktima dhe autorët e dyshuar njiheshin më parë, ndërsa zbardhja e tabuletave të celularit ka çuar në identifikimin e tyre. Konkretisht Lulzim Spahijan dhe një tjetër 26-vjeçar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ish zëvendës-Ministrja e Brendshme mori ryshfet/ Apeli merr vendimin për Rovena Vodën

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme e Apelit i ka dhënë lirinë, ish zëvendës-Ministres së Brendshme, Rovena Voda.

Apeli ka pranuar kërkesën e Vodës, dhe ka marrë vendim, duke i ndryshuar masën e arrestit, që kishte Gjykata e Shkallës së Parë.

Voda akuzohet për veprën penale “ushtrim ndikimi të paligjshëm” pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për punësimin e Florida Beu dhe Majlinda Hasani në institucione publike.

Rovena Voda akuzohet nga SPAK se ka marrë përfitime nga Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë.

LEXO EDHE:  “10 të qepura në pjesën e kokës, hematoma në ballë e hundë”/ Gazetari tregon si u “masakrua” 25-vjeçari

LEXO EDHE:  Kryemadhi e ‘impresionuar’ nga Stresi/ Ka treguar besim tek Meta

Nga përgjimet, rezultoi se Voda kishte marrë në këmbim nga Beu, për punësimin e kësaj të fundit në institucion publik, një shumë prej 1 mijë eurosh, një telefon dhe një arkë me peshk./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau Klodjan Rashën në derë të shtëpisë/ Nevaldo Hajdaraj kërkon ulje të dënimit

Publikuar

-

Nga

Nevaldo Hajdaraj, ish efektivi  i “Shqiponjave”  që është dënuar për vrasjen e Klodian Rashës, ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Apelit.

Hajdaraj  ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke kërkuar ndryshiminin e akuzës dhe uljen e dënimit.

Konkretisht ai ka kërkuar që dënimi për vrasje të zëvendësohet, vrasje në tejkalim të nevojës për tu mbrojtur, por jo vrasje me dashje.

Nga ana tjetër është edhe Prokuroria që ka bërë ankim ndaj vendimt të Gjykatës së Shkallës së Parë, pasi  kishte kërkuar dënimin me 20 vite burg.

LEXO EDHE:  Zbardhet vrasja e ndodhur në 2016/ Kapet bashkëpunëtori

LEXO EDHE:  Berisha jep alarmin/ Rendi në dorë të bandave

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës dënoi në 14 korrik Hajdarajn me 15 vite burg  dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkoi në 10 vite.

Nevaldo Hajdaraj më 8 dhjetor të 2020 vrau Klodian Rashën në rrugicën e banesës së shtëpisë së tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I vuri zjarrin pyllit/ Nisin hetimet për piromanin e Pogradecit

Publikuar

-

Nga

Po transportonte emigrantë të paligjshëm/ Kapet në flagrancë 19-vjeçari

Një 38 vjeçar nga Pogradeci është vënë nën hetim për zjarrvënie.

Policia njofton se ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” për shtetasin O. Y., 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në fshatin Baçallëk, Pogradec, pasi i njëjti ka djegur një sipërfaqe prej 3 (tre) dynymë barishte dhe shkurre./CNA.al

LEXO TE PLOTE