Connect with Us

“Me një mik special”/ Rama shkon në shtëpinë e Nicolas Sarkozy

Politikë

“Me një mik special”/ Rama shkon në shtëpinë e Nicolas Sarkozy

Publikuar

-

“Me një mik special”/ Rama shkon në shtëpinë e Nicolas Sarkozy

Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në shtëpinë e ish-presidentit të Francës Nicolas Sarkozy.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë, i cili deklaron se ka udhëtuar për në Paris dhe ka konsumuar një bisedë me Sarkozy.

Rama tregon se ish-presidenti francez e ka këshilluar për sfidat e Shqipërisë në rrugën e zhvillimit ekonomik e social dhe të integrimit europian.

“Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian”, shkruan kryeministri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A do ta përjashtojë PD Berishën nga Parlamenti i ri?

Publikuar

-

Nga

Tiranë: A do ta përjashtojë PD Berishën nga Parlamenti i ri?

Partia Demokratike, (PD) më e madhja në opozitë në Shqipëri dhe kryetari i saj, Basha ndodhen para marrjes ose jo të një vendimi të rëndësishëm për të ardhmen e tyre: të përjashtojnë apo ta mbajnë liderin e tyre historik Berisha në grupin e tyre të ri parlamentar? Analistë të pavarur të Tiranës në opinione të mëparshme të dhëna për DW janë shprehur, se “fati politik i PD është ndarja e Bashës nga Berisha”.

Tanimë nga SHBA kërkohet qartë që lideri historik i PD, ish-kryeministri dhe ish-presidenti, Sali Berisha, të mos jetë pjesë e deputetëve të PD në parlamentin e ri. Kërkesa vjen pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, (DASH) për shpalljen e Berishës “person i padëshiruar”, të cilit për shkak të “akteve korruptive që cënojnë demokracinë në Shqipëri” i ndalohet hyrja në territorin e SHBA.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, i bëri presion PD të premten, (30.07) të përjashtojë ish-kryetarin e saj, Sali Berishën, nga deputetët e grupit të ri  parlamentar, të dalë nga Zgjedhjet Parlamentare 2021.

Në një deklaratë për gazetarët, të dhënë në selinë e PD, pas takimit me kryetarin e saj Lulzim Basha, ambasadorja amerikane Yuri Kim, theksoi të premten “përgjegjësinë e kryetarëve të partive për të siguruar që kur të futen në parlament të shoqërohen nga anëtarë që meritojnë të përfaqësojnë Shqipërinë”.

Lulzim Basha, kreu i PD

Edhe pse ambasadorja amerikane nuk përmendi emrin e Berishës në deklaratën e saj për gazetarët nga selia e PD pas takimit me Bashën, nuk kishte asnjë ekuivok, që e kishte fjalën për Berishën, në kontekstin e cilësimit të tij nga DASH, “person i padëshiruar, që ka kryer” akte korruptive që cënojnë demokracinë në Shqipëri.”

Në urdhërin ekzekutiv të Presidentit amerikan, Joe Biden, në fillim qershorin e këtij viti, për pezullimin e hyrjes në SHBA dhe bllokimin e pasurive të personave që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, korrupsioni u konsiderua ”cënim i sigurisë kombëtare të SHBA ndaj miqve dhe aleatëve të saj, përfshirë edhe Shqipërinë.”

Vetë Sali Berisha, i rizgjedhur deputet i PD, në Zgjedhjet Parlamentare 2021, ka deklaruar pas vendimit të DASH ndaj tij se “pret me padurim të jetë në Parlamentin e ri.”

Kim: Ironi historike, tragjedi për Shqipërinë

Nëse kjo ndodh ambasadorja amerikane Yuri Kim parashikon të jetë “ironi historike, tragjedi për Shqipërinë”. “Nëse PD “do të hante bar” për hir të interesave të një njeriu,” sqaroi ajo më tej në deklaratën për gazetarët.

Berisha, që i ka quajtur “pa baza” vendimin e DASH ndaj tij dheka ngritur padi në Gjykatën Korrektuese në Paris kundër DASH “për shpifje publike”, përsëriti të premten, (30.07) se “është deputet që do të ulet krenarisht në vendin e tij në Parlament me një motivim më të madh se asnjëherë tjetër. Asnjë shpifje, trillim apo sajim nuk mund të pengojë kurrë Sali Berishën të përmbushë misionin që i kanë besuar zgjedhësit shqiptarë,” theksoi ai në një njoftim për shtyp.

LEXO EDHE:  Meta në takimin e “Mëngjesit të Lutjeve”/  Shqiptarët jetojnë në “vëllazërim fetar”, rrezikuan veten për hebrenjtë

LEXO EDHE:  Pyetja e fortë e Sonila Meços/Koka e strategjisë së dështuar nuk ndryshon?!

PD:  Drejt të ardhmes apo e ngulur tek e shkuara?

Kryetari i PD, Lulzim Basha, që fitoi mandatin e tretë për të drejtuar PD në zgjedhjet e 13 qershorit të këtij viti, pas tre humbjesh radhazi të zgjedhjeve, nuk ka dhënë deri  më tani asnjë sinjal në drejtimin që kërkojnë SHBA. Ai ka bërë thirrje për “transparence faktesh nga DASH” dhe e ka cilësuar Berishën, pas shpalljes së vendimit nga DASH ”udhëheqësin shqiptar që ka dhënë kontributin më të ꞔmuar për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë,” cilësime që bien ndesh me vendimin e sipërpërmendur, ku arsyet e ndalimit të hyrjes në SHBA përcaktohen nga “akte korruptivë që cënojnë demokracinë në Shqipëri.”

Qëndrimi i deritanishëm i Bashës ndaj Berishës është i qartë edhe pse kreu i PD ka shmangur deklarime publike lidhur me këtë ꞔështje edhe pas rizgjedhjes së tij kryetar. Por tani atij i duhet ta zgjidhë atë brenda disa javëve, para 12 shtatorit kur fillon punën Parlamenti i ri.

“Shpresoj që të gjithë të mund të pushojnë mirë gjatë gushtit, por edhe që të kthehen të freskët dhe të ripërtërirë në vendosmërinë e tyre për të zgjedhur të ardhmen kundrejt të shkuarës,” theksoi ambasadorja amerikane Yuri Kim, në deklaratën  e saj për mediat.

Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë së PD, kërkon që demokratët të shohin nga e ardhmja

Qëndrimi i deritanishëm i Bashës ndaj vendimit të DASH parathotë vështirësi për të marrë vendimin e imponuar qartësisht nga SHBA, kundër “babait politik”, si shihet raporti Basha-Berisha, që nga 2013, kur ky i fundit dha dorëheqjen nga kryesimi 23 vjeꞔar i PD pas humbjes së Zgjedhjeve Parlamentare dhe pasardhës u zgjodh Lulzim Basha.

Pas presionit të fuqishëm të SHBA pritet që forumet e PD të marrin vendim për zhvillimin sa më parë të votimit nga anëtarësia pro ose kundër hyrjes të Berishës në Parlamentin e ri. Fatbardh Kadilli, anëtar i  Kryesisë së PD, që konkurroi në garën për kryetar të 13 qershorit të këtij viti, deklaroi në median sociale se ka bërë thirrje që “demokratët të shohin nga e ardhmja, të ndahen nga ꞔdo trashëgimi që na korrupton, që na mban peng, sado emocione të na lidhin me atë.”/DW

LEXO TE PLOTE

Politikë

Teatri Kombëtar i kaloi Bashkisë/ Vokshi: Koha që SPAK mos provohet si vegël në duart e Ramës

Publikuar

-

Nga

Teatri Kombëtar i kaloi Bashkisë/ PD thirrje SPAK: Koha të mos provohet si vegël në duart e Ramës

Deputetja e PD Albana Vokshi e ka quajtur një akt ‘poshtërues për qytetarët dhe Gjykatën Kushtetuese, vendimin e qeverisë për të kaluar tokën e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës’.

Partia Demokratike ka dënuar vendimin e qeverisë për ti kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë.

Përmes deputetes së zgjedhur Albana Vokshi, PD thekson se ky është një akt poshtërues ndaj qytetarëve dhe Gjykatës Kushtetuese, pasojë e tjetërsimit të votës më 25 prill.

Vokshi i bën thirrje SPAK mos sillet më si vegël në duart e Ramës, por ta nxjerrë atë bashkë me Veliajn para drejtësisë dhe të ndalojë këtë masakër të radhës.

STATUSI NGA ALBANA VOKSHI

📌Vendimi i qeverisë për të kaluar tokën e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës është një akt tjetër poshtërues për qytetarët dhe Gjykatën Kushtetuese.

📌Vendimi i pak javëve më parë nga Gjykata Kushtetuese thotë qartë se vendimi i qeverisë i një viti më parë për të kaluar Teatrin në pronësi të Bashkisë së Tiranës ishte antikushtetues, në dëm të trashëgimisë kulturore kombëtare.

LEXO EDHE:  Meta në takimin e “Mëngjesit të Lutjeve”/  Shqiptarët jetojnë në “vëllazërim fetar”, rrezikuan veten për hebrenjtë

LEXO EDHE:  Meta në takimin e “Mëngjesit të Lutjeve”/  Shqiptarët jetojnë në “vëllazërim fetar”, rrezikuan veten për hebrenjtë

📌Vendimi do të thotë se Edi Rama nuk pyet për institucionet e reja të drejtësisë, kur vendimet e tyre pengojnë planet e tij korruptive me tokën e Teatrit Kombëtar.

📌PD e ka thënë që prej ditës së parë se Edi Ramës, nuk i intereson një Teatër i ri Kombëtar, por vetëm trualli i tij, të cilin e sheh si burim për të përfituar para dhe pasuri të paligjshme.

📌📌📌 Kalimi ne pronësinë e Bashkisë së Tiranës i truallit të Teatrit Kombëtar është pasojë e tjetërsimit të votës së qytetarëve. Një kryeministër si Edi Rama, pushteti i të cilit buron nga masakra elektorale e 25 prillit, ka për të marrë gjithmonë vendime kundër interesit të qytetarëve. Në vend të një kryeministri, vendi do të sundohet nga një politikan që del mbi gjykatat dhe mbi ligjin.

📌Është koha që SPAK të mos provohet si vegël në duart e sundimtarit Rama. Është koha që Edi Rama dhe Erion Veliaj të dalin para drejtësisë dhe të ndalohet masakra tjetër me tokën e Teatrit Kombëtar!

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklaratat e forta për Berishën/ Shehu i përgjigjet Kadillit: Provokim i ulët, flet sikur ke zbuluar talebanët në PD

Publikuar

-

Nga

Deklaratat e forta për Berishën/ Shehu i përgjigjet Kadillit: Provokim i ulët, flet sikur ke zbuluar talebanët në PD

Pas deklaratave të forta të Fatbardh Kadillit ka ardhur edhe reagimi i deputetit të zgjedhur të PD, Tritan Shehu.

I ftuar në “Opinion” pasditen e sotme Kadilli tha se problemi më i madh që po i ndodh PD këto ditë është fakti se fanatikët e Berishës janë kthyer në antiamerikanët.

Sipas Shehut, kjo është një gënjeshtër monstruoze dhe provokim i ulët, ndërsa i kujton se Berisha ka qenë promotori parë i parimit të madh të dashurisë dhe respektit të pakufishëm të PD ndaj SHBA.

 ‘Po lexoj ne media qe Kadilli duke sulmuar dhe Bashen paska thene:

Mbeshtetesit fanatike te Berishes jane kthyer ne antiamerikane!

Sikur te kishte zbuluar talebanet ne PD flet ky Kadilli!!!

Dhe pastaj enderon te behet dhe kryetar i PD!

Turp i vertete ky.

Kjo eshte vetem nje genjeshter monstruoze dhe nje provokim i ulet.

Dashuria e respekti i pa kufishem per ShBA ka qene ne themel te PD, qe ne lindje te saj…e vazhdon te jete ne te gjitha nivelet e kesaj partie, edhe pavaresisht debateve tona te brendeshme.

Dhe promotori i ketij parimi te madh ka qene pa nderprerje pikerisht Berisha vete.

E tille vazhdon PD edhe sot me kryetar Bashen.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE