LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kontrollet në zonën bregdetare/ Ibrahimi: Nëse subjektet nuk reagojnë do vendosim gjoba

16 Qershor 2021, 11:08, Aktualitet CNA
Kontrollet në zonën bregdetare/ Ibrahimi: Nëse subjektet nuk

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimi ka folur për fushatën e kontrolleve te subjekteve në zonën bregdetare të deklarojnë për të qenë në rregull ligjërisht.

Ne një intervistë për Report TV ajo u shpreh se gjatë këtij muaji do të jenë prezent në të gjithë vendin për sensibilizimin e operatorëve.

Sipas saj, do të zhvillohet një kontroll në subjekte dhe nëse ato nuk reagojnë atëherë do të gjobiten.

?Gjatë muajit Qershorit do jemi prezent në të gjithë vendin për të stabilizuar operatorët.

Hapi i dytë që do të merret është të kontrollojë të gjitha subjektet dhe të presim që ato të reagojnë. Ne nuk kemi për qëllim të vendosim gjoba por do të presim që subjektet të reagojnë.

Fakt është që ato subjekte që janë aktiv në tërësi kanë një qarkullim me 2019 dhe janë 9% më të lartë.  

Problemet janë të ndryshme që lidhen me turizmin, mos deklarimi i çmimeve, pagat që është element më i vështirë për tu identifikuar. Kemi informacione të zyrave të punësimit pranë operatorëve turistik dhe në bazë të atyre do verifikojmë.

Jugu është më problematik dhe veriu është më i lehtësuar nga sezoni turistik?, u shpreh Ibrahimi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga