LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Duplexi në Lalëz dhe paratë e “zeza” të bashkëshortes/ KPA vendos nesër për Kastriot Selitën

17 Qershor 2021, 09:37, Politikë CNA
Duplexi në Lalëz dhe paratë e “zeza” të

Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita nesër do të njihet me vendimin përfundimtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Më herët KPA, pati kërkuar informacione nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në lidhje me legjislacionin për tatimet, ku përcaktohet lista me llojet e të ardhurave personale që janë objekt tatami.

Por përgjigjet e institucioneve duket se nuk kanë ndryshuar rrjedhën e procesit.

Sipas Komisioneri Florjan Ballhysa, në aktet nënligjore të nxjerra nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë sanksionohet se, nga subjekti deklarues, për dhurimet duhet të paraqitet justifikimi i burimit të të ardhurave dhe mandati pagesës së tatimeve.

Por, gjyqtari Kastriot Selita e ka kundërshtuar qëndrimin e Komisionerit, ka raportuar më herët Birn.

Duke iu referuar informacioneve të mbërritura në Kolegj dhe legjislacionit për tatimet, Selita ka thënë se çdo e ardhur e tatueshme përfshihej në listën e përcaktuar në ligj.

?Çdo e ardhur tjetër është e patatueshme. Duke qenë se Komisioneri Publik bëri analizë përtej ligjit, refuzon ligjin?, ka thënë Selita.

Në seancën e 19 Majit, Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa risolli në vëmendje problemet me pasurinë.

Ai ka ngritur dyshime lidhur me banesën 124.9 m2 në Tiranë, të krijuar me burim të pjesshëm, me të ardhurat e krijuara nga shitja e një shtëpie banimi 2 kate + papafingo, me sipërfaqe 268,2 m2 nga vjehrri i gjyqtarit, i cili ia kishte dhënë të bijës një pjesë të vlerës.

Sipas Ballhysës nuk është arritur të provohej përfitimi i të ardhurave të bashkëshortes së gjyqtarit nga një fondacion për vitet 2002 ? 2003, si dhe ligjshmëria e tyre për gjithë periudhën tjetër.

Por Selita pretendon se familja e bashkëshortes ka pasur burime të mjaftueshme të ligjshme për shtëpinë, një pjesë e vlerës së shitjes së të cilës, ka shërbyer për blerjen e apartamentit 124.9 m2.

Sipas tij, bashkëshortes nuk i janë dhuruar shuma parash nga familjarët, por i është dhënë pjesa e saj takuese pas shitjes së pasurive.

Selita ka kundërshtur edhe pretendimet e Ballhyës për  një apartament Duplex dhe truall në Lalëz.

Komisioneri Publik pretendon, se nuk janë provuar burimet e ligjshme për krijimin e këtyre pasurive./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga