Connect with Us

Dërgimi i dosjes së Ardian Çapjas në gjyq/ SPAK jep njoftimin zyrtar

Aktualitet

Dërgimi i dosjes së Ardian Çapjas në gjyq/ SPAK jep njoftimin zyrtar

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronike

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sot më datë 17.06.2021 paraqiti në gjykatë kërkesë për kalimin për gjykim të çështjes penale Nr.98/1 viti 2021 (çështje e ndarë), ndaj të pandehurve Ardian Çopja (Çapja), Florenc Çapja, Olsi Leka (alias Jorgo Leku) alias Giorgo Lekou, Ervis Bardhi, Klajdi Dokoli e Etjen Cani, të akuzuar per kryerje të veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/2, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal, për vrasje të kryer ndaj dy viktimave Nezir Beqiri e Gentjan Beqiri (babë e bir) më datë 15.08.2012 dhe rreth orës 08-09’’, në Elbasan, brenda në banesë të tyre (apartament në kat të pestë).

LEXO EDHE:  Si mund ta zbardhë Ilir Meta, dosjen e mikut të tij trafikantit të drogës Xhemail Pasmaçiu

Më vete, Ardian Çopja akuzohet dhe për krimet “Mbajtja pa leje e arrmëve dhe municionit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 278 paragrafi 2 e 3 dhe 279 të Kodi Penal, për fakt penal të verifikuar më datë 29.03.2021, kur gjatë arrestimit të tij iu gjet dhe sekuestrua në banesë një armë zjarri automatike kallashnikov, 60 fishekë dhe një bajonetë metalike, të cilat i mbante pa leje në banesë.

Në proçedimin penal Nr.98 viti 2021 do vijohet të kryhen hetime për vepra penale të tjera të dyshuara të kryera më parë nga Grupi i Strukturuar Kriminal./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Fshehu parcelën me kanabis dhe u pezullua nga detyra/ Gledis Nano e emëron shef komisariati

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një vit më parë gjashtë oficerë policie në Vlorë u pezulluan nga detyra, ndërsa 16 të tjerë morën vërejtje.

Një ndër të pezulluarit ishte shefi i Komisariatit të Vlorës Edmond Pjetri, i cili sot është emëruar në të njëtën detyrë nga Gledis Nano,  në Komisariatin numër 2 në Tiranë.

Shkak për pezullimin e tij dhe të kolegëve të tij dyshohet të jetë bërë fakti se nuk kanë raportuar për parcelat ku kultivohej kanabisi, të cilat u zbuluan pas kontrolleve nga ajri me helikopter.

LEXO EDHE:  Komisionerët e Vettingut nën panik nga hetimet/ Zbulohet shkresa dërguar SPAK-ut

LEXO EDHE:  Gara për drejtimin e SPAK/ Kondilli: Detyra jonë të përmbushim pritshmëritë e qytetarëve



Gjatë kontrolleve u zbuluan 10 mijë rrënjë kanabis.

Urdhri për pezullimin e tyre u dha nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në atë kohë, Ardi Veliu. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shqetësime për Kodin e Familjes/ Erion Kristo dhe Akil Pano, dorëzojnë vërejtjet në Kuvend

Publikuar

-

Nga

Pastorit Akil Pano  së bashku me Erion Kriston dhe disa përfaqësues të tjerë, do të zhvillojnë pasditen e sotme një takim me kreun e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Ata do të paraqesin në Kuvend, shqetësimet dhe vërejtjet lidhur me kodin e familjes, prindërimin, adoptimin e të tjera.

‘Jemi mbledhur këtu sëbashku dhe jemi duke firmosur një document të rëndësishëm të cilin po e paraqesim në zyrat e parlamentit.

Do të kemi në takim zyrtar me kreun e mazhorancës në Parlament, zotin Balla. Do të paraqesim vërejtjet dhe shqetësimit tona lidhur me kodin e familjes, prindërimin, adoptimin e të tjera si këto’, thekson pastori.

LEXO EDHE:  “SPAK” do të hetojë dhe ish-kryeministrat

LEXO EDHE:  Si mund ta zbardhë Ilir Meta, dosjen e mikut të tij trafikantit të drogës Xhemail Pasmaçiu

Ndërkaq, Erion Kristo, është shprehur kritik, për nismën e LGBT për zëvendësimin e fjalës ‘Nënë’ dhe ‘Baba”.



“Fjala e para që thotë fëmija ështëe ‘ba’, ‘ma’. Cila është kjo forcë madhorë që t’ia bëjmë prindi 32 dhe personi 74! Cila është kjo forcë madhore!” tha ai./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Doli në përgjimet e dosjes 184/ Shefi i Policisë i “skeduar” për drogë emërohet në Shijak

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit Gledis Nano, rreth dy javë pasi u emërua në atë post, nisi ndryshimet-lëvizje në  Policinë e shtetit.

Ai ricikloi të njëjtët emrat në krye të drejtorive të Policive dhe një linjë të tillë duket se e ka ruajtur edhe në lëvizjet me shefat e Komisariateve.

Sot u bënë publike 10 lëvizje të reja në krye të komisariateve, për të cilët CNA.al, do të sjellë detaje në aspektin profesional të gjithë-secilit.

Sali Skura, një emër mjaft i përfolur është emëruar në krye të  Komisariatit të Shijakut.

Skura para tre vitesh doli edhe në përgjimet e BILD, si pjesë e dosjes 184.

Skura, ka qenë shefi i Komisariatit 5 në kohën e përgjimeve të dosjes “184”, dosjes të vjedhjes së votave në Dibër.



Në përgjime rezultonte se ai kishte ka bërë përpjekje policore për bllokimin e qytetarëve që jetonin përkohësisht në Kamëz për të votuar në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016.

Gjithashtu në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, Skura dëgjohej duke i raportuar një zyrtari të lartë të Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, i cili, siç duket, ishte “koordinator” i Partisë Socialiste për vjedhjen/tjetërsimin e votave në Dibër.

LEXO EDHE:  Pas grabitjes së Prokurorisë/ Mikesha e Arta Markut rehabilitohet në SPAK?

LEXO EDHE:  “SPAK” do të hetojë dhe ish-kryeministrat

Nuk përfundojnë me dosjen 184, bëmat e Skurës.

Në vitin 2017 ai është lakuar si një nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, që kontribuoi në kanabizimin e vendit.

“Shefi i policisë është i përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit për periudhën 3 mars 2016 deri më 9 mars 2017 dhe merrte urdhra nga ‘lart’, raportonin mediat  e shkruara në atë kohë dhe konkretisht gazeta Shekulli.

Sali Skura ishte një nga emrat e 128 emra drejtorëve, shefash policie, inspektorë dhe oficerë policie të dyshuar për përfshirje në krime të lidhura më drogën, shumica në drejtoritë rajonale të policisë në të gjithë vendin, si Berat, Delvinë, Dibër, Durrës, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë dhe në komisariatet që vareshin prej tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE