Connect with Us

Berisha non grata në SHBA/ Federata Vatra: Do i drejtohemi administratës Biden, ky vendim ka pikëpyetje

Politikë

Berisha non grata në SHBA/ Federata Vatra: Do i drejtohemi administratës Biden, ky vendim ka pikëpyetje

Publikuar

-

Berisha non grata në SHBA/ Federata Vatra: Do i drejtohemi administratës Biden, ky vendim ka pikëpyetje

Shpallja non grata e ish kryeministrit Sali Berisha nga SHBA ka sjellë reagimin e Federatës Panshqiptare Vatra.

Përmes një deklarate publikek, shprehen se Berisha ka një kontribut të veçantë në demokracinë e vendit, si dhe ka ruajtur me fanatizëm marrëdhëniet e shkëlqyera me SHBA,

Në deklaratë, Federata Vatra thekson se vendimi i DASH ka me vete shumë pikëpyetje, duke shprehur se do i drejtohet administratës së Joe Biden për të kërkuar fakte dhe prova, nëse ka kundër Berishës.

Reagimi i plotë:

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës, Vatra, e ka ndjekur me shqetësim të madh shpalljen e dr. Sali Berishës, person “non grata” nga kreu i Departamentit të Shtetit Amerikan. Kjo për arsye se në fundin e viteve ’90 ishte Dr. Sali Berisha ai që u ngrit kundër regjimit komunist i cili kishte ekzekutuar, burgosur dhe internuar me mijëra shqiptarë, thjesht dhe vetëm pse ne, të afërmit e tyre, kishim ikur nga diktatura dhe ishim vendosur këtu në Amerikë. Ishte dr. Sali Berisha, që iu priu protestave të studentëve shqiptarë në Dhjetorin e vitit 1990 e më pas luftoi me guxim e trimëri për përmbysjen e regjimit gjakatar komunist dhe vendosjen e demokracisë.

Ishte lidershipi i Dr. Sali Berishës që e ktheu Shqipërinë nga vendi më armiqësor ndaj Amerikës në popullin më mik të saj. Sot, shumica absolute e shqiptarëve e shohin Amerikën si vendin e tyre të dytë, më të dashur në botë. Ishte Dr. Sali Berisha, si lider i opozitës demokratike të asaj kohe ai, që priti Sekretarin e Shtetit James Baker në krye të një mase qindramijëshe, në Marsin e vitit 1991, kur u ri-vendosën mardhëniet diplomatike, të ndëprera prej vitit 1939.

Ishte po ai që, në detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në vitin 1992, shkeli për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë. Aty, ai mori mbështetje nga Presidenti George H. Bush për mos-prekjen e kufijve të Kosovës nga Milosheviçi si dhe statusin e Kombit më të Favorizuar në Tregëti me Amerikën. Ishte po ai, që u prit në Shtëpinë e Bardhë edhe nga Presidenti Clinton në vitin 1995. Në vitin 1997 ai doli në opozitë dhe pas 8 viteve, në vitin 2005, ai u kthye përsëri në krye të qeverisë shqiptare. Gjatë kësaj periudhe ai arriti të ndërpriste rrugët e trafiqeve të paligjshme, të instalonte shtetin e së drejtës, t’i jepte hapsirë të plotë shtypit dhe sipërmarrjes së lirë dhe të ndërtonte një infrastrukturë moderne në bashkëpunim me kompanitë amerikane, në Shqipërinë e rrënuar nga komunizmi.

Mbi të gjitha ai arriti të plotësontë të gjitha kushtet që Shqipëria të bëhej anëtare e organizatës më të madhe politike ushtarake, NATO-s. Antarësimin e saj në këtë organizatë e deklaroi vetë Presidenti Amerikan George Ë. Bush, në Tiranë, me datën 10 qershor 2008. Ai e ruajti miqësinë edhe me Presidentin Barack Obama dhe Sekretaren e Shtetit zonjën Hillari Clinton, e cila e vizitoi Shqipërinë në kohën kur ai ishte Kryeministër, në 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Gjatë termit të dytë si Kryeministër të dr. Berishës, shqiptarët për herë të parë morën statusin e lëvizjes së lirë në zonën evropiane Shengen, ndërkohë që Shqipëria hapi negociatat për antarësim në Bashkimin Evropian.

Bazuar në një proces zgjedhor demokratik, të lirë dhe të ndershëm, të cilit ai vetë i kishte prirë për vite të tëra, ai i humbi zgjedhjet e vitit 2013 dhe bëri kalimin e butë të pushtetit nga qeveria e Partisë së tij Demokratike tek ajo Socialiste.

Që prej asaj dite, ai nuk ka mbajtur asnjë post ekzekutiv. Asnjë nga anëtarët e familjes së tij nuk kanë mbajtur ndonjëherë poste në zyra qeveritare, në asnjë qeveri të Shqipërisë.

Si opozitar, ai u kthye në zërin e njerëzve të thjeshtë të atij populli duke denoncuar vazhdimisht keqbërjet dhe korrupsionin galopant tëqeverisë së sotme socialiste.

Që në vitin 2013 qeveria socialiste vazhdon të qëndroje në pushtet, bazuar në elementët anti-demokratike siç janë manipulimi dhe vjedhja masive e votave, (2017, 2019, 2021) bashkëpunimi me krimin e organizuar, trafikun e qenjeve njerëzore dhe drogave, zgjedhjet pa opozitë, ndarjen e parasë publike me oligarkët, kontrollin e mediave dhe drejtësisë, etj. Të gjitha këto janë vënë re nga organizmat ndërkombëtare përfshirë edhe vetë Departamentin e Shtetit Amerikan, i cili raporton çdo vit rënie drastike të Shqipërisë në listën e vendeve më të korruptuara në botë. Kundërshtari më i vendosur i tërë këtyre keqbërjeve ka qenë vetë Dr. Sali Berisha, tanimë në opozitë dhe në pension.

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës, rreth së cilës mblidhen qindra mijëra shqiptaro-amerikanë, e ka konsideruar Dr. Sali Berishën si mikun e saj të vërtetë, si njeriun që e hapi Shqipërinë ndaj Perëndimit dhe në veçanti ndaj Amerikës; Tek Dr. Berisha neve kemi parë mikun e Amerikës dhe për sa kohë ai ka qenë në pushtet mikun e të gjithe presidentëve me radhë, George H. Bush, Bill Clinton, George Ë. Bush dhe Barack Obama.

Ne shqiptaro-amerikanët të mbledhur rreth Vatrës, kemi ngelur të habitur nga shpallja “non grata” e Dr. Sali Berishës, pasi deri në atë ditë tek ai ne kemi parë njeriun më të dashur të Amerikës në Ballkan. Kemi parë njeriun që bëri aq shumë për Shqipërinë dhe për kombin shqiptar, e në veçanti për Kosovën. Kohët e fundit ai ishte angazhuar në një luftë të pakompromis kundër tërë atyre që po përgatisnin ndarjen territoriale të Kosovës të cilën ai e konsideroi si një hapje të “Kutisë së Pandorës” në Ballkan. Rreziku që mbarte kjo iniciative lobesh anti-shqiptare u vertetua me urdhërin ekzekutiv që lëshoi Presidenti Biden, pak ditë më pare, dhe që shkon plotësisht në një vije me kundërshtimin që Dr. Sali Berisha iu bënte planeve të tilla.

Shpallja “non grata” e Dr. Sali Berishës për ne vatranët shqiptaro-amerikanë, ka me vete shumë pikëpyetje. Natyrishit, si shtetas amerikanë, neve kemi arësye të besojmë tek shteti ynë këtu. Megjithatë, në situatën kur nuk jepen argumenta dhe evidenca mbi të cilat është bazuar ky vendim, kjo na bën të mendojmë se më shumë sesa një masë e marrë bazuar në principe amerikane, ajo është marrë nën trystni grupesh lobiste për interesa të caktuara. Ne dyshojmë se ato interesa nuk janë as në të mirë të Amerikës tonë dhe as në dobi të Shqipërisë tonë.

Akuzat ndaj një miku të shqiptaro-amerikanevë e veçanërisht të vatranëve, siç është Dr. Berisha, pas tetë vitesh në pension, dhe pa asnjë bazë ligjore, pa asnjë evidencë apo prove konkrete, pa asnjë akt padi të ngritur në jetën e tij, na kanë shqetësuar pa masë.

Antarët e Federatës Pan-Shqiptare Vatra, kudo që jetojnë në të gjitha anët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do t’u kërkojnë përfaqësuesve të popullit amerikan, për të cilët ata kanë votuar, që të ngrenë këtë problem me të drejtën e tyre që kanë për t’i kërkuar shpjegime administratës së z. Biden të argumentojnë me fakte vërtetësinë e akuzave që kanë sjellë një masë të tillë kaq ekstreme. Në të kundërt ata duhet të lirojnë Dr. Berishën nga barra e një përgjegjësie morale e cila nuk i përket vetëm atij dhe nuk i nderon as ata që e kanë aplikuar atë, nëse nuk kanë fakte.

Në pritje të një përgjigje nga ana e autoriteteve mbetemi bësimplotë se kjo çështje do të sqarohet në një të ardhme të afërt.

Lëshuar nga Bordi Drejtues i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Edi Ramës duhet t’i priten duart”/ Roland Bejko: Zërat kundër në PD, e pasuruan partinë

Publikuar

-

Nga

“Edi Ramës duhet që t’i priten duart” / Roland Bejko: Zërat kundër në PD, e pasuruan partinë

Anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko ka folur mbi situatën brenda partisë dhe zërat kundër.

Në një intervistë për Fax news ai theksoi se duhet që Edi Ramës t’i priten duart, në kuptim të figurshëm, pra t’i shkatërrohet mekanizmi që ka krijuar për manipulimin e votave.

“Secili nga drejtuesit e qarqeve prezantoi mendimin e asaj sa ndikoi në rezultat ndërhyrja e qeverisë për të deformuar vullnetin e qytetarëve, pra duke mos e lënë votën e qytetarëve të rridhte e lirë.

Duke ndaluar këtë dhe duke gjetur një përkrahje të ndërkombëtareve të cilët luajnë rol të rëndësishëm, të jeni të sigurtë që nuk do të kemi më të njëjtin deformim të vullnetit të qytetarëve.

Duhet që Edi Ramës t’i priten duart, t’i shkatërrohet kjo inxhineri që ka krijuar për manipulimin e votave, dhe përfundimisht të kemi zgjedhje të lira. Analiza vazhdon”, tha Bejko.

LEXO EDHE:  Liria e medias/ Berisha bën përgjegjës Ramën

LEXO EDHE:  1.6 miliardë euro, të pastruara në sektorin e ndërtimit/ DASH “shuplakë” qeverisë

Duke folur për zërat kundër në PD, Roland Bejko u shpreh se këto zëra vetëm sa e kanë pasuruar partinë.

Në fund ai kishte dhe një ftesë për zërat kundër të cilëve ju bëri thirrje që të luftonin së bashku për të mirën e partisë.

“Më ka ndodh dhe mua ta shoh vetën jashtë këshillit kombëtar por nuk jam larguar nga PD. Unë do t’i ftoja të qëndrojnë dhe të gjithë së bashku të luftojmë. PD doli mirë nga kuvendi në tërësi. Një parti politike nuk e pasuron vetëm elementi sasior por idetë dhe aksionet që përfundojnë me rezultate politike. Të gjithë ne kemi një qëllim, pra ta rimëkëmbim PD-në. Mbi të gjitha kemi nevojë të gjejmë një ekip pasionant . Kemi nevojë të krijojmë një lidhje të fortë midis qendrës dhe bazës”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Gjykata na ka urdhëruar të heqim kangjellat”/ Manjani ‘masakron’ Veliajn: Mamluk i Rilindjes!

Publikuar

-

Nga

Gjykata na ka urdhëruar të heqim kangjellat/ Manjani ‘masakron’ Veliajn: Mamluk i Rilindjes!

Krybashkiaku Erion Veliaj ka përmendur sot një vendim të gjykatës, për të hequr rrethimet mbrojtëse anash rrugëve të Tiranës, çka ai e ka quajtur skandaloz dhe të marrë nën lobimin e pronarëve të lokaleve apo lavazheve.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili teksa e quan Veliajn mamluk i Rilindjes, me tone të forta shton se duhet të zbatojë vendimin e gjykatës dhe mos e zgjasë shumë.

“Një gomisteri e një lavazh në Laprakë na paskan arritur të lobojnë një vendim gjykate.- thotë bashibozuku i bashkisë që bën si pronari i Tiranës.

Ejj një gomist e një lavazhier..!!

Po për shëmbjen e Teatrit Kombëtar cili lavazh e cili gomist lobboi?!

Bahhh! Fjalë e mashtrim është ky mamluk i Rilindjes!

Zbato mor vendimin e gjykatës e mos e zgjat! Siç nuk guxon askush në Paris e Londër të mos e përflasë gjykatën.

***

Por kam idenë se do ti gjendet një gjykatës edhe këtij bashibozuku, që do dijë ku tja vendosë hekurat… Një gjykatës që e ka vëllain gomist dhe çunin e xhajes lavazhier…

Kështu e kanë ngrënë edhe të tjerë…”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Neveri për njerëzit që abuzojnë”/ Eli Fara hedh poshtë akuzat: Nuk kam mashtruar kurrë

Publikuar

-

Nga

“Neveri për njerëzit që abuzojnë”/ Eli Fara hedh poshtë akuzat: Nuk kam mashtruar kurrë

Këngëtarja Eli Fara ka reaguar për herë të parë publikisht pas akuzave të publikuara në disa media, ku ajo akuzohet se ka qënë punësuar për tetë vite si drejtoreshë në dy ministri.

Në një postim në rrjetet sociale, Eli Fara hedh poshtë çdo akuzë, ndërsa thekson se çdo gjë që ka në jetë, e ka arritur me djersën e saj.

Ajo thekson se ndjen neveri për abuzuesit, dhe shton se nuk ka  firmosur kurre ne asnje bordero si drejtoreshe dhe ska marrë kurrë një pagë si e tillë.

Zoti me ka bekuar me zerin qe me fali , gjith jeten time ia kam kushtuar artit te kenges! Ndjej neveri te pa fund per njerezit qe abuzojne me jeten e te tjereve duke shpifur pafytyresisht!!!

Ndjej detyrim moral te sqaroj opinionin publik mbi lajmet e rreme nga disa portale keto dite! Nuk di te kem mashtruar apo vjedhur askend kurre ne jeten time! Kam punuar fort dhe jam krenare per rrugen qe kam ndjekur per te perballuar çdo gje me djersen time, jam krenare per edukaten qe me kane dhene prinderit e mi te mrekullueshem larg te keqiave, mashtrimeve, vjedhjeve! Deri tani nuk e kam besuar se ne bote ka njerez kaq te ligj, te paskrupullt dhe abuzive! Perse i ka sjelle zoti ne kete bote? Duke shkruar tani po shoh babain tim 88 vjeçar duke shkulur barishtet e keqia ne oborr, si mendoni do shpetoje nga ato? Zoti e befte mire per te gjithe ne!

Nuk kam firmosur kurre ne asnje bordero si drejtoreshe!!!Nuk di te kem marre ndonjehere rroge si drejtoreshe!!!! Nuk di te kem udhetuar ndonjehere si drejtoreshe!!! Kam udhetuar vetem per koncerte dhe nuk kam pasur nevoje per shoqerues! Kjo eshte e verteta!

Thone qe ne ditet me te veshtira njeh ata qe te duan por edhe ata qe mezi presin te marrin gurin e pare e te te godasin. Per keta te fundit nuk dua te flas me shume, disa prej tyre do te kene perballje ligjore. Ndersa per ata qe u shqetesuan njesoj si une dhe besojne te e verteta ime, dua ti Falenderoj pa fund!”-shkruan këngëtarja Eli Fara./CNA.al

LEXO TE PLOTE