Connect with Us

Stadium me 1500 vende dhe president mesfushorin, kundërshtarët e Partizanit një ekip… fshati

Sport

Stadium me 1500 vende dhe president mesfushorin, kundërshtarët e Partizanit një ekip… fshati

Publikuar

-

Partizani “peshkoi” dje për Conference League skuadrën e FC Stintful Gheorghe Suruceni nga Moldavia. Si fitues të Kupës së Moldavisë këtë vit, Stintful ishte edhe sezonin e shkuar pjesë e kualifikueseve të Europa League, duke u eleminuar nga Partizani i Beogradit.

Ekipi është vendosur në rrethinat e Chisinau, kryeqytetit moldav. Zona ku zhvillon aktivitetin kundërshtari i Partizanit ka një popullsi prej 3 mijë banorësh, ndërsa stadiumi ku zhvillohen ndeshjet mban 1500 spektatorë. Vështirë se UEFA do lejojë që sfida e Conference League të luhet në atë stadium.

President i ekipit është Petru Ojeg, që luan edhe si mesfushor i ekipit. 30 vjeçari investon në klub, teksa pronar është Valeriu Renita, biznesmen i njohur në Moldavi. Klubi është fitues në fuqi i Kupës dhe para dy viteve nënkampion i vendit. I themeluar në 2003, kundërshtarët e Partizanit vetëm në sezonin 2008-09 luajtën në elitën e vendit. Ndeshjet e Conference League luhen në 8 dhe 15 korrik. Sfida e parë luhet në Moldavi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Zhvilloi një super Europian, Juventusi rinovon me Kielinin

Publikuar

-

Nga

Xhiorxhio Kielini do të vazhdojë të luajë me Juventusin. Telenovela ka marrë fund sot zyrtarisht, teksa klubi bardhezi ka bërë të ditur se ka rinovuar kontratën e mbrojtësit i cili ishte kapiteni i Italisë në Euro 2020. Kontrata e futbollistit kishte përfunduar në qershor dhe palët nuk ishin ulur në tavolinën e bisedimeve, duke hapur skenarë të ndryshëm e spekulime në media. Por me sa duket gjithçka është shtyrë vetëm për të mos shqetësuar Kielinin gjatë pushimeve, pasi me përfundimin e tyre, mbrojtësi ka hedhur shpejt firmën në kontratë.

Ajo që pakkush priste ishte në fakt kohëzgjatja e kontratës. Për rinovimet e “veteranëve”, Juventusi ka përdorur zakonisht strategjinë e firmës për vetëm një sezon. Por klubi bëri të ditur se Kielini ka rinovuar deri në qershorin e vitit 2023 me Juventusin, për dy sezonet e ardhshme. Një mesazh i qartë për ata që dyshuan në vazhdimin e bashkëpunimit, por edhe i vetë mbrojtësit 36-vjeçar i cili me sa duket kërkon që të jetë protagonist edhe në Botërorin 2022 me fanellën e Italisë.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Arrihet akordi, Messi rinovon për 5 vite me Barçën, pritet vetëm zyrtarizimi

Publikuar

-

Nga

Lionel Messi ende nuk dalë në stërvitje me Barcelonën për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, por rinovimi i kontratës së yllit argjentinas me klubin blaugrana është vetëm çështje ditësh.

Sport.es raporton se akordi mes 6-herë fituesit të Topit të Artë dhe presidentit të Barçës Joan Laporta është arritur.

Messi ka pranuar të reduktojë në masën 50% pagën aktuale për të qëndruar te Barcelona, duke rinovuar për 5 vitet e ardhshme.

Media katalanase raporton se zyrtarizimi i zgjatjes së kontratës do të vijë brenda kësaj jave. Messi vazhdon të shijojë pushimet dhe rikthimi në “Camp Nou” do të nisë me firmëm mbi kontratën e re me klubin e jetës.

LEXO TE PLOTE

Sport

Teuta godet në merkato, merr një sulmues holandez dhe Pano Qirkon!

Publikuar

-

Nga

Teuta godet sërish në merkato. Kampionët e Shqipërisë kanë arritur akordin me sulmuesin holandez Arsenio Valpoort kalimi i të cilit te durrsakët është vetëm çështje ditësh pasi marrëveshja është mbyllur. 28-vjeçari tulipan vjen nga kampionati qipriot teksa në sezonin e fundit mbajti veshur fanellën e Ermis në elitën e futbollit të shtetit ishullor me të cilët u aktivizua në 15 takime duke realizuar dhe 2 gola. Valpoort nga 1 korriku ishte një lojtar i lirë në treg ndërkohë që karrierën e tij e ka nisur te Herenveen me të cilët ka debutuar edhe në Eredivisie ndërkohë që në Holandë ka spikatur më shumë me skuadrat e RKC Waalwijk dhe Almere City në Eerste Divisie.

Në karrierën e tij Valpoort ka shëtitur shumë teksa është aktivizuar edhe me Ferencvaros në Hungari, Beitar Jerusalem në Izrael, Busan IPark në Korenë e Jugut dhe Roeselare në Belgjikë. Te Teuta Valpoort do të zëvendësojë Taulant Seferin i cili pas ndeshjeve të Europës do të rikthehet te Tirana por edhe Blerim Krasniqin që ka gjetur pak hapësira dhe me shumë gjasa do të transferohet te Gjilani në Superligën e Kosovës. Ndërkohë drejtuesit e klubit bregdetar kanë arritur akordin me Bylisin edhe për afrimin e Pano Qirkos. Gardiani i cili spikati me ballshiotët sezonin e shkuar do të transferohet te Teuta për një vlerë financiare që nuk bëhet e ditur ndërkohë që ballshiotët do të ruajnë edhe një përqindje të kartonit në rast rishitjeje në të ardhmen. Te djemtë e detit Pano Qirko do të marrë vendin e Stivi Frashërit i cili pas ndeshjeve të Europës do të transferohet te Ballkani në Kosovë.

LEXO TE PLOTE