Connect with Us

Sulmet kibernetike tashmë në axhendën e bisedimeve mes superfuqive

Bota

Sulmet kibernetike tashmë në axhendën e bisedimeve mes superfuqive

Publikuar

-

Shtëpia e Bardhë thotë se sulmet kibernetike do të jenë një “temë e rëndësishme” në takimin mes presidentëve Biden dhe Putin.

Deri para pak vitesh, programe keqbërëse kompiuterike që përhapen përmes rrjeteve dixhitale shiheshin si krim financiar dhe nuk mendohej që do të dilnin një ditë ndër temat kryesore në axhendën e një takimi mes udhëheqësve të dy fuqive botërore.

Por muajin e kaluar kjo temë doli në qendër të prioriteteve gjeopolitike pasi keqbërës dixhitalë që besohet se vepronin nga Rusia, penetruan në rrjetin dixhital të një kompanie amerikane që operon një tubacion të rëndësishëm nafte, si dhe në rrjetin e një gjigandi global për përpunimin e mishit duke u bërë presion kompanive t’u jepnin miliona dollarë shpërblim për të mos dëmtuar sistemet e tyre operuese.

Megjithëse zyrtarët amerikanë nuk e kanë akuzuar Rusinë për rol direkt në këto incidente, disa ligjvënës thonë se krminelët që operojnë në hapësirën dixhitale shpesh veprojnë me dijeninë, në mos me miratimin e Kremlinit. Presidenti Biden ka qenë nën presion ta ngrejë këtë temë me të madhe në takimin me Presidentin Putin.

Në një sulm kibernetik, kriminelët tjetërsojnë informacionin dixhital të një kompanie përmes një programi kompiuterik. Ata i kërkojnë kompanisë shpërblim për t’i kthyer të dhënat në funksionim të rregullt, që realizohet përmes një çelësi dixhital që e normalizon sistemin. Shpesh kriminelët e hapësirës dixhitale i ofrojnë ndihmë një grupi konkurrent dhe ndajnë bashkë përfitimet. Kjo, thonë zyrtarët, ka çuar në shtim të numrit të ekspertëve të informatikës që përfshihen në këtë biznes të paligjshëm por shumë fitimprurës.

Në vijim, tre pyetje për rolin e Rusisë në këto sulme kibernetike:

Përse flasin rusisht shumë grupe kriminale të hapësirës dixhitale?

Firmat e sigurisë kibernetike ndjekin aktivitetin e hakerëve në mbarë botën. Shumë prej tyre besohet se operojnë nga Rusia si dhe republika të tjera ish-sovjetike si Bjellorusia, Ukraina, Kazakistani dhe Letonia, sipas firmës “Recorded Future”.

Kjo kompani mbikqyr aktivitetin e afro 15 grupeve që flasin rusisht. Firma amerikano-izraelite “Check Point” ndjek shtatë grupe të tjera, ndër ta edhe grupe përgjegjëse për sulme të rënda gjatë viteve të fundit, si DarkSide dhe REvil që goditën përkatësisht tubacionin e naftës Colonial Pipeline dhe furnizuesin e mishit JBS në javët e fundit.

Këtë vit u zbulua edhe grupi Babuk, një tjetër rrjet me rusisht-folës, i cili ka sulmuar të paktën pesë entitete të rëndësishme.

Këto grupe rusisht-folëse ndjekin një rregull të pashkruar: Shmangin kompani e institucione në Rusi dhe republika ish-sovjetike gjë që u lë dorë të lirë të sulmojnë të tjerët pa u goditur nga autoritetet ruse. Një tjetër rregull: ata bashkëpunojnë vetëm me grupe të tjera rusisht-folëse.

LEXO EDHE:  Ekspertët: Mos zgjidhni mes vaksinave, merrni cilëndo që u jepet

A ka lidhje mes hakerëve dhe Kremlinit?

Qeveria ruse ka hedhur poshtë akuzat për rol në sulmet e fundit kibernetike në SHBA. Ndërkaq mbetet e paqartë se çfarë lidhjesh ekzistojnë mes Kremlinit dhe këtyre rrjeteve të shantazhit online.

Pas sulmit ndaj tubacionit Colonial Pipeline, Presidenti Biden tha se deri tani “nuk është parë ndonjë provë nga shërbimet e zbulimit për përfshirje nga Rusia, por ka prova se këta aktorë dhe programe të rrezikshme janë në Rusi”.

Drejtori i FBI-së Christopher Wray tha gjatë një seance me dëshmi në Kongres se nuk mund të fliste për lidhjet mes Kremlinit dhe këtyre grupeve, po shtoi se “këta hakerë janë individë që ndoshta jo rastësisht godasin viktima që flasin anglisht”.

Ligjvënësit e kanë akuzuar haptazi Rusinë duke thënë se sulme të tilla nuk mund të ndodhin së paku pa miratimin e heshtur të Kremlinit.

Vija ndarëse mes keqbërësve dixhitalë dhe entiteteve shtetërore mbetet e paqartë. Shumë hakerë që veprojnë në Rusi mund të jenë në shërbim të zbulimit rus gjatë ditës dhe në “kohën e lirë” kryejnë sulme kibernetike për përfitim personal, tha ligjvënësi demokrat Marc Warner.

Si po u përgjigjen SHBA kërcënimeve kibernetike?

Pasi sulmet kibernetike janë deklaruar gjerësisht si një kërcënim i ri për sigurinë kombëtare, disa ligjvënës dhe ekspertë të sigurisë po bëjnë thirrje për një përgjigje më agresive nga ana e SHBA. Departamenti i Drejtësisë krijoi kohët e fundit një grup pune të përqëndruar tek programet keqbërëse dixhitale. Ky grup pune arriti të bllokojë pjesën më të madhe të shumës prej 5 milionë dollarësh që kompania Colonial Pipeline u kishte paguar hakerëve për të kthyer në funksionim sistemin. Por ligjvënësit duan rezultate më konkrete në këto përpjekje.

“Duhet të fillojmë të analizojmë mundësinë e hedhjes në sulm dhe t’i godasim këto rrjete,” tha ligjvënësi republikan Michael McCaul gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve.

Ekspertët e mbështesin idenë e një qëndrimi më agresiv.

Para takimit Biden-Putin, udhëheqësi rus pat ngritur idenë e një marrëveshjeje dypalëshe për të shkëmbyer dhe ekstraduar kriminelët e hapësirës dixhitale mes SHBA dhe Rusisë. Në takimin e G-7, Presidenti Biden tha se ishte i hapur ndaj idesë së homologut rus.

Më pas, këshilltari i presidentit amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan ofroi shpjegime lidhur me deklaratën e zotit Biden, duke thënë se presidenti “nuk po thotë se do të shkëmbejë kriminelë të hapësirës dixhitale me Rusinë,” por se është dakord me idenë se këta individë keqbërës duhet të mbahen përgjegjës në të dy vendet. VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Publikuar

-

Nga

SHBA do të kërkojë nga Kina t'u përmbahet "rregullave të lojës"

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t’i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin, por me rregulla të barabarta loje, që synojnë parandalimin e konflikteve, thanë zyrtarë të lartë amerikanë.

Në njoftimin për shtyp, që i paraprin bisedimeve të zonjës Sherman me Këshilltarin e Shtetit kinez dhe Ministrin e Jashtëm Wang Yi, në Tianjin, thuhej se dy ekonomive më të mëdha në botë u duhet të gjejnë mënyra të përgjegjshme për të menaxhuar konkurrencën.

Ajo do të nënvizojë se ne nuk duam që një konkurrencë e ashpër dhe e vazhdueshme të shndërrohet në konflikt“, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane, përpara që atij që do të jetë takimi i parë i rangut të lartë ballë për ballë mes Uashingtonit dhe Pekinit, pas disa muajsh. Kjo është pjesë e përpjekjeve që të dyja palët po bëjnë për të qetësuar marrëdhëniet e acaruara.

LEXO EDHE:  Pse presidenti Meta ka të drejtë kur tallet me ekspertët e nivelit të lartë!

Kjo është arsyeja pse SHBA-ja dëshiron të sigurojë parametra për të menaxhuar me përgjegjësi marrëdhëniet“, tha zyrtari amerikan. “Ajo (zonja Sherman) do të bëjë të qartë se ndërsa ne e mirëpresim konkurrencën e fortë e të qëndrueshme me Kinën, të gjithë duhet të luajnë me rregulla të barabarta loje“.

LEXO EDHE:  Maqedoni, shtate eksperte do analizojne shkaqet e permbytjeve ne Tetove

Zonja Sherman pritet të mbërrijë të dielën në Tianjin, një qytet në juglindje të Pekinit dhe do të qëndrojë deri të hënën.

Ndërkohë javën tjetër Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin do të udhëtojë drejt Singaporit, Vietnamit e Filipineve ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Indinë, shenja të një përpjekjeve të SHBA-së për të intensifikuar angazhimin në këtë rajon ndërsa Kina po sfidon ndikimin e Uashingtonit në Azi./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Publikuar

-

Nga

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Mes dhunës së vazhdueshme në Afganistan, duke përfshirë dhe raketat që ranë këtë javë pranë pallatit presidencial gjatë lutjeve me rastin e Bajramit, talibanët po bëjnë thirrje që Presidenti Ashraf Ghani të tërhiqet si kusht për të negociuar me pas një zgjidhje politike.

Të premten, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Presidenti Biden mbështet udhëheqësit e popullit afgan, duke përfshirë Ashraf Ghanin. Ajo tha se po zhvillohen negociata të vazhdueshme mes udhëheqësve afganë dhe talebanëve.

Ne besojmë se një zgjidhje politike është rezultati i vetëm për paqen e qëndrueshme në Afganistan, por ne do të vazhdojmë të sigurojmë mbështetje për qeverinë në disa forma: si ndihma humanitare, mbështetje dhe trajnime për forcat e sigurisë dhe gjithashtu do të vazhdojmë t’i inkurajojmë ata të marrin një rol udhëheqës në mbrojtjen e popullatës”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Pse presidenti Meta ka të drejtë kur tallet me ekspertët e nivelit të lartë!

LEXO EDHE:  Ekspertët në SHBA: Mediat sociale luajtën rol të drejtpërdrejtë në ngjarjet në Kapitol

Në fillim të kësaj jave në Pentagon, gjenerali i Ushtrisë Mark Milley bëri një vlerësim të situatës dhe të asaj që mund të ndodh në Afganistan.

“Ekziston një mundësi për të negociuar ende. Ekziston një mundësi që talibanët të marrin kontrollin e plotë, janë disa skenarë në lojë. Ne jemi duke monitoruar nga afër. Përfundimi ende nuk dihet”, tha Gjeneral Mark Milley, Kreu i Shtatëmadhorisë amerikane.

Në një takim virtual me gazetarët amerikanë të premten, disa anëtarë kryesorë të parlamentit afgan kërkuan që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të ndihmojnë me fonde e të mbështesin forcat e sigurisë.

Ata gjithashtu kërkuan më shumë dronë amerikanë për të sulmuar artilerinë talibane. Ligjvënësit afganë thanë se situata do të përkeqësohet me tej me largimin e forcat amerikane në shtator./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Indi, mbi 100 të vdekur, mijëra të evakuuar nga përmbytjet

Publikuar

-

Nga

Indi, mbi 100 të vdekur, mijëra të evakuuar nga përmbytjet

Zyrtarët indianë njoftuan se më shumë se 100 vetë kanë humbur jeten e me dhjetëra mijëra janë evakuuar, në shtetit Maharashtra të Indisë i cili po përballet me shira të furishëm, që kanë shkaktuar përmbytje të mëdha e rrëshqitje dheu.

Kryeministri Narendra Modi shrehu dhimbjen e tij mbi jetët e humbura.

Autoritetet njoftuna se ushtria po ndihmon ekipet e shpëtimit në përpjekjet e tyre për të gjetur të mbijetuar.

LEXO EDHE:  Ekspertët: Mos zgjidhni mes vaksinave, merrni cilëndo që u jepet

LEXO EDHE:  Meta kritikon Komitetin Teknik të Ekspertëve/ Është në diktat të qeverisë

Parashikuesit e motit thonë se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe për disa ditë./voa

LEXO TE PLOTE