LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ronaldo dhe Pogba injoruan sponsorat, reagimi i Naingolan po bën xhiron e rrjetit

16 Qershor 2021, 16:27, Sport CNA

Ish-mesfushori i Interit, Radja Naingolan ka bërë një reagim epik pas veprimeve të fundit të Ronaldos dhe Pogba të cilët larguan nga tavolina e konferencave shishet e Coca-Colas dhe të birrës.

Naingolan i cili shquhet për jetën e tij të shthurur, ka postuar në llogarinë e tij në ?Instagram? një fotomontazh ku ndodhet në konferencën për shtyp dhe përpara ka disa shishe të pijeve alkolike.

?Hajde të qeshim? shkruan Naingolan, i cili e ka marrë me humor të gjithë situatën duke mos nguruar të ironizojë.
radja

Reagimi i belgut erdhi pasi Ronaldo ditën e djeshme hoqi nga tavolina dy shishe të Coca-Colas ndërsa të njëjtën gjë bëri dhe Pogba, por kësaj here me shishet e birrës.

Lajmet e fundit nga