Connect with Us

Tensione të larta, synime modeste në takimin Biden-Putin

Bota

Tensione të larta, synime modeste në takimin Biden-Putin

Publikuar

-

Presidentët Biden dhe Putin takohen të mërkurën në një kohë kur mes dy vendeve ekzistojnë mosmarrëveshje të thella dhe shpresat për arritje të rëndësishme mbeten të pakta.

Të dyja palët kanë thënë se takimi në vilën piktoreske buzë liqenit në Gjenevë do të sjellë marrëdhënie më të stabilizuara, megjithëse të dyja palët u përmbahen qëndrimeve diametralisht të kundërta për pika fërkimi si ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane, sulmet kibernetike dhe agresioni rus në Ukrainë.

“Nuk presim një listë të gjatë arritjesh nga ky takim,” tha një zyrtar amerikan gjatë udhëtimit me avionin presidencial për në Gjenevë, duke shtuar se dy udhëheqësit pritet të dikutojnë për orë të tëra.

Marrëdhëniet janë acaruar prej vitesh, duke filluar me aneksimin e Krimesë nga Rusia në 2014, ndërhyrjen e rusëve në Siri në 2015 dhe akuzat amerikane, të kundërshtuara nga Kremlini, se Rusia është përzjerë në zgjedhjet amerikane.

Komenti i Presidentit Biden në mars se Putini është “vrasës” e acaruan edhe më tej situatën, duke rezultuar në thirrjen nga Kremlini të ambasadorit të tij në Uashington. Në prill, SHBA thirrën ambasadorin e tyre në Moskë. Asnjë prej tyre nuk është kthyer ende në post.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se SHBA synon të arrijë një numër “ndarje detyrash” që në zhargonin qeveritar në Uashington nënkupton emërimin e disa funksionarëve nga të dyja palët për të vazhduar diskutimet në nivel më të ulët “për tema ku mund të punohet bashkarisht për të avancuar interesat kombëtare dhe për ta bërë botën më të sigurtë”.

LEXO EDHE:  Horoskopi sipas Paolo Fox/ Zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme

Kontrolli i armëve është një nga temat ku gjatë viteve është regjistruar mirëkuptim, megjithë fërkimet në fusha të tjera.

Vladimir Frolov, ish-diplomat rus, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se Presidenti Putin dëshiron marrëdhënie me respekt dhe kërkon të trajtohet si anëtarët e ish-Byrosë Politike të Bashkimit Sovjetik në vitet 1960-1980, që “një trajtim që në mënyrë simbolike ta vlerësojë Rusinë si një fuqi e barabartë strategjike me Shtetet e Bashkuaraa”.

“Në këmbim, Moska mund të tregohet e gatshme të reduktojë disa nga marrëzitë që ka bërë,” tha zoti Frolov, duke shtuar se me këtë term nënkupton se “s’do ketë më helmime, dhunë fizike, arrestime e rrëmbime të shtetasve amerikanë e rusë. S’do të ketë ndërhyrje në punët e brendshme”.

Dmitri Trenin, drejtor i Qendrës Carnegie në Moskë thotë se për takimin janë paracaktuar synime modeste:

“Suksesi i parë nga ky takim në Gjenevë do të jetë fakti që palët nuk u zunë me grushte, pra nuk do të ketë nevojë për një konflikt ushtarak,” thotë ai.

Një shenjë simbolike e tensionit mes dy udhëheqësve është fakti që nuk është planifikuar drekë e përbashkët Biden-Putin dhe secili prej tyre do të zhvillojë një konferencë të veçantë për shtyp.

“(Biden dhe Putin) nuk do ndajnë bukë bashkë,” tha zyrtari i lartë amerikan.

Megjithëse atmosfera do të jetë solemne dhe e nderë, sfondi do të jetë spektakolar: një vilë elegante me një kopësht prej 30 ha në brigjet e Liqenit të Gjenevës./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Publikuar

-

Nga

SHBA do të kërkojë nga Kina t'u përmbahet "rregullave të lojës"

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t’i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin, por me rregulla të barabarta loje, që synojnë parandalimin e konflikteve, thanë zyrtarë të lartë amerikanë.

Në njoftimin për shtyp, që i paraprin bisedimeve të zonjës Sherman me Këshilltarin e Shtetit kinez dhe Ministrin e Jashtëm Wang Yi, në Tianjin, thuhej se dy ekonomive më të mëdha në botë u duhet të gjejnë mënyra të përgjegjshme për të menaxhuar konkurrencën.

Ajo do të nënvizojë se ne nuk duam që një konkurrencë e ashpër dhe e vazhdueshme të shndërrohet në konflikt“, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane, përpara që atij që do të jetë takimi i parë i rangut të lartë ballë për ballë mes Uashingtonit dhe Pekinit, pas disa muajsh. Kjo është pjesë e përpjekjeve që të dyja palët po bëjnë për të qetësuar marrëdhëniet e acaruara.

LEXO EDHE:  Zyrtarët e NATO-s: Trupat e aleancës do të qëndrojnë në Afganistan përtej majit

Kjo është arsyeja pse SHBA-ja dëshiron të sigurojë parametra për të menaxhuar me përgjegjësi marrëdhëniet“, tha zyrtari amerikan. “Ajo (zonja Sherman) do të bëjë të qartë se ndërsa ne e mirëpresim konkurrencën e fortë e të qëndrueshme me Kinën, të gjithë duhet të luajnë me rregulla të barabarta loje“.

LEXO EDHE:  Horoskopi sipas Paolo Fox/ Zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme

Zonja Sherman pritet të mbërrijë të dielën në Tianjin, një qytet në juglindje të Pekinit dhe do të qëndrojë deri të hënën.

Ndërkohë javën tjetër Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin do të udhëtojë drejt Singaporit, Vietnamit e Filipineve ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Indinë, shenja të një përpjekjeve të SHBA-së për të intensifikuar angazhimin në këtë rajon ndërsa Kina po sfidon ndikimin e Uashingtonit në Azi./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Publikuar

-

Nga

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Mes dhunës së vazhdueshme në Afganistan, duke përfshirë dhe raketat që ranë këtë javë pranë pallatit presidencial gjatë lutjeve me rastin e Bajramit, talibanët po bëjnë thirrje që Presidenti Ashraf Ghani të tërhiqet si kusht për të negociuar me pas një zgjidhje politike.

Të premten, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Presidenti Biden mbështet udhëheqësit e popullit afgan, duke përfshirë Ashraf Ghanin. Ajo tha se po zhvillohen negociata të vazhdueshme mes udhëheqësve afganë dhe talebanëve.

Ne besojmë se një zgjidhje politike është rezultati i vetëm për paqen e qëndrueshme në Afganistan, por ne do të vazhdojmë të sigurojmë mbështetje për qeverinë në disa forma: si ndihma humanitare, mbështetje dhe trajnime për forcat e sigurisë dhe gjithashtu do të vazhdojmë t’i inkurajojmë ata të marrin një rol udhëheqës në mbrojtjen e popullatës”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Përfundon takimi i Bashës me kandidatët për deputetë/ Zbardhen diskutimet

LEXO EDHE:  Zyrtarët e NATO-s: Trupat e aleancës do të qëndrojnë në Afganistan përtej majit

Në fillim të kësaj jave në Pentagon, gjenerali i Ushtrisë Mark Milley bëri një vlerësim të situatës dhe të asaj që mund të ndodh në Afganistan.

“Ekziston një mundësi për të negociuar ende. Ekziston një mundësi që talibanët të marrin kontrollin e plotë, janë disa skenarë në lojë. Ne jemi duke monitoruar nga afër. Përfundimi ende nuk dihet”, tha Gjeneral Mark Milley, Kreu i Shtatëmadhorisë amerikane.

Në një takim virtual me gazetarët amerikanë të premten, disa anëtarë kryesorë të parlamentit afgan kërkuan që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të ndihmojnë me fonde e të mbështesin forcat e sigurisë.

Ata gjithashtu kërkuan më shumë dronë amerikanë për të sulmuar artilerinë talibane. Ligjvënësit afganë thanë se situata do të përkeqësohet me tej me largimin e forcat amerikane në shtator./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Indi, mbi 100 të vdekur, mijëra të evakuuar nga përmbytjet

Publikuar

-

Nga

Indi, mbi 100 të vdekur, mijëra të evakuuar nga përmbytjet

Zyrtarët indianë njoftuan se më shumë se 100 vetë kanë humbur jeten e me dhjetëra mijëra janë evakuuar, në shtetit Maharashtra të Indisë i cili po përballet me shira të furishëm, që kanë shkaktuar përmbytje të mëdha e rrëshqitje dheu.

Kryeministri Narendra Modi shrehu dhimbjen e tij mbi jetët e humbura.

Autoritetet njoftuna se ushtria po ndihmon ekipet e shpëtimit në përpjekjet e tyre për të gjetur të mbijetuar.

LEXO EDHE:  Rikthehen tensionet në Mesdhe/ Anija turke “Oruc Reis” i afrohet territorit të Greqisë

LEXO EDHE:  Basha kërkoi takim me njeriun e Soros që sulmoi Trump

Parashikuesit e motit thonë se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe për disa ditë./voa

LEXO TE PLOTE