Connect with Us

ShBA, studimi: Rreth 25% e pacientëve me COVID-19 përjetojnë simptoma afatgjata të sëmundjes

Bota

ShBA, studimi: Rreth 25% e pacientëve me COVID-19 përjetojnë simptoma afatgjata të sëmundjes

Publikuar

-

ShBA, studimi: Rreth 25% e pacientëve me COVID-19 përjetojnë simptoma afatgjata të sëmundjes

Një studim i ri në Shtetet e Bashkuara zbulon se rreth 25 për qind e pacientëve me COVID-19 kanë përjetuan probleme të reja shëndetësore pas një periudhe të konsiderueshme kohore nga diagnostikimi fillestar.

Grupi jofitimprurës “FAIR Health” analizoi të dhënat mbi sigurimet shëndetësore të rreth dy milionë personave nga muaji shkurt i vitit 2020 në shkurtin e këtij viti. Studimi gjeti se problemet e reja shëndetësore më të zakonshme tek pacientët “mbartës të simptomave të COVID-it për një kohë të gjatë”, përfshinin dhimbje trupi, vështirësi në frymëmarrje, presion të lartë të gjakut, nivele të larta të kolesterolit e lodhje.

Simptomat janë vënë re tek pacientë të të gjitha moshave, përfshirë fëmijët, madje edhe tek pacientët asimptomatikë ose ata që nuk kishin asnjë simptomë. Studimi zbuloi se 19% e pacientëve asimptomatikë ishin mbartës të simptomave të COVID-it edhe pas një periudhe të gjatë kohore nga diagnistikimi për herë të parë, shifra rritej në 27% tek ata që kishin përjetuar simptoma më të lehta ose të moderuara, por që nuk ishin të shtruar në spital dhe në 50% tek ata që ishin shtruar në spital.

Po kështu studimi zbuloi probleme me zorrët, çrregullime të zemrës dhe çështje të shëndetit mendor të tilla si depresioni dhe ankthi.

LEXO EDHE:  Propagandë me pandeminë/ Neritan Ceka: Masat e qeverisë janë ekstreme

Ndërkaq të martën Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan se varianti “Delta” i koronavirusit është shndërruar në “shqetësim” për vendin.

Ekspertët e shëndetit thonë se varianti “Delta”, zbuluar për herë të parë në Indi, është shumë më ngjitës dhe mund të shkaktojë simptoma më të rënda, përfshirë dhimbje stomaku, të përziera, të vjella, humbje të oreksit, humbje të dëgjimit dhe dhimbje të kyçeve. Varianti tashmë është përhapur në të paktën 74 vende, veçanërisht në Britani, ku numri i të infektuarve me këtë variant ka kapërcyer variantin e identifikuar për herë të parë në këtë vend, atë “Alpha”./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Debat mbi mbajtjen e maskës dhe vaksinimin e detyrueshëm

Publikuar

-

Nga

Duke marrë parasysh përhapjen e rasteve të variantit delta të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët po vendosin rregulla të reja për mbajtjen e maskës, madje disa punëdhënës dhe pronarë restorantesh kanë filluar të kërkojnë dëshmi të vaksinimit nga klientët e tyre.

Shtetet e Bashkuara po përballen me një rritje të rasteve të Covid-19, për shkak të variantit të tij më ngjitës delta. Në dy spitale në San Francisko janë infektuar më shumë se 200 punonjës. Sipas gazetës The New York Times, shumica e tyre ishin plotësisht të vaksinuar. Gjatë fundjavës, Florida theu rekordin e saj një-ditor për nga numri i rasteve të reja, duke shënuar mbi 21,000 infeksione.

“Në fakt, ne po ndeshemi në një sfidë shumë serioze të shëndetit publik, me një virus që ka një aftësi të jashtëzakonshme të përhapet shpejt nga një person tek tjetri”, thotë këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për shëndetësinë, Dr. Anthony Fauci.

Duke marrë parasysh se 100 milionë amerikanë nuk kanë bërë vaksinën, zyrtarët po përpiqen të marrin masa të reja. Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden njoftoi se punonjësit federalë duhet të vaksinohen, ose do të përballen me testime të detyrueshme, një veprim që disa sindikata të punonjësve e kritikuan, duke e konsideruar një shkelje të të drejtave të punëtorëve nga qeveria.

Ndërkohë, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë që të gjithë, madje edhe të vaksinuarit, të mbajnë maskën në ambientet e brendshme, ku mundësitë e transmetimit të virusit janë të larta. Mjeku i Dhomës së Përfaqësuesve e ka bërë të detyrueshëm mbajtjen e maskës për të gjithë personelin e Kongresit. Disa ligjvënës e kritikuan rregullin e ri, i cili nuk prek Senatin.

LEXO EDHE:  Shifra shqetësuese në shtetin fqinj/ Humbin jetën 4 pacientë, konfirmohen dhe 162 raste të reja

“CDC-ja është bërë një krah politik i administratës dhe dëshiron të kontrollojë çdo aspekt të jetës sonë”, tha udhëheqësi i pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy.

LEXO EDHE:  “Koha do të jetë gjykatësi më i drejtë”/ Çfarë paralajmëron Tritan Kalo

Rekomandimet e reja të shëndetit publik mund të shkelin lirinë personale të njerëzve, thotë Dr. Fauci, por edhe moszbatimi i tyre mund të jetë shkelje e të drejtave të individëve.

“Nëse infektoheni, edhe nëse nuk shfaqni simptoma, ju mund të infektoni një person tjetër që mund të jetë i pambrojtur dhe mund të sëmuret rëndë. Pra, në thelb, ju po shkelni të drejtat e tyre individuale sepse po i rrezikoni ata”, thotë këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për shëndetësinë.

Ndryshimi i rregullave mund të ketë një efekt pozitiv. Sipas njoftimeve të rrjetit CNN, ritmi i vaksinimit në Shtetet e Bashkuara u rrit 21% javën e kaluar krahasuar me tre javët e mëparshme. Rritja e nivelit vaksinimit është edhe më e lartë në disa shtete jugore, të cilat kanë nivelet më të ulëta të vaksinimit në vend./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Politikanët kërkojnë vaksinimin e fëmijëve

Publikuar

-

Nga

Komisioni gjerman i vaksinimit Stiko nuk rekomandon vaksinimet kundër Coronës për fëmijët. Por politikanët duan të ofrojnë vaksinime edhe për fëmijët prej moshës 12 vjeç.

Disa politikanë të lartë të landeve në Gjermani kanë kërkuar kohët e fundit që të vaksinohen edhe fëmijët e moshës 12-17 vjeç, që është në kundërshtim me rekomandimin aktual të Komisionit të Përhershëm të Vaksinimit (Stiko). Kryeministri i Berlinit, Michael Müller (SPD), thotë se “është e drejtë” nëse edhe fëmijëve të moshës 12 deri në 17 vjeç ju ofrohet vaksinimi kundër Coronës. Müller thotë se Komisioni Stiko ka refuzuar të rekomandojë vaksinimin për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë, por ka dhe ekspertë të tjerë që mendojnë ndryshe.

“Vaksinimi në vetvete nuk është aq i rrezikshëm sa disa kanë frikë.” Në këtë drejtim, ai mendon se është mirë “që ne po bëjmë një gamë kaq të gjerë ofertash”, tha kryetari i konferencës së kryeministrave, lidhur me planet e ministrave të Shëndetësisë të landeve, të cilët do të diskutojnë vaksinimet për fëmijë.

Kryetari i konferencës së ministrave të shëndetësisë, bavarezi Klaus Holetschek (CSU), nuk sheh asnjë kundërshtim në planifikimin e politikës me pozicionin e Stikos. Sipas tij, kjo hapë mundësinë e vaksinimeve pas këshillave me mjekët dhe vlerësimit individual të rrezikut. “Ne nuk po bëjmë asgjë tjetër,” tha Holetschek. Politikanët po përdorin derën që ka hapur Stiko. Politikani i CSU-së tha se vaksinimi nuk duhet të jetë i detyrueshëm për askend, është vetëm një ofertë.

LEXO EDHE:  Ekonomia pas pandemisë në SHBA/ Hapen 1.8 milionë vende pune në korrik

LEXO EDHE:  Meta takim me senatorin Roy Blun/ "SHBA-të, partneri ynë strategjik"

“Bild am Sonntag” njofton se ministri federal i Shëndetësisë Jens Spahn është i mendimit se duhet të zbatohet oferta e diskutueshme e vaksinimit për fëmijët dhe adoleshentët. Kështu thuhet në një dokument të përgatitur nga ministria për konsultimet e ministrave të landeve. Sipas gazetës, duhet krijuar mundësia që të gjithë fëmijët dhe adoleshentët nga mosha dymbëdhjetë vjeç të vaksinohen kundër virusit Corona në qendrat e vaksinimit dhe tek mjekët familjarë apo të sipërmarrjeve.

Shefi i Stiko-s Mertens mbronë pozicionet e ekspertëve

“Ne nuk mund të bëjmë një rekomandim për vaksinim të përgjithshëm përderisa nuk kemi të dhënat dhe sigurinë e nevojshme në këtë drejtim”, thotë kryetari i Komisionit të Përhershëm të Vaksinimit, Thomas Mertens. Ai pranon se kolegët e tij gjenden nën presion publik për të marrë një vendim sa më shpejt të jetë e mundur. Por kjo nuk ka ndikim. “Mund të ndodhë që ne të ndryshojmë rekomandimin tonë, por sigurisht jo për shkak të politikanëve dhe presioneve publike”, thotë Mertens.

Eksperti i shëndetësisë nga partia SPD Karl Lauterbach thotë se në studimet e fundit është nënvizuar se infektimet me variantin Delta janë shumë më të shpejta dhe më të rrezikshme sesa vaksinimi i fëmijëve. Një prej qëllimeve kryesore të politikanëve është krijimi i imunitetit dhe tek fëmijët, në mënyrë që në shtator të mund të hapen shkollat dhe më pas fakultetet me prezencë fizike. Indicenca e infektimeve është rritur kohët e fundit në Gjermani në rreth 17,5 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermania lejon një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

Publikuar

-

Nga

Nga muaji shtator Gjermania do të ofrojë dozë shtesë të vaksinës kundër COVID-19 tha Ministria e Shëndetësisë të hënën (2 gusht), pas shqetësimeve që ka shkaktuar përhapja e variantit Delta të koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn dhe 16 ministrat e landeve u pajtuan se të moshuarit që janë në rrezik nga infektimi do të mund të marrin një dozë përforcuese të vaksinës.

Zyrtarët e morën vendimin në bazë të informacioneve për një “rënie të shpejtë të përgjigjes imunitare ndaj sëmundjes” te disa grupe njerëzish.

Ministria tha se ekipet e vaksinimit duhet të dërgohen në shtëpitë e kujdesit dhe pleqve për të ofruar dozë përforcuese Pfizer/BioNTech ose Moderna, pavarësisht se me cilën vaksinë janë imunizuar fillimisht banorët e këtyre qendrave.

Mjekëve gjithashtu do t’iu lejohet të injektojnë një dozë përforcuese për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.

LEXO EDHE:  “Po hyjmë në zonë jeshile”/ Najada Çomo: Situata do përmirësohet nga qershori

Një dozë përforcuese do t’i ofrohet gjithashtu kujtdo që ka marrë vaksinat me dy doza AstraZeneca ose një dozë të vetme Johnson & Johnson, thuhet në dokumentin e lëshuar nga ministria.

LEXO EDHE:  Të paktën 50 persona në Shqipëri dyshohet se janë infektuar me mutacionet e COVID-19

Zyrtarët e lartë të Shëndetësisë në Gjermani ranë dakord të hënën për të inkurajuar vaksinimin midis adoleshentëve nga 12-17 vjeç.

Ministrat theksuan se imunizimi është vullnetar, por thanë se vaksinimi i fëmijëve dhe adoleshentëve mund të “kontribuojë ndjeshëm në një kthim të sigurt në shkolla pas pushimeve verore”.

Edhe pse në krahasim me vendet fqinje, Gjermania aktualisht po shënon nivele relativisht të ulëta të rasteve të reja me COVID-19, numri është rritur shumë javët e fundit kryesisht për shkak të variantit më ngjitës Delta./Rel

LEXO TE PLOTE