Connect with Us

Putin dhe Biden në Gjenevë: Samiti i shpresave ruse

Bota

Putin dhe Biden në Gjenevë: Samiti i shpresave ruse

Publikuar

-

Përpara takimit të tij me Biden në Gjenevë, Putin i konsideron marrëdhëniet e Rusisë me SHBA-në në nivelin më të ulët si asnjëherë që prej shumë vitesh. Por megjithatë Moska ka shpresa për një kthesë.

Mediet ruse prej javësh merren vetëm me një temë kryesore të politikës së jashtme: samitin në Genevë. Shefi i Kremlinit Putin takohet të mërkurën (16.06) për herë të parë me Joe Biden si president i ri i SHBA-së. Në të gjitha kanalet me orë të tëra analizohet, se çfarë mund të dalë prej këtij takimi dhe nëse është e mundur një kthesë. Edhe detajet më të vogla si vendi i takimit, vila e shekullit të 18-të, përshkruhen, sikur kemi të bëjmë me një pritje mbretërore.

Kremlini nuk pret shumë. Një kthesë të papritur në Gjenevë nuk do të ketë, thuhet. Megjithatë presidenti le hapësirë për shpresa. Fakti që takohemi, „është në vetvete pozitiv”, tha Putin në fillim të qershorit në një intervistë në televizion. „Unë nisem se do të ketë rezultate pozitive”, thotë presidenti rus. Nga këndvështrimi i tij p.sh. rezultat pozitiv do të ishte një marrëveshje për hapa të mëtejshëm „drejt normalizimit të raporteve ruso-amerikane”. Në një intervistë për televizionin NBC në SHBA, Putin i cilësoi këto raporte në nivelin më të ulët si asnjëherë që prej shumë vitesh”. Shkak për këtë, sipas këndvështrimit rus, është politika e brendshme e SHBA-së.

Të zhuritur për bisedime në nivel të barabartë

Përpara samitit në Rusi ndihet një „frymë shumë e fortë pozitive”, thotë Tatiana Stanovaja, eksperte e Qendrës Carnegie në Moskë. Sipas saj shefi me influencë i Këshillit të Sigurisë, Nikolai Patrushev, pas bisedimeve me kolegun nga SHBA-ja, Jake Sullivan u shpreh optimistë në mënyrë të pazakontë. Të dy në maj u takuan në Gjenevë, për të përgatitur samitin e dy presidentëve. Në disa çështje janë të mundura marrëveshjet me SHBA-në, tha Patrushev për gazetën qeveritare “Rossijskaja Gaseta”. Por ai nuk përmendi detaje. „Rusët nuk kanë llogaritur, që amerikanët e SHBA-së do të ishin kaq të hapur ndaj Rusisë”, thotë Stanovaja.

Që pas shpërbërjes së Bashkimit Svjetik 30 vjet më parë politikanët drejtues të Rusisë vazhdimisht shprehin dëshirën, që të negociojnë sërish si të barabartë me Uashingtonin. Rusia vërtetë është më e dobët ekonomikisht se sa SHBA-ja, por përderisa ajo është e fuqishme me armë atomike po aq sa edhe SHBA-ja „çdo gjë tjetër nuk është e rëndësishme, shpjegon Stanovaja këndvështrimin e Kremlinit.

“Rusia ka nevojë urgjente të pranohet si fuqi e madhe”, mendon edhe Hans-Henning Schröder, ish-ekspert për Rusinë në Fondacionin Shkenca dhe Politika. Raportimi në masë përpara samitit tregon, se Putin ka interes më të madh se sa Biden. Ekspertët rusë megjithatë tërheqin vëmendjen, se presidenti i SHBA-së, e ka iniciuar takimin.

LEXO EDHE:  Putin do që të mbetet përjetë në pushtet, kjo gjë premton telashe për botën

Samiti asimetrik i Gjenevës

Marrëdhëniet e tensionuara mes Moskës dhe Uashingtonit që pas aneksimit të Krimesë përjetuan në pranverë disa prapaktheu. Biden e quajti Putinin në një intervistë në mars „vrasës”, Moska tërhoqi ambasadorin nga Uashingtoni. Kreu i Kremlinit propozoi një debat publik të transmetuar drejtpërdrejt, presidenti i SHBA-së refuzoi. Në vend të kësaj Biden vendosi sanksione të reja ndaj Rusisë, edhe për shkak të përpjekjeve për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale 2020, gjë që Moska e hedh poshtë. Diplomatët rusë u dëbuan nga vendi. Moska reagoi me dëbimin e diplomatëve të SHBA-së duke i lënë të nënkuptojë ambasadorit që të kthehet në shtëpi. Qysh atëherë të dyja ambasadat janë pa drejtues. Njëkohësisht pati lëvizje masive trupash ruse në kufirin me Ukrainën. Në këtë sfond në prill Biden i telefonoi Putinit dhe propozoi samitin aktual.

Kohët kur samitet ruso-amerikane mbanin botën në tension, kanë marrë fund, megjithatë për Rusinë këto takime „janë më të rëndësishme se sa për SHBA-në”, thonë ekspertët rusë, sepse sipas tyre, kjo është e rëndësishme për statusin e Rusisë dhe pozicionimin e saj në politikën botërore. Tatiana Stanovaja  e quan këtë një „pozicionim asimetrik”: „Për Rusinë ky samit është gjithçka, ndërsa për Bidenin vetëm një hap në rrugën për zgjidhjen e „problemit me Kinën”, mendon ekspertja. Për Uashingtonin qendrimi i ardhshëm ndaj rivales së tij, Kinës, është tema kryesore.

Temat e bisedimeve janë të shumta në Gjenevë mes dy presidentëve Putin e Biden. Nga këndvështrimi i Moskës „stabiliteti strategjik” do jetë çështja më e rëndësihme. Në këtë kontekst është fjala jo vetëm për armët strategjike atomike, por edhe për hapësirën, sulmet kibernetike e me dron, thotë eksperti Andrej Kortunov. Në listën e dëshirave ruse bën pjesë edhe fundi i konfrontimit diplomatik.

Sa i përket çështjeve të Ukrainës apo të të drejtave të njeriut në Rusi, ekspertët nuk shohin ndonjë shans për afrim pikëpamjesh.

Sidoqoftë nga këndvështrimi rus ndërkohë qysh përpara samitit është arritur një objekti: Që takimi zhvillohet. Por që ky takim të ofronte sikurse dëshironte Putinit një skenë mediatike, kjo nuk do të ndodhë. Sepse Biden refuzoi organizimin e një konference të përbashkët shtypi në Gjenevë pas takimit. DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Zjarret/ Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës për 30 ditë

Publikuar

-

Nga

Maqedonia e Veriut ka shpallur gjendjen e krizës për 30 ditë për shkak të zjarreve që kanë pushtuar vendin.

Vendimi është marrë pas kërkesës së Komitetit për koordinim dhe menaxhim me kriza.

Pas këtij vendimi, qeveria është në gjendje të shfrytëzojë resurset e organeve të administratës shtetërore, organeve komunale dhe të qytetit të Shkupit ndërsa me marrëveshje paraprake ose në mënyrë vullnetare mund të shfrytëzohen edhe resurset e qytetarëve, ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Nxehtësi përvëluese dhe zjarre në Itali dhe Jugun e Evropës

Publikuar

-

Nga

E gjithë Italia është përfshirë nga zjarret prej disa javësh. Disa nga rajonet qendrore dhe jugore kanë humbur dhjetëra-mijëra hektarë pyje. Në Sardenjë botanistët janë të alarmuar për shkatërrimin e biodiversitetit lokal si dhe për numrin e ullishtave që janë shkatërruar. Në Sicili zjarret arritën qytetin e Katanjës dhe rreth 150 vetë u desh të evakuohen nga deti. Edhe aeroporti i qytetit u mbyll për disa orë.

Arsyeja pse Italia po përballet me zjarre të shumta e ka burimin tek një kombinim i përgjegjësive politike, burokracisë për mbrojtjen e pyjeve dhe veprimeve kriminale dhe mafioze. Sipas Coldiretti, shoqatës më të madhe të fermerëve në Itali, të paktën 60% e zjarreve në Itali janë vënë me qëllim.

 Mungesa në rezervat e ujit

Temperaturat e larta kanë shkaktuar edhe mungesa në rezervat e ujit. Sipas autoriteteve lokale rezervuarët në Sicili kanë rreth 78 milionë metra kub më pak ujë se vitin e kaluar, niveli më i ulët këtë dekadë. Për këtë arsye në janar 2021, qeveria siciliane ndau 20 milionë euro për fermerët për të përmirësuar kapacitetet e rezervuarëve të ujit.

Sipas një raporti të vitit 2019 të Qendrës Kombëtare Italiane për Kërkime (CNR) 70% e Sicilisë rrezikohet të shndërrohet në shkretëtirë. Në Italinë qendrore dhe jugore kjo shifër varion nga 30% në Sardenjë deri në mbi 50% në Pulia.

 Evakuime në rrethinat e Athinës

Edhe Greqia po përjeton valën më të keqe të nxehtësisë prej më shumë se tri dekadash. Zjarrfikësit grekë evakuuan nga rrethinat e Athinës mijëra banorë për shkak të zjarreve. Nga zjarret janë dëmtuar më shumë se 90 shtëpi, 27 biznese dhe janë djegur më shumë se 80 makina.

LEXO EDHE:  Putin pret delegacionet e Paradës së Fitores

LEXO EDHE:  Ja si Biden i manipuloi zgjedhjet presidenciale në SHBA

Autoritetet shëndetësore greke njoftuan se në Athinë janë regjistruar nivele deri në 465 mikrogram pjesëzash pluhuri të imët karboni për metër kub. Për krahasim kufiri që ka vendosur BE -ja është 50 mikrogramë për metër kub ajër.

 Zjarret pushtojnë një termocentral në Turqi

Në bregdetin e Egjeut në Turqi u përfshi nga zjarret termocentrali Kermekoy në qytetin Milas. Para evakuimit punëtorët arritën të zbraznin rezervuarët ftohës të mbushur me hidrogjen. Për prodhimin e energjisë elektrike termocentrali përdor qymyr dhe naftë.

Javën e kaluar Ankaraja u detyrua të pranonte se numri i avionëve dhe i helikopterëve për të luftuar në mënyrë efektive flakët është i pamjaftueshëm. Megjithatë Presidenti Erdogan refuzoi ofertën e Greqisë dhe të Izraelit për të dërguar avionë dhe helikopterë. Ndërkohë BE-ja dërgoi tre avionë për të ndihmuar për shuarjen e zjarreve në Turqi.

Zjarret që po vazhdojnë prej më shumë se një jave kanë shkaktuar në Turqi tetë viktima dhe kanë shkatërruar zona të mëdha pyjore përgjatë brigjeve të Detit Egje dhe Detit Mesdhe. Mijëra qytetarë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Sanksionet SHBA-Kinë krijojnë universet paralele të teknologjisë

Publikuar

-

Nga

Sanksionet e fundit nga Pekini dhe Uashingtoni kanë përshpejtuar një prirje të distancimit ekonomik ndaj Kinës, e cila synon me shumë mënyra që jetë e pavarur për furnizimet në sektorët kritikë të teknologjisë.

Ndërsa SHBA vazhdon të fusë në listën e zezë dhjetëra kompani kineze, Pekini po imponon gjithnjë e më shumë sanksionet e veta ndaj organizatave dhe individëve amerikanë, që i akuzon për ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës.

Muajin e kaluar, qeveria amerikane shtoi 23 kompani kineze në një listë të zezë ekonomike, përfshirë 14 kompani që dyshohet se kanë mundësuar shtypjen që ushtron Pekini ndaj pakicës myslimane ujgure në provincën Xinjiang.

Kina u përgjigj duke vendosur sanksione ndaj disa individëve dhe organizatave amerikane, përfshirë ish-sekretarin e Tregtisë Wilbur Ross dhe drejtoreshën e Human Rights Watch në Kinë, Sophie Richardson.

Kina gjithashtu ka miratuar një ligj të krijuar për të kundërshtuar sanksionet e huaja, duke i lejuar Pekinit të kapë asetet dhe të refuzojë vizat për individët që janë të përfshirë në sanksione kundër interesave kineze.

Alex Capri, një studiues me bazë në Singapor në Fondacionin Hinrich, një institut ekonomik, tha për DW se sanksionet amerikane ndaj kompanive kineze janë të fokusuara në sektorët strategjikë, që do të thotë se çdo teknologji që mund të konsiderohet se ka një përdorim të dyfishtë strategjik mund të jetë në shënjestër.

“SHBA po kërkon çdo mjet me të cilin mund të bëjë presion ndaj Pekinit,” tha ai, duke shtuar se sanksionet amerikane ndaj kompanive kineze po përshpejtojnë procesin e shkëputjes ekonomike, gjë që gjithashtu përshpejton impulsin e Pekinit për t’u bërë më i pavarur duke u fokusuar tek potenciali vendas.

Porti gjigand i mallrave për tregtinë e huaj në Qingdao

Kompanitë kineze të detyruara të fokusohen brenda rajonit

Ekspertë të tjerë pajtohen se sanksionet amerikane i kanë detyruar kompanitë kineze të teknologjisë të mos vazhdojnë të mbështeten tek SHBA si furnizuesi i pjesëve kryesore përbërëse. “Shumica e tyre po përpiqen të gjejnë alternativa vendase ose të krijojnë vetë teknologjitë e nevojshme”, shkruan Dan Wang, një analist i teknologjisë në Gavekal Dragonomics në Kinë, në Foreign Affairs.

“Lëvizja e ish-presidentit amerikan Donald Trump arriti atë që qeveria kineze nuk mund ta arrinte kurrë: harmonizimin e stimujve të kompanive private me qëllimin e shtetit për vetë-mjaftueshmëri ekonomike,” shton ai.

Rui Zhong, një bashkëpunëtore programi në Qendrën Wilson, një qendër studimi, tha se kompanitë kineze po kuptojnë se nëse sanksionet amerikane ndaj kompanive kineze të teknologjisë së informacionit si ZTE ndodhin përsëri, kjo mund të ketë një efekt në strategjinë afatgjatë të kompanive. Është e arsyeshme që firmat kineze ta kenë “mendësinë, se ne duhet të mbështetemi më shumë tek vetja,” tha ajo për DW.

A ndryshon strategjia e Biden nga ajo e Trump?

Analisti Capri thotë se administrata e Presidentit amerikan Joe Biden ka vazhduar politikat e administratës Trump ndaj Kinës, por me disa dallime të rëndësishme. “Ne shohim një qasje shumë më të bashkërenduar dhe konkrete për të zgjeruar politikat ndaj Kinës, pasi administrata e Biden duket se do ta bëjë atë me aleatët,” tha ai.

LEXO EDHE:  Trump në avantazh në Michigan/ Deri tani janë numëruar 4.6 milionë vota

LEXO EDHE:  NATO e konsideron Kinën si rrezik për sigurinë

Rui Zhong tha se qëndrimi i administratës Biden për të penalizuar lidhjen e një kompanie kineze me Ushtrinë Çlirimtare Popullore (PLA) dhe ndaj çështjes së punës së detyruar në Xinjiang nuk ka ndryshuar shumë nga ai i administratës Trump.

“Kjo është në të vërtetë status quo-ja që Joe Biden ka trashëguar dhe ne nuk kemi parë shumë ndryshime nga Departamenti Amerikan i Shtetit,” shtoi ajo. Analistët thonë gjithashtu, se SHBA po përpiqet të parandalojë Kinën nga zgjerimi i modelit të saj të “tekno-autoritarizmit”, me të cilin, për shembull, teknologjia përdoret për të rritur mbikëqyrjen.

“Modeli tekno-autoritar i Kinës është një kombinim i teknologjive të vështira që përdoren për të ndërtuar infrastrukturën dhe aplikimin e Inteligjencës Artificiale dhe algoritmeve në mënyra që do të promovonin mbikëqyrjen, censurën dhe kontrollin e popullsisë,” tha Capri.

Universet paralele të teknologjisë

Ndërsa shumë parashikojnë që SHBA do të vazhdojë të vendosë sanksione dhe kontrolle të eksportit ndaj kompanive kineze, disa ekspertë mendojnë se rezultati mund të jetë një botë me sisteme paralele, me lojtarët që përpiqen të veprojnë në të dy sistemet, nëse munden. “Rrjetet globale të produkteve do të fragmentarizohen dhe kompanitë ose aktorët shtetërorë do të gjejnë veten duke u përpjekur të gjejnë mundësi t’i bëjnë ballë sanksioneve duke u adaptuar me situatën,” thotë Capri.

Gardhi që rrethon të ashtuquajturat qendrat e riedukimit të ujgurëve në Xinhjiang

Për më tepër, ndalimet e eksportit do të detyrojnë qeverinë kineze dhe kompanitë të përshpejtojnë procesin e lokalizimit dhe të mbështetjes tek vetvetja. “Ka të ngjarë që në një dekadë, Kina do të ketë bërë përparime më të mëdha teknologjike nën regjimin e kontrollit të eksportit amerikan sesa do të kishte pasur sikur Shtetet e Bashkuara të mos i detyronin kompanitë kryesore të Kinës të blinin nga firmat e dobëta vendase”, shkruan analisti Dan Wang në Foreign Affairs.

Wang shtoi se SHBA nuk duhet të presë që kompanitë kryesore teknologjike të Kinës të qëndrojnë prapa për një kohë të gjatë.

“Kompanitë po nxitojnë të plotësojnë kërkesën që firmat amerikane nuk mund ta ofrojnë më, dhe firmat kineze duhet të rindërtojnë vetëm pjesë të caktuara, me shumicë që punojnë vetem për të rikrijuar teknologjitë që tashmë ekzistojnë”, shkruan ai.

Jo vetem kompanitë kineze kanë preokupimin për të krijuar rrjetet lokale të furnizimit. Capri thotë, se nëse qeveria amerikane zbaton një ndalim të plotë të importeve nga Xinjiang, ose kërkon që kompanitë amerikane që operojnë nga Xinjiang të japin prova, se produktet e tyre nuk janë realizuar nga puna e detyruar, ata gjithashtu do të duhet të marrin në konsideratë ristrukturimin e rrjeteve të furnizimit.

“Ata duhet të fillojnë të fokusohen tek lokalizimi dhe prodhimi më afër tregjeve të tyre”, tha ai. “Ka shumë kompani që nuk e pranojnë këtë duke menduar se kjo do të marrë fund. Megjithatë, ne jemi në fillimin e një epoke krejtësisht të re.”/DW

LEXO TE PLOTE