Connect with Us

Lojtari më i vjetër/ 38-vjeç e 264 ditë, ja kush është “gjyshi” i Euro 2020

Sport

Lojtari më i vjetër/ 38-vjeç e 264 ditë, ja kush është “gjyshi” i Euro 2020

Publikuar

-

Marten Stekelenburg është një nga ata portierë që e tregoi talentin e tij shumë shpejt, duke u bërë që në moshën 18-vjeçare titullar i Ajaksit (2001-2011) dhe më pas duke provuar shumë eksperienca të tjera të ndryshme mes Romës, Fulhamit, Monakos, Sauthemptonit, Evertonit, mes të cilave edhe mjaft dëmtime të shpeshta, mbrojtësi ekstrem vendosi që të rikthehej sërish “në shtëpi” përpara se të dalë në pension.

Por, ajo çfarë është më e bukura ndodhi pak ditë përpara fillimit të këtij Europiani: titullari Silesen infektohet me COVID dhe Stekelenburg fiton një dopiohierarki duke kaluar edhe kolegun tjetër holandez, Tim Krul.

E gjithë kjo dhuratë e bukur Martenit i vjen, teksa ai pret që të festojë 39-vjetorin e tij. Më saktë, me 38 vjeç e 264 ditë, në ndeshjen e luajtur dhe të fituar kundër Ukrainës, ai u bë jo vetëm lojtari më i vjetër që ka veshur ndonjëherë bluzën e Holandës në një Europian, por në të njëjtën kohë edhe i këtij “Euro 2020”, në të cilin lë prapa mbrojtësin Pepe të Portugalisë, por edhe kolegun Gordon të Skocisë, gjithashtu 38- vjeçarë, por disa ditë më të vegjël sesa Stekelenburg.

Në të njëjtën kohë, në një ndeshje të vetme, “Tulipani” kaloi edhe idhullin e tij dhe legjendën e portës portokalli, Edvin Van Der Sar, i cili luajti me Holandë deri në moshën 37 vjeç e 236 ditë, por pse jo, duke parë këtë rini të dytë të papritur, ndoshta Marten Stekelenburg mund të synojë edhe Botërorin 2022 në Katar apo akoma edhe më tej për të tentuar edhe rekordet absolute të portës.

Ata që kanë luajtur më shumë sesa ai për nga mosha në një Europian janë Peter Shilton (38 vjeç e 271 ditë), Morten Olsen (38 e 303 ditë), Lotar Mateus (39 vjeç e 91 ditë) dhe portieri legjendar i Hungarisë, Gabor Kirali, i cili vazhdon që të jetë rekordmeni absolut, duke luajtur deri në moshën 40 vjeç e 86 ditë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Lajm i trishtë, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe trajneri kosovar

Publikuar

-

Nga

Nadir Haxhimusa është ndarë nga jeta në moshën 55 vjeçare. Ish-sulmuesi dhe trajneri i Ferizaj i ka tronditur të gjithë në Kosovë, teksa njihej prej vitesh në angazhimin në sport.

Klubi i Futbollit Ferizaj ka shprehur ngushëllimet dhe shprehen se lajmië shtë marrë me pikëllim. Haxhimusa ishte sulmuesi që paçka ofesivës serbe dhe kushteve jo të mira për sport, zhvilloi aktivitetin në vitet 1990-1999.

Njoftimi:

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Nadir Haxhimusa, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta.

Nadiri ishte pjesë e gjeneratës së futbollistëve të cilët i rezistuan pushtuesit serb në vitet e 90-ta. Ai ishte sulmues i spikatur i KF Ferizajt dhe me paraqitjet e tij la gjurmë të pashlyeshme në futbollin kosovar, duke u shndërruar në model për shumë breza të rinj ferizajas.

Edhe pas përfundimit të karrierës si lojtar, Nadiri gjithmonë i qëndroi afër klubit të tij të zemrës, duke e ndihmuar në forma të ndryshme rritjen e tij, si drejtues dhe menaxher i sukseseshëm.

Kontributi i tij në klub ishte i jashtëzakonshëm dhe pa dyshim ishte ndër punëtorët më të dalluar sportivë në klub.

Ikja e tij e hershme është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për vet futbollin ferizajas.

Nadiri u dallua për virtyte të larta intelektuale e sportive dhe si personalitet që tërë jetën ia kushtoi futbollit.

Komuniteti i futbollit përherë do ta kujtojë atë si njeri të dashur dhe do ta vlerësojë për kontributin e tij në avancimin e futbollit ferizajas”.

LEXO TE PLOTE

Sport

UEFA e konfirmon/ VAR-i në kualifikueset e Katar 2022 prej muajit shtator

Publikuar

-

Nga

VAR-i vazhdon të shtrihet në të gjithë kompeticionet e futbollit. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka marrë vendim për përfshirjen e teknologjisë edhe në takimet kualifikuese të kombëtareve.

UEFA konfirmon se VAR-i, me pëlqimin e FIFA-s, do të përdoret në të gjithë ndeshjet e mbetura të dueleve eliminatore të kombëtareve evropiane për Botërorin Katar 2022.

Sistemi do të jetë funksional duke filluar nga sfidat e katërta në grupe, dhe do të përdoret në të gjitha ndeshjet e mbetura që do të zhvillohen duke filluar nga muaji shtator.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Buffon: Ndihem si një artist, ka një shkak pse nuk u tërhoqa nga futbolli

Publikuar

-

Nga

Gianlugi Buffon u rikthye pas 20 viteve te Parma. Portieri italian do të luajë në Serie B këtë sezon, me objektivin për të ndihmuar ekipin emilian të rikthehet në elitën e futbollit italian.

Në janar feston 44-vjetorin e lindjes, Buffon nuk ka ndërmend të ndalet dhe në prononcimin e dhënë për La Repubblica tregon se çfarë e mban akoma aktiv në futboll.

Unë ndihem si një artist. Nuk doja të tërhiqesha nga futbolli, pasi mendoj se një artist kultivon gjithmonë dëshirën për të treguar artin e tij, nëse është akoma i aftë, për kënaqësi personale dhe njëfarë doze narcizmi.

Rikthimi te Juventusi si drejtues? Jo, nuk kam asnjë akord për të punuar në klub. Jam rikthyer për herë të dytë në Serie B. Kur luajta këtu në moshën 28-vjeçare kur isha një pikë referimi në futbollin botëror, pse të mos e bëj tani që jam 43 vjeç?

Në vitin 2006 zgjodha të vazhdoj me Juventusin, tani zgjodha Parmën. Unë mund të luaj edhe në Kategorinë e Parë, asgjë nuk ndryshon për mua“, theksoi një nga portierët më të mirë të historisë së futbollit.

 

LEXO TE PLOTE