LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kaos në Kupën e Amerikës, 41 raste me COVID-19

16 Qershor 2021, 21:08, Sport CNA
Kaos në Kupën e Amerikës, 41 raste me COVID-19

Kupa e Amerikës u protestua nga shumë vende të kontinentit jugor për të mos u zhvilluar, duke parë se sa keq është gjendja e infektimeve me Koronavirus.
Dhe pasi fillimisht u vendos që të ndërrohej selia, derisa ishte Brazili ai që e mori përsipër zhvillimin e kompeticionit, edhe qeveria braziliane, me anë të një daljeje zyrtare nga ana e Ministrisë së Shëndetit, ka saktësuar dje se mes futbollistëve dhe delegacioneve të të 10 kombëtareve pjesëmarrëse, të infektuarit janë plot 41, nga të cilët 31 futbollistë.

Dhe të mendosh se në këtë numër nuk bëjnë pjesë 10 lojtarët e Venezuelës që u dërguan në shtëpi një ditë përpara ndeshjes hapëse me Brazilin. Këto konfirmime të frikshme kanë bërë që shumë media braziliane dhe amerikano-jugore të vendosin që ta quajnë Kupën e Amerikës, ?Kupa e Vdekjes?.

Por, sikur të mos mjaftonte kjo, frika më e madhe është se edhe te kombëtaret, pavarësisht se ruhen, deri tani janë zbuluar 10 raste me COVID në persona të shërbimeve apo të qendrave stërvitore, që u shërbejnë delegacioneve dhe e gjitha kjo bën që ky turne që sapo ka nisur të mos gjejë paqe deri në fundin e tij, gjithmonë nëse do t?i shkohet deri në fund, duke parë shifrat në rritje.

Lajmet e fundit nga