Connect with Us

Nga Miron Çako/ “Mos vrit”

Opinione

Nga Miron Çako/ “Mos vrit”

Publikuar

-

Kjo porosi, e shkruajtur me gishtin e Perëndisë në pllaka guri (Eksodi 32:16) , që iu dha Moisiut dhe popullit të Izraelit dhe po ashtu është e shkruar për të gjithë besimtarët e krishterë në Bibël (Eksodi 20:13), gjithashtu e shkruar në zemrën dhe ndërgjegjen e çdo njeriu të krijuar sipas ikonës së Perëndisë, duhet zbatuar nga të gjithë njerëzit që jetojnë mbi faqen e tokës.

Porosia “Mos vrit” do të thotë të mos marrësh jetën e tjetrit, që vetëm Zoti ka të drejtë ta marrë. As për hakmarrje, as për interesa dhe për kënaqësi keqdashëse. Vrasja e tjetrit tolerohet vetëm në rast vetmbrojtjeje, mbrojtje të tjetrit dhe vendit.

“Mos vrit” nuk do të thotë vetëm të vrasësh tjetrin nëpërmjet armës ose dhe çdo forme tjetër dhune, që merr jetën biologjike, por edhe me forma të tjera më të kamufluara vrasjeje, si psh, njëra ndër to është edhe tregtia e ushqimeve të kontaminuara me lëndë kimike, që marrin jetë gradualisht me shkatërrimin e shëndetit nga semundjet dhe çojnë në vdekje të parakohshme.

Duhet të dimë se: Përmes ushqimit të kontaminuar mund të fitohen më shumë se 200 semundje të ndryshme. Semundjet që burojnë nga ushqimi shkaktohen nga përmbajtja brenda tyre e mikroorganizmave (baktere, viruse, kërpudha, parazitë) ose nga radioaktiviteti dhe agjentë të tjerë fizikë, siç janë kimikatet që ndodhen ose futen me dëshirën e prodhuesit brenda ushqimeve dhe pijeve të gatuara dhe të pagatuara (uji, perimet, frutat, mishi dhe qumshti dhe nënproduktet e tyre).

Semundjet që burojnë nga ushqimi dhe uji, të shoqëruara me diarre, shkaktojnë vdekjen e rreth 2 milion njerëzve në vit, nga të cilët, një numër i madh janë fëmijë. Është vlerësuar se 3% e semundjeve të shkaktuara nga ushqimi, shkaktojnë pasoja afatgjate ndaj shëndetit dhe organeve e indeve jetike si veshka, zemra, mëlçia, gjaku, truri dhe si pasojë kanë vdekjen e parakohshme.

Këto semundje vijnë, sepse blerësi dhe konsumatori, në besueshmëri ndaj prodhuesit ose tregtarit të papërgjegjshëm, blen dhe konsumon ushqime jo të shëndetëshme, madje të dëmshme për shëndetin, sidomos kur në treg nuk ka ndërgjegje tregtare dhe një kontroll nga shteti, me anë të organeve kompetente si AKU.

Prof. Dr. Kristaq Sini, pedagogu i Bioteknologjisë, thotë në shkrimin e tij “Kimikatet në ushqime dhe kanceri, si mund të mbrohemi”, ndër të tjera na thotë: “Blejmë djathë e gjizë dhe ngopemi me niseshte e vaj palme. Vaji i palmës mund të ndodhet edhe tek majoneza, produktet e pastiçerisë apo vaji i etiketuar “vaj vegjetal”. Blejmë kos dhe ai nuk thartohet, sepse është me konservantë apo/dhe antibiotikë. Blejmë fruta dhe perime dhe ato janë plot kimikate (hormone, pesticide, nxitës artificial të pjekjes etj.) dhe disa herë me ngjyrues. Blejmë mish dhe është me hormone. Blejmë pula dhe mishi i tyre është me antibiotikë. Blejmë sallam dhe ai është me konservantë, hormone, nitrit, ngjyrues etj. etj. Si përfundim, në ushqime kemi shtim të përdorimit të kimikateve organike dhe fallsifikim të tyre nëpërmjet zëvendësimit të përbërësve natyrale me komponime organike dhe kimike, shpesh të huaj për organizmin dhe të dëmshme për të”.

Jo vetëm shkenctarët e ndershëm por edhe shenjtorët janë preokupuar për kequshqyerjen e sotme për shkak të ushqimeve të modifikura gjenetikisht dhe të kontaminura, me rrezatim radioaktiv dhe kimikate.

Shën Pais Agjoriti, kur i bënin pyetjen: “Jerond, përse u shumua kaq shumë kanceri?”, përgjigjej kështu:

– Çernobili dhe të tjerat çfarë bënë? Nga aty vijnë. Këto bëjnë njerëzit. Sa njerëz të sakatuar ka sot në botë. Në cilën epokë ka pasur kaq shumë të semurë? Më parë njerëzit nuk qenë kështu. Tani në çdo letër që hap, shoh kancer, psikopati, hemorragji cerebrale, familje të shpërbëra, vetëm këto shikoj. Atëherë kanceri ishte shumë i rrallë. Ishte një jetë e natyrshme. Tjetër gjë, çfarë lejonte Perëndia. Atëherë haje ushqime natyrale dhe ishin të shëndetshme. Frutat, perimet, domatet, qepët ishin te gjitha të pastra. Tani këto ushqime të natyrshme e sakatojnë njeriun. Ata që hanë vetëm ushqime të tilla pësojnë dëm më të madh, sepse janë ndotur të gjitha. Po të ishte më parë kështu, unë do të vdisja i ri, sepse kam ngrënë gjithmonë zarzavate të kopshtit, presh, sallatë, qepë, lakër etj. Tani të gjitha kanë spërkatje dhe plehra. Çfarë gjërash hanë sot njerëzit? Ankthi, ushqimet jo natyrale sjellin vetëm semundje. Bota bëhet e pavlerë, kur përdor pa maturi shkencën.

-Jerond, më parë njerëzit si duronin që bënin më shumë asketizëm dhe ishin më të shëndetshëm? Ndihmonin ushqimet?

– Po, sepse ushqimet atëherë ishin të pastra. Kjo gjë nuk ka nevojë për t’u shpjeguar. Të gjitha i hanin të arrira mirë. Tani i këputin të gjitha të papjekura. I mbledhin jeshile dhe i lenë të piqen. Ndërsa më parë, fruti piqej e binte poshtë pemës, ose sapo e kapte dikush binte vetë. Por megjithëse hanin ushqime të mira e të shëndetshme, – buka, gjalpi ose qumështi ishin për fëmijën ushqime të forta, – njerëzit punonin edhe me mendjen e tyre e kuptonin se po të pësonin diçka, ishte prej ushqimeve. Tani edhe ushqimet janë të skaduara edhe mendjen nuk e venë në punë njerëzit”.

E gjithë kjo gjë antihumane bëhet për fitim të shpejtë, për të kapur tregun duke përdorur kimikate më tepër se norma e lejuar sipas standarteve, që prodhimi të dalë sa më shpejt në treg ose ushqime të prodhuara me kosto të ulët, për t’i shitur më shtrenjtë.

Vërtet kjo formë tregtie të sjell të ardhura të shpejta, por duhet ta dimë se ato para janë të mallkuara sepse janë “para gjaku” dhe njerëzit që veprojnë kështu janë të pushtuar nga lakmia, që sipas apostull Pavlit është burimi i gjithë të këqijave sa edhe besimtarin e rrëzon në mëkate të vdekshme: ” Sepse lakmia për para është rrënja e gjithë të këqijave dhe, duke e lakmuar atë fort, disa u larguan nga besimi dhe e depërtuan veten e tyre në shumë dhimbje” (1 Timotheut 6:10).

Ato para të fituara në këtë mënyrë antihumane kanë dënimin e Zotit dhe mallkimin e njerëzve, sepse kanë sëmurur dhe kanë marrë jetën e shumë klientëve fatkeq, fëmijëve dhe prindërve.

Ajo që të çudit është se shumë njerëz madje edhe besimtarë në Zot, të cilët merren me këtë tregti të paligjshme edhe çnjerëzore, nuk duan ta kuptojnë se kështu bëjnë krim dhe shkelin urdhëresën Hyjnore “Mos vrit”.

Për ta kuptuar këtë le të japim një paralelizëm. Ne si shoqëri njerëzore në shumë vende të botës e dënojmë me ligj prodhimin dhe tregtimin e narkotikëve, sepse droga shkatërron jo vetëm ekonomikisht, por fizikisht jetën e përdoruesve dhe i çon ata në degradim,semundje dhe në një vdekje të parakohshme, por e njëjta gjë është edhe me tregtrimin e ushqimimeve me kimikate dhe të prishura.

Madje droga është gjë qejfi që nuk e marrin të gjithë, kurse ushqimi është jetik dhe janë të detyruar ta marrin të gjithë, kështu mallkimi dhe ndëshkimi për fitimin të pandershëm, duke abuzuar me ushqimin, është më i madh për këtë njeri sesa për atë që kultivon dhe tregton drogë. Prandaj, ashtu siç ata që kanë fitim të shpejtë me drogë e me çdo forme tjetër mashtrimi dhe abuzimi ndaj tjetrit, nuk bëjnë prokopi asnjëherë, po ashtu edhe ata që mashtrojnë me ushqimin në treg, kurrë nuk do bëjnë përpara, sepse kurrë nuk mund të ndërtojnë lumturinë e tyre mbi fatkeqësinë dhe jetën e të tjerëve.

LEXO EDHE:  Edukimi i fëmijëve një sfidë e vështirë, por jo e pamundur

Edhe nëse nuk i dënon njeriu, shoqëria dhe shteti i korruptuar, i dënon Perëndia, që i shikon dhe i gjykon me drejtësi :”të gjitha çfarë ndodhin nën diell”.(Kishtari 1- 14)

Drejtësia hyjnore nuk do të vonojë të vijë mbi ata individë, familje, biznese me këtë formë tregtie çnjerëzore, sepse Zoti thotë: “Mos vrit” dhe ai që vret dhe i merr jetën tjetrit drejtpërdrejt ose indirekte, do të dënohet si vrasës.

Për vrasësit e papenduar nuk ka mëshirë në gjykatoren e Zotit. Në këtë kategori futen edhe ata që vrasin nëpërmjet tregtimit të ushqimit të dëmshëm. Zoti e thotë qartë: “Dhe vrasësit do të kenë pjesë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë” (Zbulesa 21:8).

Për ata që kanë sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar ky ndëshkim hyjnor fillon që këtu në këtë jetē.

Ka shumë raste sesi ata që i bëjnë këto veprime kriminale me prodhimin dhe tregtimin e këtyre ushqimive të dëmshme, e kanë pësuar vetë në shëndetin dhe ekonominë e tyre.

Për shembull, vini re me kujdes dhe do të kostatoni se ai që shet qumështin me ujë ose shet viçin me hormone, i ngordh lopa. Ai që prodhon dhe tregton perime me pesticide, kimikate përtej normës së lejuar, i prishet prodhimi në arë nga agjentët atmosferikë, si breshëri ose faktorë të tjerë, ose nuk gjen treg për ta shitur dhe detyrohet ta hedhë ose ta groposë prodhimin duke humbur fitimin .

Por nuk ndalon këtu, sado të ruhet ai për mos e dëmtuar shëndetin, do të vijë dita kur ai do ta paguajë edhe në shëndetin e tij, madje edhe të fëmijëve të tij. Patjetër do t’i ndodhë një aksident, një fatkeqësi, një sëmundje ashtu i’u shkatoj të tjerëve me madhin e helmuar me lëndë kimike.

Konkretisht, personalisht mua më kanë treguar për një rast të tillë, se si u shfaq një ditë në spitalin e djegies një person, që kishte pësuar djegie të lëkurës të një shkalle të lartë, por nuk po i gjenin me çfarë ishte djegur. Atij i ishte djegur dhe skuqur lëkura nga koka tek këmbët.

Pacienti, edhe pse mjekët e nxisnin nuk tregonte me çfarë ishte djegur, por më në fund nga frika se mos vdiste, sepse mjekët nuk po dinin si ta kuronin, tregoi se ishte djegur me një kimikat, që e përdorte për të skuqur qershitë jeshile, që t’i nxirrte shpejt në treg. Atij i kishte shkarë këmba në gropën e mbushur me kimikat dhe bashkë me qershitë ishte skuqur dhe ai vetë.

Raste të tilla ka shumë, por mbeten në heshtje për opinionin publik por fatkeqësisht, edhe pse njerëz të papëgjejshëm si këta, i vuajnë vetë ose tek fëmijët e tyre pasojat e tregtisë së tyre çnjerëzore, prapë janë pak ata që pendohen dhe heqin dorë.

Shumica vazhdojnë në të keqen e tyre pa kthim deri sa t`ju vijë gjoba e fundit, vdekja, gjykimi dhe dënimi i përjetshëm si vrasës në “Gehenën e zjarrit, atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk fiket” (Marku 9:48 ), dhe ” atje ku do të jetë qarje dhe kërcëllim dhëmbësh” (Llukai 13:28).

Jo vetëm si individë, por edhe si shoqëri ne dëmtohemi kur nuk jemi të papërgjegjshëm për mallin që tregtojmë, duke ia hedhur njëri-tjetrit.

Për shembull, bujku që nuk ha nga prodhimet që tregton në sera për vete dhe famijljen, ngaqë ka mbjellë një parcel për vete pa kimikate, është i detyruar të blejë bulmet tek baxhoxhiu ose tek tregtari në ushqimore, të cilët gjithashtu, ashtu si ai, kanë abuzur me prodhimin që shesin.

Kështu të gjithë semuren dhe përfundojnë tek mjeku i cili duke qënë edhe ai i prekur në këtë shoqëri pa moral dhe abuziviste kundër njëri-tjetrit, abuzon me paratë e atyre që i fituan padrejtësisht duke semurur të tjerët.

Prandaj kësaj i thonë: “Ti ruhesh nga shiu dhe bie vetë në breshër”.

Kështu të gjithë, duke mashtruar masivisht, kontribuojmë në semundjen dhe në vdekjen para kohe, duke u bërë e keqja dhe vrasës të njëri-tjetrit dhe në dëm të të gjithë shoqërisë.

Sot është alarmant shtimi i numrit me sëmundje kanceroze në vend. Sipas të dhënave zyrtare në nivel kombëtar, të gjeneruara nga regjistri i Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë dhe pjesërisht nga regjistrat e spitaleve dhe shërbimet e patologjisë në rrethe, në Shqipëri hasen afërsisht 3.500-3.600 raste të reja me kancer në vit.

Një ndër shkaqet parësore është ndotja e mjedisit dhe tregtia e konsumimi i ushqimeve jo të shëndetëshme.

Kjo situatë nuk erdhi nga rastësia apo armiku i jashtëm “shkjau”, por nga armiku i brendshëm që bëhemi të gjithë ne sa herë kontribuojmë në ndotjen e mjedisit dhe prodhojmë dhe tregtojmë ushqime të kontaminuara me kimikate të dëmshme për shëndetin e njëri-tjetrit.

Urdhëresa “Mos vrit”, siç thamë në fillim, ndodhet tek të gjithë njerëzit, në ligjin natyral të shkruar në zemrat e tyre: “Mos i bëj tjetrit atë që nuk duan të ta bëjnë ty”, prandaj ata që e shkelin këtë urdhëresë edhe pse nuk besojnë, do të dënohen nga Zoti, por aq më shumë do dënohet besimtari, sidomos ai i krishterë, sepse kjo është urdhëresë Hyjnore e shkruar në Shkrimin e Shenjtë( Eksodi 20-13), po ashtu Krishti urdhëron të krishterët, jo vetë mos bësh keq tjetrit por ti bësh mirë : ” Gjithshka që dëshironi tua bëjnë njerëzit, ua bëni dhe ju atyre,sepse ky është ligji dhe profetët” ( Mateu 7 -12) .

Prandaj, ata që kanë emër dhe traditë të krishterë ose dhe pretendojnë se janë të krishterë, por shkelin porosinë “Mos vrit”, duke prodhuar dhe tregtuar ushqime me kimikate, të skaduara, të prishura, duke rrezikuar jetën e konsumatorit, do të kenë gjykim më të madh se të tjerët që bëjnë këto punë antihumane, sepse Zoti Jisu Krisht e tha: “Shërbëtori që e dinte vullnetin e zotërisë së tij dhe nuk u bë gati e nuk e kreu vullnetin e tij, do të rrihet shumë. Por ai që nuk e dinte, po të bëjë gjëra që meritojnë të rrahura, do të rrihet më pak” (Llukai 12:47-48)./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Bledi Mane-E dogjët Shqipërinë/ Tani përvëloni dhe veten tuaj!

Publikuar

-

Nga

E dini ju sa vjeç jam unë? Mos më shikoni kështu tê djegur e të përcëlluar, por jam i ri në moshë. Kam lindur këtu mes pyjeve të malësise së Vlorës dhe prillin që shkoi mbusha 20 vjeç. Ua thashê qysh në fillim, jam i ri pavarësisht se dukem si plak i rrudhur. Më bëni derman o vëllezër se harrova fare të prezantohem: Jam Lisi, ose Bungu ose latinisht më thonë Quercus Petraea. U ngjiza një ditë të bukur prilli kur pranvera kishte shpërthyer e ishte harbuar në pyllin tonë. Babai im, Lisi më i gjate e mê i sertë i pyllit kishte dërguar pjalmin me zogjtë e stinës te nëna ime, një çupë lozonjare dhe e brishtë.

Mëma, kjo grua zonjë perkedhelej fshehurazi se këtej nga Labëria të gjithë hiqen si të sertë por së brendshmi janë romantikë e nopranë të papërmbajtshëm. Unë linda e u rrita mes prindërve të mi, mes nje lëndine ku bari dhe lulet nuk i shkeli kurrë në shekuj as romaku, as turku, as greku, as italiani e as gjermani deri para pak ditësh kur korrikun e nxehtë, një kokëkrisur, një mutacion i rracës vendase përvëloi dhe shkatërroi gjithçka. Ishte një shqiptar, një nga këta matrapazët e zonës që ndezi flakën e zjarrin për një kulotë, për një hakmarrje, për një dëshpërim dhe shkrumboi familjen time, kushërinjtë e mi, fisin tonë, gjithe vendin ku ne u lindëm dhe jetojmë për breza të tërë.

LEXO EDHE:  Mos harroni perimet e zjera

LEXO EDHE:  Kthimi i Shën Sofisë në xhami/ Vendim arbitrar në dëm të Turqisë në veçanti dhe fesë islame në përgjithësi

Unë jam djegur aq shumë por gjithësesi si më i ri që jam do e marr veten por më dhimbset nëna dhe babai. Ata të dy nuk e marin më veten. Mëma rënkon mes dhimbjeve dhe më tepër e lëndon shëmtimi sepse një Lis femër është gjithmonë kryeneçe për trupin lastar dhe bukurinë natyrale ndërsa babai, ah babai është gati të vetëvritet duke u përkulur sa majtas-djathtas derisa të plaset mbi lëndinën e shkrumbuar. Në pyllin tonë nuk dëgjohet më kënga e zogjve sepse u larguan të lebetitur. Ketu nuk dëgjohen as ledhatimet e erës së degëve dhe gjetheve. Gjithcka ka ngrirë e është nxirë. Këtu dëgjohen vetëm klithma dhe ofshama dhe kur qajnë pemët, natyra trishtohet dhe hakmerret. Mallkimi i florës dhe faunës nuk tretet kurrë!

Eh ç’të duhen pemët oooo shqiptar. Pema ty ti vret sytë, pema ty të acarron se pema ka klorofilë jeshile. Klorofila çliron oksigjen, oksigjeni mbush hundët e mushkëritë e gjallesave me ajër.

Mushkëria ia spërkat oksigjenin gjakut. Gjaku shkon nga zemera në tru, zemra dhe truri punojnë normalisht. Normalisht dhe harmonisht jetojnë edhe kafshët, edhe njerëzit. Por këtu fillon dhemb plaga.

Djeg pemë e pyje që të shfarosësh faunën. Kafshët i xhelozon, i shikon si konkurente!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Edison Ypi/ Katundi ynë është Pordhopol

Publikuar

-

Nga

Pordha nuk pirdhet dokudo. Pordha pirdhet ku pordha vlerësohet, nderohet. Në mes të katundit. Ku nëse kërcet pordhën e duhur me mënyrën dhe aromën e duhur, thonë për ty fjalët më të mira, të ftojnë për kafe, dreka, darka, qoka.

Katundi ynë me më tepër pordhë se zaje lumi, nuk është fshat, qytezë, qytet, apo metropol. Katundi ynë është Pordhopol. Ne banorët e Pordhopolit jemi pordhëtarë.

Në Pordhopol, i vetmi mjet për të çarë në jetë është pordha.

Ne pordhëtarët e Pordhopolit nder e lavdi nuk kemi punën, por pordhën. Në Pordhopolin tonë po i the tjetrit “punë të mbarë” e bën hasëm edhe mik po ta kesh pasur. Ama po i the “pordhë të mbarë” e bën mik edhe nëse e ke patur hasëm.

Ne Pordhopolasit mes pordhësh gdhihemi, ngrysemi, lindim, vdesim.

S’kemi muhabet tjetër ne pordhacakët; Pordha jote, pordha ime, pordha e këtij, pordha e atij, pordhë kot, pordhë plot, pordhë për pordhë, pordhë për hall, pordhë për sebep, pordhë dhe vetëm pordhë.

E gjithënjohura “pordhë me rigon”, për shembull, këtu në Pordhopol nuk është e vetmja pordhë e sofistikuar. Ne pordhacakët Pordhopolitanë pordhën e gatuajmë edhe me mish, me presh, me spinaq, me qepë, me hudhra. Ne me pordhë bëjmë edhe ëmbëlsira, kadaif, revani, bakllava, madje bëjmë edhe tavë me pordhë të mbushura.

Pordhët në Pordhopolin tonë variojnë nga pordhët e heshtura, pordhët bombë, pordhët artistike, pordhët sizmike që tundin dheun, pordhët karizmatike përmes të cilave intelektualët tanë mahnitin miletin, deri tek pordhët e larta, pordhët historike, pordhët patriotike, pordhët akademike, pordhët filozofike.

Pordhët tona nuk janë të njëllojta. Secili pordhën e vet. Pordha pordhës nuk i ngjan. Ka pordhë e pordhë. Ka pordhë të shtëna në momentin e duhur nga njeriu i duhur në mënyrën e duhur për të bërë efektin e duhur, po ashtu si ka edhe pordhë kotmëkët pa asnjë efekt.

E kam për nder që jam pordhëtar. Kemi në Pordhopol plot pordhëtarë dhe pordhologë të shquar që pordhën e njohin me rrënjë.

Kemi studiues të regjur pordhësh të cilët njohuritë e tyre pordhologjike i pjerdhin rregullisht nëpër gazeta pordhacake, revista pordhanjose, televizione pordhëtare. Kemi komisione të posaçme për promuovimin e pordhëve, pordhologëve, dhe shkencës së pordhologjisë, përmes dhënies së çmimeve dhe dekoratave si; “Pordha e Nderit”, “Pordha e Moralit”, “Pordha e Kombit”, “Pordha e Atdheut”, “Pordha e Popullit”, “Pordha Patriotike”, “Pordha Diasporike”.

Për dhënien e titujve kemi ngritur juri me ekspertë të famshëm në fushën e pordhologjisë që seleksionojnë dhe vlerësojnë me kujdesin më të madh pordhët e të gjitha llojeve dhe nënllojeve; Pordhë nga para, pordhë nga pas, pordhë nga brënda, pordhë nga jashtë, pordhë nga lartë, pordhë nga poshtë, pordhë frontale, pordhë anësore, pordhë tërthore, pordhë diagonale, pordhë vertikale, pordhë zigzage, pordhë spirale, pordhë rrethore, pordhë trekëndore, pordhë kuadratike, pordhë kubike, pordhë piramidale, pordhë shumë dimensionale, pordhë multifunksionale, pordhë primitive, pordhë integrale, pordhë e ngrohtë, pordhë e ftohtë, pordhë firmato, pordhë e piratuar, mono pordhë, multi pordhë, pordhë lokale, pordhë ndërkombëtare, pordhë totale, pordhë stratosferike, pordhë astronomike, minipordhë, maksi pordhë, stërpordhë, super pordhë, mega pordhë, giga pordhë, pordhë direkte, pordhë e nënkuptuar, pordhë e formatuar, pordhë e zip-uar, pordhë e enkryptuar etj.

LEXO EDHE:  Si t’i shpëtojmë fëmijët nga fryma rebele e “lirisë”

LEXO EDHE:  "Asnjë mëkat nuk është më i madh, ose provokon zemërimin e Perëndisë më shumë se blasfemia e emrit të tij"

Jeta në Pordhopolin tonë është e tëra një kampionat pordhe ku garojnë parreshtur pordhanjosët më të talentuar të cilët hedhin pordhë nga më të ndryshmet; Pordhë të vogël, pordhë të madhe, pordhë kolosale, pordhë batare, pordhë me të shtëna një nga një, pordhë nazelie, pordhë lozonjare, pordhë tradhëtare, pordhë qesharake, pordhë serioze, pordhë që zgjat, pordhë që bëhet për një çast, pordhë me pasoja imediate, pordhë me sahat që plas pas një kohe, pordhë që e bën kur do vetë, pordhë që të shpëton, pordhë e folur, pordhë e shkruar, pordhë e printuar, pordhë elektronike, etj. etj. nuk po t’i rendis të gjitha se duke folur më merren ment, mund të më vijë për të pjerdhur, dhe pordhën s’dua ta humbas, por ta shes.

Mos kujto se po ja fus pordhës. Nuk po flas për pordhë. S’lë pordhë të më shkoj dëm. Kam ngritur dy vila dhe kam blerë tre makina me pare pordhësh.

S’dimë mënyrë tjetër për të fituar ne Pordhopolitanët pordhologë veçse duke shitur pordhë.

Pordhën, e cila, siç ka dalë nga studimet më të fundit, është më unikale edhe se shenjat e gishtave, ne pordhanjosët e përdorim si mjet identifikimi, pasaportë, kartë identiteti.

Ne nuk e pyesim tjetrin për emrin, mbiemrin, moshën, grupin e gjakut. Ne i biem shkurt. I themi të pjerdhi. Prej aromës, krismës, kohëzgjatjes, dhe disa cilësive të tjera të pordhës që i dimë vetëm ne pordhëtarët, mësojmë për fatin e tashëm dhe të ardhshëm të pordhacakëve më tepër se çdo sferë e kristaltë, magjistar, psikanalist, apo llum kafeje.

Për ta njohur një njeri, s‘është i rëndësishëm emri që ai mban por pordha që ai bën. Më thuaj çfarë pordhe bën, të të them se cili je, themi ne Pordhopolasit.

Pa pordhë nuk çahet jeta. Nga pordha, për pordhën, me pordhën, ne bëjmë mbledhje, mbajmë kongrese, sympoziume, organizojmë panaire, shkruajmë libra, kompozojmë muzikë, vemë në skenë pjesë teatrale, bëjmë filma, dhe shumë e shumë gjëra të tjera që s’i merr mendja.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Ca fakte për skenaristët dhe konspiracionistët antiamerikanë!

Publikuar

-

Nga

Nga Denis Dyrnjaja

Amerika e ruajti Shqipërinë shekullin e kaluar nga copëtimi fatal territorial, rrëzoi komunizmin në Europë, përfshirë dhe Shqipërinë. U vu në krye të bombardimeve për çlirimin e Kosovës dhe i dha asaj pavarësinë. Këto sa për parantezë historike. Tani vijmë te realitetet politiko/faktike.

Amerika na e ka fajin që nuk krijuam dot një sistem real demokratik, ku zgjedhjet bëhen zgjedhje e jo vjedhje?!

Amerika na e ka fajin qe partitë politike i krijuam dhe trajtuam si biznese private familjare, ku ligji i pashkruar është si të bëjmë më shumë pasuri e pare?!

Amerika na e ka fajin që në vend që të ndërtonim drejtësinë reale, krijuam drejtësinë banale, me pazare, korrupsion e paaftësi me pasoja fatale?!

Amerika na e ka fajin që nuk krijuam dot shtet, besim dhe prosperitet si çdo komb e qytetërim që nuk ka si zgjidhje largimin e popullit në emigirn?

Amerika na e ka fajin që për lakmi pushteti e pasurim, telendisim njëri tjetrin duke u bëre për botën referencë habije dhe dëfrim?!

Amerika na e ka fajin për hipokrizinë gjenetike, për skuthërinë epike, për krenarinë e përdalë tamam si një prostitutë që pretendon se është me virtyte dhe grua e rrallë?!

Amerika na e ka fajin që prodhojmë dhe bazojmë gjithçka mbi intriga e kulisa ku e drejta dhe merita s’kanë premisa?!

Amerika na e ka fajin për hajninë e pamatë ku disa pasurohen padrejtësisht e të tjerë s’kanë as bukë të vënë në pjatë?!

Amerika na e ka fajin për degjenerimin urban, për degradimin ambiental apo për deformimin mental e kultural?!

Le tja vëmë atëherë fajin për të gjitha Amerikës. Po atëherë ne kush jemi, pse jemi kështu siç jemi që Amerika të na trajtojë si qenie të magënta apo kurva haremi?!

LEXO EDHE:  Alarm i rremë/ Çfarë u gjet brenda çantës që terrorizoi Tiranën

LEXO EDHE:  A duhet t’u besojmë ëndrrave?

Këtë dilemë ekzistenciale duhet të zgjidhim para se të përflasim nga mëngjesi deri në darkë bëri mirë apo keq ambasadorja amerikane që foli?! E teproi apo e tejkaloi cakun?! Duhet të vazhdojmë me fodullëk apo të pranojmë se brenda nesh kemi thjeshtë spurdhjakun?!

Dhe kur spurdhjaku bie në lekë, harron që deri dje ishte pa brekë dhe sot thotë: tani qepe ti që më ftillove se unë e di dhe do bëj siç dua vetë!/CNA.al

LEXO TE PLOTE