LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas 12 orësh/ Gjykata Kushtetuese përfundon shqyrtimin për çështjen e Teatrit

16 Qershor 2021, 20:28, Aktualitet CNA
Pas 12 orësh/ Gjykata Kushtetuese përfundon shqyrtimin për

Pas 12 orësh, Gjykata Kushtetuese përfundon shqyrtimin gjyqësor çështjen e Teatrit Kombëtar.

Gjykata do të shpallë vendimin në një ditë tjetër të papërcaktuar ende.

Presidenti Meta ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Meta e vendosi theksin te fakti që sipas tij fituesi është paracaktuar me ligji.

Gjatë seancës së sotme, Bledar Dervishaj këshilltar ligjor i Presidentit u shpreh se kreu i shtetit, e ktheu për ligjin për rishqyqrtim, duke i parashtruar në fund të Dekretit që Kuvendi të marrë kohën e nevojshme derisa Kushtetuesja të bëhej funksionale./CNA.al

Lajmet e fundit nga