Connect with Us

“Divorcohet” nga opozita dhe bën parashikimin për Ramën”/ Nikoll Lesi merr vendimin drastik

Politikë

“Divorcohet” nga opozita dhe bën parashikimin për Ramën”/ Nikoll Lesi merr vendimin drastik

Publikuar

-

Gazetari Nikoll Lesi, edhe pse dikur një mbnështetës i flaktë i opozitës, tashmë duket se ka dalë hapur kundër kësaj të fundit, duke mos kursyer edhe “lavdet” per Ramen.

Në disa shkrime të publikuara së fundi në gazetën “Koha Jonë”, Lesi ka mbajtur qëndrime mjaft të forta kundër opozitës, ndërsa në një shkrim të publikuar sot, duket se i jep “divorcin” përfundimisht.

Në shkrimin e publikuar ndër të tjera thuhet se opozita do rrijë edhe katër vjet të tjera pa pushtet derisa të tretet nga pak e përditë, ndërsa shton se me këtë opozitë Rama rrezikon të rrijë ne pushtet deri në 2030.

“Ajo nuk është bashkë, siç ishte para 25 prillit dhe kur na bënin spektakle gjoja “përbashkimi” dhe “solidariteti” për të mposhtur Edi Ramën.

Kjo opozitë bënte bë e rrufe se do ta rrëzonte pushtetin mafioz të Edi Ramës me çdo kusht e çdo mënyrë, por faktet që po dalin përditë na rrënqethin pasi pikërisht kjo opozitë ditën fliste kundër oligarkëve dhe koncensionëve, ndërsa natën takonte pikërisht këta oligarkë, duke iu premtuar se koncensionet do vazhdojnë, por duan “pjesën e tyre”, siç ia jepnin Rilindjes. Por Rama ua mori zgjedhjet, prapë. Dhe rreziku mbetet se prapë e prapë do ti marrë zgjedhjet dhe do mbretërojë deri nga viti 2030.”-shkruan gazeta e Nikoll Lesit.

Më tej, në shkrim thuhet se “Ça është kjo Opozitë e përçarë, e çoroditur, pa strategji, pa motiv, pa kurajo, pa forcë përballje dhe që tërheq zvarrë popullin opozitar me iluzione të kota se gjoja “Edi Rama i ka ditët e numëruara”!?

Edi Rama nuk do të ishte kryeministër nëse opozita do vendoste emra të spikatur kandidatësh për deputetë dhe të ishte e bashkuar në një listë.

Rilindja do ishte sot para drejtësisë nëse Opozita nuk bënte pazar natën me Edi Ramën dhe me një Fondacion të huaj ndërkombëtar.”.

Por, Lesi nuk ndalet me kaq, ndërsa shkruan se “pasojat” e një opozite të përçarë po i vuan edhe “Koha Jonë”, e cila pas disa kohësh nuk do dalë më në treg në formatin print, “edhe për faktin se nuk beson më te kjo OPOZITË.”.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Opozita bërtet se m’i blenë dhe u manipuluan votat me 25 prill nga Edi Rama dhe mafia vendase, në bashkëpunim me Oligarkët. Opozita vetëm bën deklarata shtypi dhe statuse në facebook për “padrejtesitë e Kryeministrit”; ndaj opozita do rrijë edhe katër vjet të tjera pa pushtet derisa të tretet nga pak e përditë.

Ajo nuk është bashkë, siç ishte para 25 prillit dhe kur na bënin spektakle gjoja “përbashkimi” dhe “solidariteti” për të mposhtur Edi Ramën.

Kjo opozitë bënte bë e rrufe se do ta rrëzonte pushtetin mafioz të Edi Ramës me çdo kusht e çdo mënyrë, por faktet që po dalin përditë na rrënqethin pasi pikërisht kjo opozitë ditën fliste kundër oligarkëve dhe koncensionëve, ndërsa natën takonte pikërisht këta oligarkë, duke iu premtuar se koncensionet do vazhdojnë, por duan “pjesën e tyre”, siç ia jepnin Rilindjes. Por Rama ua mori zgjedhjet, prapë. Dhe rreziku mbetet se prapë e prapë do ti marrë zgjedhjet dhe do mbretërojë deri nga viti 2030.

Ça është kjo Opozitë e përçarë, e çoroditur, pa strategji, pa motiv, pa kurajo, pa forcë përballje dhe që tërheq zvarrë popullin opozitar me iluzione të kota se gjoja “Edi Rama i ka ditët e numëruara”!?

Edi Rama nuk do të ishte kryeministër nëse opozita do vendoste emra të spikatur kandidatësh për deputetë dhe të ishte e bashkuar në një listë.

LEXO EDHE:  Peleshi sulmon çadrën e PD nga Korça/Përfaqëson rrugën e urrejtjes

Rilindja do ishte sot para drejtësisë nëse Opozita nuk bënte pazar natën me Edi Ramën dhe me një Fondacion të huaj ndërkombëtar.

E përse gazeta “KOHA JONE” duhet të vazhdojë akoma të dalë në treg, ndërkohë që ishte në vijën e parë të zjarrit kundër mafies, pushtetit, oligarkisë dhe tiranisë; pra besoi të opozita se kishte të drejtë, por ishte opozita që shiti pushtetin me 25 prill. E pse duhet të sakrifikojë prapë gazeta KOHA JONE të shkojë te çdo lexues nëpër Shqipëri, për hir të traditës, por edhe se besonte se mund të kontribuonte në rrëzimin e një regjimi, ndërkohë që opozita tradhtoi popullin opozitar?

Gazeta “KOHA JONE” do jetë në treg edhe disa kohë dhe më pas do lehtësojë barrën e halleve të saja duke kaluar vetëm portal online, edhe për faktin se nuk beson më te kjo OPOZITË.

Për hir të qëndrimeve të saja kritike ndaj qeverisë, që prej disa ditëve qeveria ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare të gazetës KOHA JONE vetëm se nuk ka paguar disa detyrime tatimore, pavarësisht se ishim në kohë pandemie. Ne i kërkuam një ndihmë në formë deklarate publike partive të opozitës për të denoncuar këtë akt të pashembullt të qeverisë ndaj KOHA JONE, por Opozita nuk foli dhe as nuk tha një fjalë në mbrojtje të gazetës, pra fjalës së lirë!

E pse duhet gazeta të mbrojë këtë OPOZITË!

Ndonëse gazeta po shkon kah mbylljes, edhe prej qeverisë, prapë KOHA JONE do vazhdojë web online me parimin e kahershëm dhe të përhershëm: “Nga lufta vijmë dhe në luftë po shkojmë!”. Pra luftë kundër se keqes, kundër mafias, kundër çdo qeverie që keqqeveris.

Njerëzit duan shpresë, duan ku të mbështeten si vizion, qytetarët duan një opozitë të besueshme e jo që zihen me njeri tjetrin. PD ka kryetar Lulzim Bashën, që mori vulen e partisë dhe për katër vite të tjera, a thua se populli i revoltuar endërronte që vula e PD të ishte në duart të sigurta!

Opozita duhet të ringrihet e të mos luftojë mes vetes, duke i futur thikat njeri-tjetrit. Lulzim Basha ka përgjegjsinë e një zgjidhje të re opozitare, pasi deri tani ka dështuar. Dështoi me dorëzimin e mandatëve të deputetit, dështoi me dorëzimin 100 përqind të pushtetit vendor tek PS e tani ka fituar atë që kishte para dy viteve; hyrjen në parlament.

Ndaj kjo Opozitë ka nevojë të kthjellohet dhe të gjejë forcë për tu ringritur përballë Edi Ramës i cili do jetë përherë e më lartë në majen e pushtetëve, aqsa zor ta kap kjo Opozitë e sotme e përçarë dhe e çoroditur!

Humbjet ndodhin dhe kjo është normale në një shtet demokratik. Por Shqipëria akoma nuk është demokratike, është një përzirje hibdride mes pluralizmit, Kinës komuniste me një parti e me kapitalizëm, sikurse po zbaton modelin turk apo paksa edhe rus.

Ndaj që të vendoset demokracia që duan qytetarët e veçanërisht rinia, duhet së pari të demokratizohet vetë OPOZITA.

Me këtë OPOZITE që kemi sot nuk ka shpresa!

Fatkqesisht duhet thënë dhe nuk duhet mashtruar populli me iluzione të kota se pas katër viteve do jetë në pushtet, Opozita./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“25 prilli, masakër zgjedhore”/ Demokratët “masakrojnë” Bashën pas raportit të OSBE: Vazhdo pushimet

Publikuar

-

Nga

“25 prilli, masakër zgjedhore”/ Demokratët “masakrojnë” Bashën pas raportit të OSBE: Vazhdo pushimet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha një ditë më parë ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR, për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha vijon ti qëndrojë deklaratave të tij, se “25 prilli ishte një masakër elektorale”, gjë të cilën sipas tij e vërtetoi edhe raporti i OSBE-ODIHR.

Duke renditur disa nga kokluzionet e këtij raporti, Basha thekson se ato mund të përmblidhen vetëm me dy fjalë: Masakër zgjedhore.

Ai shkruan se 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Por, pas këtij postimi, ndjekësit e tij në rrjetet sociale, e kanë “masakruar” me komente.

Demokratët nuk duan të gënjehen më me “lugen bosh”, dhe i kërkojnë llogari Bashës, se çfarë do të bëjë ai në vijim, apo do të vazhdojë i qetë pushimet.

Nuk na tregove një gjë të te. Këtë e dimë. Nuk e shikon cfarë bëhet me kryetarët e bashkive, etj? Ke 1001 arsye ku te kapesh. Ti çfarë po bën apo me pushime, kryej pushimet njeherë e në shtator bëni prap sikur po ziheni.”-shkruan një qytetar.

LEXO EDHE:  Raportoi trafikun e drogës në Shqipëri/ Gazetari italian bën deklaratën “bombë”: Më kërcënuan me vdekje

LEXO EDHE:  Përfitimet e të prekurve nga tërmeti/ Publikohet dokumenti me gafën e qeverisë

Ndërsa një tjetër shkruan “Para pak kohësh ne thoshim Rama Ik..tani themi me gjithe zemër..Basha ik…tani po e kuptojmë që në krye të partisë kemi nje palaco qe ska lidhje me lirinë dhe demokracinë”.

Po Ju ku ishit ? çfarë bëtë ? Nëse është e vërtetë dhe Ju jeni te bindur mos e pranoni ! Ka plot e plot mënyra qe ti kunderviheni dhe ta merrni seriozisht”-shkruan një tjetër qytetar.

Po ashtu një qytetar shkruan “Të kam bërë naften ty Edi Rames dhe te gjithë asaj klase politike nga 90 e ketej! Se na keni detyruar te na duket sistemi i Enver hoxhes mrekulli.”

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “Këtë kemi degjuar e keni thene me dhjetera here. Cfarë bëtë? Ku po ankoheni? Kështu siç jeni, ju pëlqen, rroni ju bashkë me ne, rroftë ramsi!”

Ndërsa një qytetar ngre pyetjen “Tani lind pyetja ti do futesh ne parlament??? Se Po hyre i bie qe i pranon zgjedhjet”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fatura që duhet paguar ndaj Becchetit/ Ish avokatja e shtetit: Fitore për qeverinë që është vetëm një

Publikuar

-

Nga

Fatura që qytetarët shqiptarët duhet ti paguajnë biznesmenit italian Francesco Becchetti, pasi u shpall fitues në Arbitrazh, ishte tema e diskutimit mbrëmjën e sotme në emisionin ‘Log’

Ish avokatja e shtetit e viteve 2010-2013, Ledina Mandija është shprehur se kjo është një çështje e ndërlikuar dhe se deri diku qeveria e ka cilësuar fitore gjyqin me sipërmarrësin pasi nga paditë e bëra ai pretendonte të merrte 1,2 miliardë euro.

“Ka ngritur dy padi dhe një nga ato që është në arbritrazhin e investimeve është pendig, ndërsa tjetra ka kaluar në pezullim. Nëse do të ishte e kujdesshme qeveria çështja dhe situata do të ishte ndryshe. Familjarët Beccheti kishin përqindje të konsiderueshme në televizion që është dhe çështja kryesore.

Beccheti ka filluar me ekzekutimin e vendimit kohë më parë ndërkohë që kishim një veprim të arbritrazhit, ka pas dhe veprime të tij ndaj shtetit shqiptar që gjithashtu shteti i është kundërpërgjigjur. Këtë vit është dhe kërkesa e anulimit të vendimit nga arbritrazhi, duke berë që tashmë vendimi duhet të pranohet nga qeveria.  Nga proceduarat që janë ndjekur dhe nga vendet e tjera të botës ta marrim në total të gjithë këtë kosto shifra shkon deri në 120 milionë euro.

Kur Becchetit fitoi gjyqin ai deklaroi fitoren para publikimit zyrtar dhe pse akoma nuk kemi një vendim të publikuar të arbitrazhit pasi pala shqiptare nuk ka rënë dakord për ta bërë një gjë të tillë. Nga paditë që ai ka mund të pretendonte të merrte 1.2 miliardë euro dhe mund të quhet fitore nga qeveria që është vetëm një faturë për tu paguar . Që në 2015 ka filluar beteja ligjore me Becchetit, është e rëndësishme që të bëhet një analizë mbi studiot shqiptare që kanë fituar. Në të gjithë këtë betejë qoftë dhe me lidhjet penale duhet të ishin të kujdesshëm dhe të punohej në grup”, ka thënë ajo.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti final i OSBE për zgjedhjet e 25 prillit/ Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë në këto 30 vite

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE/ODIHR për Zgjedhjet e 25 Prillit/ Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë në këto 30 vite

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Balla deklaron se OSBE/ODIHR konfirmoi se zgjedhjet e 25 prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve.

Sipas Ballës, Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës.

Postimi i plote i Taulant Ballës:

LEXO EDHE:  Përfitimet e të prekurve nga tërmeti/ Publikohet dokumenti me gafën e qeverisë

LEXO EDHE:  Tendera pa garë dhe favorizim të krimit/ Tre provat që “fundosin” Ramën

OSBE/ODIHR konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se Zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve. Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përgëzime KQZ për vlerësimin e marrë në këtë Raport.

LEXO TE PLOTE