Connect with Us

Dhoma e Përfaqësuesve voton për t’i dhënë fund autorizimit për luftën në Irak

Bota

Dhoma e Përfaqësuesve voton për t’i dhënë fund autorizimit për luftën në Irak

Publikuar

-

Dhoma e Përfaqësuesve voton për t'i dhënë fund autorizimit për luftën në Irak

Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara miratoi të enjten një projekt-ligj që do të shfuqizonte autorizimin e përdorimit të forcës ushtarake në Irak që ka qenë në fuqi që nga viti 2002.

Mbështetësit e kësaj mase thonë se shfuqizimi është i nevojshëm për të kufizuar kompetencat presidenciale për luftë.

Votimi 268-161 në Dhomën e Përfaqësuesve erdhi një ditë pasi udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer njoftoi mbështetjen e tij për këtë legjislacion, duke thënë se do të parandalonte veprimet e “aventurizmit ushtarak”, si autorizimi i Presidentit Donald Trump për një sulm ajror në vitin 2020 në një aeroport të Bagdadit.

Komandanti iranian Qasem Soleimani u vra gjatë këtij sulmi.

“Lufta në Irak ka mbaruar prej gati një dekade”, tha Senatori Schumer. “Autorizimi i miratuar në vitin 2002 nuk është më i nevojshëm në vitin 2021”.

Zoti Schumer tha se ai ka planifikuar një votim të Senatit mbi masën e shfuqizimit më vonë këtë vit, ndërsa në Senat Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë tha se do ta shqyrtonte atë në një takim javën e ardhshme.

Shtëpia e Bardhë u shpreh në një deklaratë të hënën se mbështeste legjislacionin dhe theksoi se operacionet aktuale ushtarake nuk mbështeten në autorizimin e vitit 2002.

LEXO EDHE:  Kërcënime të frikshme!/Trump: Gati të godasim! Kim: Do ju bëjmë copë!

Ligjvënësi republikan Michael McCaul sinjalizoi se ai do ta kundërshtonte projekt-ligjin e Dhomës së Përfaqësuesve. Republikanët kryesorë në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve ranë dakord se reforma “është e nevojshme”, por shtuan se një përpjekje serioze do të përfshinte bisedime me udhëheqësit e sigurisë kombëtare dhe një strategji të re për të trajtuar luftën në zhvillim ndaj terrorizmit.

Kushtetuta amerikane i jep Kongresit autoritetin për të deklaruar luftë. Kjo fuqi është zhvendosur megjithatë drejt presidentit, pasi Kongresi ka miratuar të ashtuquajturat autorizime për “luftë të përhershme” (Autorizimi për Përdorimin e Forcës Ushtarake), të cilat nuk kanë skaduar.

Shembujt përfshijnë luftën në Irak të vitit 2002 dhe luftën kundër al-Kaidës dhe mbështetësve të saj pas sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara më 11 shtator 2001.

Disa ligjvënës thonë se edhe rezoluta e vitit 2001 për të luftuar terrorizmin që u miratua pas sulmeve të 11 shtatorit, gjithashtu duhet të rishikohet./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Aksidenti tragjik në Kroaci/ Gjykata vendos për fatin e shoferit të autobusit

Publikuar

-

Nga

Gjykata në Kroaci ka vendosur një muaj paraburgim për shoferin e autobusit, që shkaktoi tragjedinë shqiptare, ku humbën jetën 10 persona dhe mbi 40 të tjerë mbeten të lënduar.

Sot, Gjykata vendosi që shoferi të qëndrojë një muaj në paraburgim, më pas do të ketë vlerësim në vazhdimësi të masës në bazë të hetimeve që po vijojnë nga autoritetet.

Shoferi ishte i lodhur momentin që humbi kontrollin e autobusit dhe i paaftë për ta drejtuar në mënyrë të sigurt” theksojnë autoritetet kroate.

Gjyqtari urdhëroi paraburgimin për një muaj, për shkak të mundësisë së mundshme të largimit nga Republika e Kroacisë, pra arratisjes. Sot ai nuk dha asnjë dëshmi” tha avokati.

LEXO EDHE:  Morina: SHBA-ja dhe BE-ja, t’i bindin pesë vendet evropiane që ta njohin Kosovën

LEXO EDHE:  Morina: SHBA-ja dhe BE-ja, t’i bindin pesë vendet evropiane që ta njohin Kosovën

Por edhe vetë shoferi pas arrestimit e pranoi se për një moment e kishte zënë gjumi në timon, edhe pse kishte vetëm 30 minuta që kishte ndërruar me kolegun e tij.

Mediat kroate shkruajnë se në bazë të ligjeve vendase shoferi nga Kosova rrezikon maksimumi 15 vite burg për aksidentin që shkaktoi.

LEXO TE PLOTE

Bota

Ministrja gjermane e Drejtësisë: “Nuk do të ketë vaksinim të përgjithshëm me detyrim”

Publikuar

-

Nga

Numri në rritje i infeksioneve me korona ka ndezur një debat për më shumë kufizimeve për njerëzit e pavaksinuar. Ministrja gjermane e Drejtësisë e hedh poshtë qartësisht një kërkesë për vaksinim me detyrim.

Në një intervistë për Deutschlandfunk, ministrja gjermane e Drejtësisë Christine Lambrecht, tha se nuk do të ketë vaksinim të detyrueshëm për të gjithë. “Unë mendoj se kjo do të jetë e pamundur,” tha ajo. “Nga njëra anë, kjo ka të bëjë me faktin se kjo vaksinë nuk ka kohë që ka dalë në treg, dhe nga ana tjetër se unë nuk mendoj se detyrimi për vaksimin nuk është i nevojshëm.”

Ministrja gjermane e Drejtësisë Christine Lambrecht

Ministrja po ashtu është kundër vaksinimit të detyrueshëm edhe për punonjësit e sektorit e shëndetësisë ose të sektorëve të tjerë. Ata që punojnë në spitale ose qendra përkujdesjeje dhe që nuk pranojnë të vaksinohen mund të detyrohet vetëm që të testohen rregullisht, tha Christine Lambrecht.

LEXO EDHE:  Kremlini përdor për propagandë ngjarjet e fundit në SHBA

LEXO EDHE:  Pse teoritë e komplotit, janë shumë të rrezikshme për politikën e një vendi

Nga ana tjetër ministrja gjermane e Drejtësisë tha se nisur nga mundësia dhe oferta gratis për t’u vaksinuar në të ardhmen ata që nuk duan të vaksinohen, duhet që në të ardhmen t’i paguajnë vetë shpenzimet për testimin.

Qendër ambulante vaksinimi në Gjermani

Mjaft politikanë gjermanë janë për t’u dhënë më shumë të drejta dhe liri personave të vaksinuar dhe atyre që e kanë kaluar Covid-19.

Edhe Kryetari i Shoqatës së Mjekëve, Weltärztebund, Frank Ulrich Montgomery, mendon se të vaksinuarve duhet t’u jepen më shumë liri në jetën e përditshme. Nuk ka asnjë arsye për t’u kufizuar të drejtat themelore të vaksinuarve dhe atyre që janë imunë “vetëm sepse disa skeptikë të përjetshëm i shmangen vaksinimit”, tha Montgomery.

Deri tani në Gjermani janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit rreth gjysma e banorëve, pra rreth 41.1 milion vetë. 50.6 milion – 60.9 përqind – kanë marrë të paktën një dozë vaksine./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Fauci rreth COVID-19: SHBA-ja po shkon në drejtim të gabuar

Publikuar

-

Nga

Shtetet e Bashkuara janë nisur “në drejtim të gabuar”, sa i përket pandemisë me koronavirus, teksa rritet numri i të infektuarve në mesin e atyre që nuk janë vaksinuar, ka thënë eksperti për sëmundje infektive në SHBA, Anthony Fauci.

Fauci ka thënë se varianti Delta i koronavirusit, është duke nxitur shpërthimin e ri në zonat me shkallë të ulët të vaksinimit.

Ai ka thënë se zyrtarët shëndetësorë janë duke shqyrtuar mundësinë e rishikimit të udhëzimeve për maskën, për amerikanët e pavaksinuar, në mënyrë që të ndalet përhapja e virusit.

Delta mund të shtypet, por si?

Ai ka thënë se është duke u rishikuar edhe ofrimi i dozave përforcuese të vaksinës, për personat e pavaksinuar.

Situata me koronavirus në SHBA është duke u kthyer në “pandemi në mesin e të pavaksinuarve”, ka thënë Fauci për transmetuesin amerikan CNN, të dielën.

LEXO EDHE:  Morina: SHBA-ja dhe BE-ja, t’i bindin pesë vendet evropiane që ta njohin Kosovën

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 162.7 milionë banorë – apo 49 për qind e popullsisë – kanë marrë vaksinat në SHBA.

LEXO EDHE:  “Sulmi ndaj Berishës ishte i gabuar”/ Lubonja mesazh të fortë ambasadores së SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë qenë lidere në dhënie të vaksinave deri në muajin prill, kur ka nisur që të ulët shkalla e vaksinimit.

Banorët në rajonet jugore është thënë se janë më pak të vaksinuar.

Sipas autoriteteve, prej shpërthimit të pandemisë, autoritetet kanë regjistruar 34 milionë raste dhe 610,000 viktima me koronavirus.

Trendi i rritjes së numrit të të infektuarve, i është atribuuar variantit ngjitës të këtij virusi, Delta./rel

LEXO TE PLOTE