Connect with Us

Takimi Biden-Putin/ Hoti: Marrëdhëniet SHBA-Rusi, në pikën më të ulët

Bota

Takimi Biden-Putin/ Hoti: Marrëdhëniet SHBA-Rusi, në pikën më të ulët

Publikuar

-

Takimi Biden-Putin/ Hoti: Marrëdhëniet SHBA-Rusi, në pikën më të ulët

Dritan Hoti, pedagog për Marrëdhëniet Ndërkombëtare thotë se takimi mes Joe Biden dhe Vladimir Putin ka ardhur në një moment kur marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë ndodheshin në pikën më të ulët.

Sipas tij ky takim i mbajtur në Gjenevë ka frenuar degradimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy superfuqive.

Pedagogu Hoti i cilëson deklaratat e bërë nga Putin pas takimit si “protokollare”, pasi në realitet “marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë aspak të mira, janë në gjendje agresivitet dhe rivalitet që nuk e kemi parë që pas Luftës së Ftohtë”.

Dritan Hoti gjatë një interviste në Euronews Albania tha se një nga çështjet problematike lidhet me Ukrainën dhe sigurinë në Evropë.

“Rusia me Ukrainën do të ishte një Rusia Perandorake, Rusia pa Ukrainën do të jetë një shtet komb. Kjo është thembra e Akilit, është e lidhur me sigurinë në Evropë, është e lidhur me praktikat e diplomacisë dhe spiunazhit rus në Evropë që është sponsorizimi i ekstremit të djathtë dhe populizmi për të prodhuar njëlloj çrregullimi në Evropë”, u pedagogu për Marrëdhëniet Ndërkombëtare./euronews

LEXO EDHE:  E tregojnë provat në SHBA/ Vaksina AstraZeneca e sigurt

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Aksidenti tragjik në Kroaci/ Kurti dhe ministrat mbërrijnë me helikopter në vendngjarje

Publikuar

-

Nga

Aksidenti tragjik/ Albin Kurti mbërrin me helikopter në Kroaci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur të dielën në mbrëmje me helikopter në qytetin Sllavonski Brod në Kroaci, bashkë me disa ministra të kabinetit të tij qeveritar, për të vizituar të plagosurit dhe familjarët e viktimave të një aksidenti me autobus   këtë zonë.

Si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 25 korrik, kanë vdekur 10 persona, ndërsa mbi 40 të tjerë janë plagosur.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

Zyrtarët e Kosovës janë pritur nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, si dhe ministri i Jashtëm kroat, Gordan Gërliq Radman.

Bashkë më Kurtin në Kroaci janë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

LEXO EDHE:  LIVE – Panik në SHBA/ Një person ngjitet në “Statujën e Lirisë”, evakuohen turistët

LEXO EDHE:  Ambasadori amerikan thirrje Britanisë/ Rreshtohuni krah nesh

Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit.

Zëvendës-Prokurori i Shtetit Komunal Sllavko Pranjiq, ka thënë se shoferi, i cili është gjetur në vendin e ngjarjes, është arrestuar ndërkohë.

“Shoferi është arrestuar nën dyshimin për drejtim të automjetit në mënyrë jo të duhur. Shkaqet e daljes nga rruga të autobusit do të përcaktohen kur të merren provat, ka thënë ai.

Pranjiq ka thënë po ashtu se përgjatë dëshmisë së tij, shoferi ka thënë se ka rënë në gjumë për një moment.

“Por ne do të përcaktojmë gjithçka më vonë”, ka thënë mes tjerash Pranjiq.

Më herët, drejtori i Mbrojtjes Civile Kroate, Damir Trut, u ka thënë gazetarëve se nëntë pasagjerë dhe një shofer kanë vdekur, duke deklaruar se në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë.

Ministri kroat i Shëndetësisë Vili Berosh, ka thënë në vendin e aksidentit se, në autobus kanë qenë 15 të mitur, prej të cilëve, një vajzë e plagosur rëndë.

LEXO TE PLOTE

Bota

Varianti Delta përhapet në pothuajse të gjitha shtetet amerikane

Publikuar

-

Nga

Varianti Delta përhapet në pothuajse të gjitha shtetet amerikane

Në pothuajse 50 shtetet amerikane po rritet numri i të infektuarve me variantin Delta të koronavirusit. Ndërsa shtohet numri i të shtruarve në spital, vaksinimi duket se ka ngecur në vend. Deri më tani, pothuajse më pak se gjysma e popullsisë së vendit është vaksinuar plotësisht. Mesatarja e infektimeve për periudhën shtatë ditore është mbi 40 mijë raste në ditë, një rritje prej më shumë se 46% krahasur me një javë më parë.

Me rreth 100 milionë amerikanë ende të pavaksinuar, punonjësit e kujdesit shëndetësor po përballen me rritjen e valës së re të infektimve dhe po bëjnë thirrje për vaksinim. Abigail Pimiento është infermiere në pavionin e kujdesit intensiv në Spitalin St. Joseph në Providence.

“Pacientët që kemi janë provë e gjallë, se nëse mundeni, ju lutemi vaksinohuni”, thotë një infermiere.

Në mbarë vendin më shumë se 25 mijë pacientë po trajtohen në spitale për koronavirus. Kryesisht të pavaksinuarit janë ata që po infektohen.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e parakohshme/ PD i përgjigjet Ramës: I kërkon SHBA dhe BE

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e parakohshme/ PD i përgjigjet Ramës: I kërkon SHBA dhe BE

Brian Parisi nuk është vaksinuar. Ai po lufton me virusin në një pavion të kujdesit intensiv në një spital të Kalifornisë. Por qëndrimi i tij për vaksinimin nuk ka ndryshuar.

“Po prisja që vaksinat të merrnin miratimin e plotë. Nuk e mendoj që do të kishte bërë ndonjë ndryshim”, thotë i infektuari me koronavirus.

Luiziana, Arkansa dhe Florida po përjetojnë ritmet më të larta të infektimeve. Nga 23 mijë infektime dy javë më parë në Florida, ai shtet shënoi 73 mijë raste të premten.

Pavarësisht shtimit të rasteve, mijëra amerikanë morën pjesë në një nga festivalet më të mëdha në botë të muzikës hip-hop në Majami të Floridës.

Problem në rritje është bërë edhe infektimi i të vaksinuarve. Në qytetin Provincetown në Masaçusets, mes 430 rastesh të infektuarish, pothuajse 70% e tyre janë individë të vaksinuar plotësisht. Ekspertët thonë se vaksinimi zbut simptomat për të infektuarit dhe ul rreziqet për jetën./voa

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksidenti tragjik në Kroaci/ 15 prej të plagosurve të mitur, 1 në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Aksidenti tragjik në Kroaci/ 15 prej të plagosurve të mitur, 1 në gjendje të rëndë

Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Berosh ka dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të lënduar nga aksidenti tragjik i mëngjesit të sotëm, në të cilin humbën jetën 10 persona.

Berosh tregoi se në mesin e personave që po udhëtonin me autobusin që u aksidentuar ishin të pranishëm edhe 15 të mitur, prej të cilëve 1 vajzë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

 “Sipas të dhënave te momentit të cilat edhe mund të ndryshojnë, janë aksidentuar 69 persona, 67 pasagjerë dhe dy shoferë, nga ta fatkeqësisht kanë vdekur 10 persona,42 të lënduar janë dërguar në spital në Slavonsko Brod kurse dy janë hospitalizuar në Nova Gradisht. 

Në Nova Gradisht është një i lënduar i cili ka lëndime të kurrizit, për çka e kemi aranzhuar dërgimin në klinikën e traumatologjisë në Zagreb. Kemi edhe të lënduar rëndë, që janë 15, tre janë në operacion, kurse të tjerët janë duke u diagnostikuar, është e mundur qe edhe ndonjë që është duke u trajtuar të marr diagnozën e të lënduarit rëndë, kështu qe gjithçka është e mundur. 

Ajo që po e theksoj që në fatkeqësi ishin edhe15 të mitur, nga të cilët një vajzë ka lëndime të rënda, kurse të tjerët janë pranuar këtu”, tregoi ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE