Connect with Us

OSHEE njofton abonentët/ Stakim energjie në disa zona në Tiranë

Aktualitet

OSHEE njofton abonentët/ Stakim energjie në disa zona në Tiranë

Publikuar

-

Rikonstruksion i kabinave/ Këto janë zonat që do kenë ndërprerje energjie nesër

OSHEE ka njoftuar qytetarët e Tiranës se ditën e nesërme, më datë 17 qershor do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit, për shkak të mirëmbajtjes së rrjetit.

Sipas njoftimit të OSHEE zonat që do të mbeten pa energji nesër janë: Kodra e Priftit, Shkozë, zona pranë Depos së Ujit, rruga “Todi Shkurti”, (pranë pallateve Grand), Antenat e televizioneve në Dajt, Vilat qeveritare në Dajt, Garda, Televizioni Neës 24, Zonat pranë Depos se Ujit, pranë Sanatoriumit, Kodra e Kokonozeve, rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, Pallate pranë Oxhakut te ish-shkolla e Bashkuar, Porcelani, Zona Farkë, Zona rreth Qytetit “Studenti”, Zona e ish Uzina Traktorit, Shkozë (pjesërisht), Arkivi, Shkozë 2

LEXO EDHE:  Gruaja dhunon burrin dy vite më të vogël në Tiranë/Ja si e pëson

Njoftimi i OSHEE:

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e NST Traktora, në datën 17 qershor gjatë intervalit kohor 00:15-02:15 do të stakohet energjia në këto zona në Tirane:

Kodra e Priftit, Shkoze, zona pranë Depos së Ujit, rruga “Todi Shkurti”, (prane pallateve Grand), Antenat e televizioneve ne Dajt, Vilat qeveritare ne Dajt, Garda, Televizioni Neës 24, Zonat prane Depos se Ujit, prane Sanatoriumit,

Kodra e Kokonozeve, rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, Pallate prane Oxhakut te ish-shkolla e Bashkuar, Porcelani, Zona Farke, Zona rreth Qytetit “Studenti”, Zona e ish Uzina Traktorit, Shkoze (pjeserisht), Arkivi, Shkoze 2./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“PD nuk duhet të hajë bar për një deputet”/ Berisha sulmon Yuri Kim”: Nuk tërhiqem

Publikuar

-

Nga

Gjyqet e humbura në Arbitrazh / Paralajmëron Berisha: Gjoba të tjera të mëdha do t’i vijnë shqiptarëve

Ish Kryeministri Berisha është pyetur për pozicionin e kreut tëe PD –së Lulzim Basha, pas ultimatumit të ambasadores amerikane Yuri Kim.

Sipas të njëjtit, Kim është unike, se pasi është deklaruar për masakrën zgjedhore, vendos se edhe kush do të hyjë në Kuvend.

Ai është ndalur tek deklaratat e Kim, e cila pas takimit me Bashën tha, “Do të ishte ironi historike, “nëse partia do duhet të hante bar për një deputet të saj”, dhe këtu fjala është sigurisht  për ish-kryeministrin Berisha i cili është shpallur non grata nga Departamenti amerikan i shtetit”.

Sipas Berishës, Basha ka treguar transparencë nga ambasadorja amerikane dhe asgjë më shumë.

Së pari do më lejoni të shpreh mendimin tim se ambsadorja Kim është unike në botë si ambsadore që pasi ka lavdwrura të nesërmen një masakwr zgjedhore kërkon ti diktojë këtij vendi se kush duhet e kush nuk duhet të fiutet në parlament.

Ajo është njeri i shkolluar mirë dhe ka lexuar. Në politikë lexohet.

Shqiptarë kanë ngrënë bar dhe kanë vdekur nga bari, kanë ngrënë mish të ngordhur dha kanë vdekur.

Diktatori dhe bari janë të lidhur dhe gjithçka po bëhet që shqiptarët të mos hanë bar. Unë nuk po ofroj bar po ofroj transparencë ndaj dhe në këtë kontekst qëndrimi im nuk ka të bëjë. Nuk mbrohet Sali Berisha nga sovraniteti dhe Kushtetuta por Sali Berisha nuk pranon që nën diktat të shkelet”, wshtw shprehur Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Yuri Kim kërkoi largimin e tij/ Berisha zbardh detaje nga padia për Antony Blinken

Publikuar

-

Nga

Berisha i palëkundur/ ‘Kërcënimet nuk më trembin, jam deputet e do ulem me krenari në Kuvend’

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat ka njoftuar se avokati i  tij ka dorëzuar padinë për shpifje në Gjykatën e Parisit.

Ashtu si më herët Berisha ka këmbëngulur se gjithçka është sajuar me shpifje ndaj tij.

E kam thirrur këtë konferencë për të njoftuar se avokati im, ka dorëzuar padinë time për shpifje në Gjykatën e Parisit. Siç ju kam njoftuar se pas vendimit të Blinken bazuar në keqinformim nga lobimi korruptiv  të Edi Ramës dhe Soros, unë autorizova avokatin tim të ngrejë padi për shpifje. Javën që kaloi ka dorëzuar padinë në gjykatë. Sipas avokatit kjo padi në gjykatë për shpifje bazohet në precedent të mëparshëm se për shpifjen nuk ka imunitet.

Unë i bëj thirrej sekretarit Blinken të tregojë para gjykatës çdo fakt dhe dokumet që disponon ndaj Sali Berishës dhe familjarëve të tij”, është shprehur Berisha..

LEXO EDHE:  Gruaja dhunon burrin dy vite më të vogël në Tiranë/Ja si e pëson

LEXO EDHE:  29 raste të reja me koronavirus/ 13 të infektuar në burgun 313 në Tiranë

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Ambasadorja Amerikane Yuri Kim,iI kërkoi kreut të PD-së Lulzim Basha largimin e Berishën nga lista e deputetëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video-Zjarr pranë depove të naftës/ “Skuqet” Laguna e Nartës

Publikuar

-

Nga

Pas Karaburunit dhe Radhimës është  aktivizuar një tjetër vatër e re zjarri në Lagunën e Nartës në Vlorë.

Në pamjet e Vlora Neës shihet se si flakët po përhapen me shpejtësi të madhe në zonë, shumë pranë depove të naftës për të cilat nuk dihet nëse kanë rezerva brenda apo janë bosh dhe zjarrëfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.

LEXO EDHE:  Pasuria “djeg” gjyqtaren e Apelit të Tiranës

LEXO EDHE:  Merr flakë një shtëpi private tek tregu “Çam”/ Evakuuohen banorët

Ndërkohë, raportohet se puna e zjarrfikësve për momentin është e fokusuar në shuarjen e flakëve që rrezikojnë banesat pranë puseve të naftës. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE