LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi i Holandës për integrimin/ Reagon Meta

16 Qershor 2021, 13:16, Politikë CNA
Vendimi i Holandës për integrimin/ Reagon Meta

Presidenti Ilir Meta ka mbështetur vendimin  e Parlamentit holandez për integrimin e Shqipërisë në BE.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante që do të shoqërojë këtë proces.

?E përshëndes vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë.

Plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi.

Duke uruar, që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave, të ruajmë fokusin tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve?, ka shkruar Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga