Connect with Us

Udhëtime me kushte për shqiptarët/ Alimehmeti: Arsye diplomatike, jo epidemiologjike

Shëndeti

Udhëtime me kushte për shqiptarët/ Alimehmeti: Arsye diplomatike, jo epidemiologjike

Publikuar

-

Varianti Delta ka hyrë në Shqipëri?/ Epidemiologu: Simptomat janë të lehta, kush ka kaluar Covid, ka pak gjasa të infektohet

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka komentuar situatën e pandemisë në vendin tonë e cila duhet se po shkon drejt fundit.

Në një prononcim për ABC neës, u shpreh se arsyet që shumë shtete vijojnë ti kërkojnë testin negativ apo  dokumentin e vaksinimit shqiptarëve që udhëtojnë, janë më shumë diplomatike se sa epidemiologjike.

“Këto janë edhe diskutime të marrëdhënieve me jashtë, incidenca javore ka shkuar 4.6, Greqia e ka 182. Pra kemi diferencë të stërmadhe,” shprehet mjeku.

Përmirësimi  sipas mjekëve vjen për shkak të motit, imunizimit natyral dhe atij përmes vaksinimit. Madje personat që e kanë kaluar koronvirusin referuar studimeve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë të nevojshme vaksinën anti-Covid.

LEXO EDHE:  Jo çdo maskë mbron nga koronavirusi/ Mjeku poston foton dhe tregon se sa përqind mbron secila prej tyre

Sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti i cili dhe më herët është shprehur se imuniteti natyral zgjat me vite ka ardhur  koha  për rishikimin e protokolleve të vaksinimit.

Të vaksinuarit dhe ata që e kanë kaluar koronavirusin sipas mjekut Alimehmeti janë të mbrojtur dhe ndaj varianteve të reja të  Covid 19, qoftë dhe atij Indian me transmetueshmëri të lartë, tha ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë”/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Diasporës/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta shprehet se paga mujore minimale për mjekët në vendin tonë, duhet të jetë 1500 euro.

Në një prononcim për CNA.al, ajo shprehet se në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë.

Sipas saj, ajo që ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur, janë pagat e ulta, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale, arrestimet duke bërë që gjithnjë e më shumë bluzat e bardha ta braksin vendin.

“Në 30 vite demokraci janë arrestuar shumë mjekë për korrupsion dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi korrupsioni është rritur ndërsa mjekët janë liruar disa ditë apo javë pas arrestimeve për mungesë provash.

Po kjo ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa nga keqvlerësimi, paga e ulët, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet duke parë gjithnjë e më shumë për ta braktisur vendin pasi oferta e Gjermanisë dhe e shumë vendeve në Europë është tunduese edhe për vende më të ngritura të rajonit ku mjekët nuk vuajnë si në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Vaksinimi kundër Covid-19/ Nis aplikimi online në e-Albania

LEXO EDHE:  Prej një viti të mbyllur në shtëpi/ Këngëtari i famshëm flet për pasojat që ka lënë Covid-19 në jetën e tij

“Ne kërkojmë që të zbatohet sa më shpejt kërkesa jonë për pagat e mjekëve shqiptarë 1500 euro. Nisma jonë është një nismë e cila do të ketë edhe impakt jo vetëm tek mjekët, por do të rrisë edhe ndërgjegjësimin e do të minimizojë hendekun e madh mes mjekut dhe pacientit, është shprehur mjekja Meta./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot/ Manastirliu apel të rinjve mbi 18 vjeç: Shfrytëzoni fundjavën…

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se sot në vedin tonë janë vaksinuar mbi 13 mijë qytetarë ndaj COVID-19, ndërsa në total numri i të vaksinuarve ka arritur në 1 milion e 123 mijë e 253 qytetarë.

Ajo gjithashtu u bën thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç të shfrytëzojë fundjavën për t’u vaksinuar në çdo qendër shëndetësore ose të vaksinimit nga mëngjesi deri në 20:00 të mbrëmjes.

LEXO EDHE:  U infektua pas vaksinimit/ Alimehmeti për rastin e Piperos: Covid ka dhe raste të pashpjegueshme

“Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, ndërsa janë 1,123,253 vaksinime të kryera që prej fillimit të këtij procesi jetik👍🏼

Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzoni fundjavën për t’u vaksinuar nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, në qendrat shëndetësore ose në qendrat e vaksinimit të përqëndruar kudo në vend”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritja e rasteve me Covid/ Rakacolli: Sinjale të forta për praninë e variantit Delta në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Rritja e rasteve me Covid/ Rakacolli: Sinjale të forta për praninë e variantit Delta në Shqipëri

Megjithëse në vendin tone nuk ka ende një konfirmim zyrtar për praninë e variantit Delta zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacollin, është shprehur se sinjalet për praninë e tij janë të forta.

E ftuar në “Report Tv”, Rakacolli, Rakacolli u shpreh se rritja e rasteve ka dy shkaqet: prania e variantit Delta dhe grumbullimet gjatë Kampionatit Europian.

“Rritja e rasteve nuk jen nga lirimi i masave, por mund ketë dy arsye, një mund të jetë fakti i pranisë së mutacionit Delta që ka infektueshmëri më të lartë dhe grumbullimet që ndodhën gjatë Kampionatit Europian. Këto janë shkaqet, jo lirimi i masave sepse masat nuk janë liruar në atë masë që të sjellin rritje të infektimeve. Megjithatë, situata është tërësisht e kontrolluar. Zyrtarisht nuk e kemi konfirmuar ende praninë e variantit Delta, por sinjalet janë të forta për praninë e këtij virusi”, tha Rakacolli.

LEXO EDHE:  Vaksinimi kundër Covid-19/ Nis aplikimi online në e-Albania

Sipas zv.ministres, e vetmja armë që kemi kundër këtij varianti të COVID është vaksinimi, duke i bërë apel qytetarëve që të përfitojnë nga ditët e hapura të vaksinimit.

LEXO EDHE:  Lajm i mirë për ata që kanë kaluar Covid-in/ Alimehmeti publikon studimin e fundit

“Ka rënë mosha e personave të infektuar, nëse më parë predominonte te moshat mbi 40-vjeç e sipër, tani grupmosha më e prekur është 15-45 vjeç, fasha e pavaksinuar. Kush është mbi 18-vjeç, duhet të drejtohet te qendra e vaksinimit, është e vetmja mënyrë për të shmangur infektimin”, u shpreh ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE