Connect with Us

Kamioni me “kokainë shqiptare”, bllokohet në Itali

Kronika

Kamioni me “kokainë shqiptare”, bllokohet në Itali

Publikuar

-

Rreth një kilogram kokainë është gjetur në Brindisi të Italisë, brenda një kamioni që vinte nga Shqipëria dhe drejtohej nga një shqiptar.

Lënda narkotike u zbulua në Costa Morena në Brindisi dhe policia fillimisht e pati të vështirë që ta gjejë drogën, pasi ishte fshehur mirë brenda kamionit, shkruan shqiptarja.com.

Është dashur edhe ndërhyrja e shërbimit të zjarrfikëses, të cilët prenë rimorkion, ku zbuluan dhe drogën e fshehur. Aktualisht hetimet nga ana e policisë italiane po vijojnë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plumbat trondisin Shkodrën/ Raportohet për të plagosur

Publikuar

-

Nga

Një person është plagosur me armë zjarri në Shkodër mëngjesin e sotëm.

Mësohet se bëhet fjalë për një 50-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim.

I plagosuri fillimisht është dërguar në Spitalin e Shkodrës, dhe më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Si nisi sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Publikuar

-

Nga

Sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Aldo Gjini është autori i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Dy të plagosurit në Tiranë, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi rezultojnë se janë shokë me njëri-tjetrin u konfiktuan me Gjinin pas një incidenti me makinat.

Në momentin që dy të rinjtë Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi u ulën në lokalin që ndodhet në kompleksin “Grand”, Gjini ka shkuar dhe pas debatit verbal i ka qëlluar me armë.

LEXO EDHE:  Kapet në Itali narko-trafikanti shqiptar/Nuk do ta besoni me çfarë e ruante kokainën

LEXO EDHE:  U akuzua për falsifikim dokumentesh/ Kryebashkiakja e Romës shpallet e pafajshme

Autori është larguar me një makinë me targë “AA 001 RN”, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plumba në gjoks dhe shpatull/ Kush janë dy të rinjt që mbetën të plagosur me armë zjarri

Publikuar

-

Nga

Plumba në gjoks dhe shpatull/ Kush janë dy të rinjt që mbeten të plagosur me armë zjarri

Zbardhen emrat e dy të plagosurve mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Mësohet se ata janë 32-vjeçari Altin Gjoka i cili ka marrë një plumb në shpatull dhe  Jetmir Marashi 28 vjeç, që është qëlluar në gjoks.

Ata u dërguan me makina të rastit për në spital teksa raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Autori sipas Policisë është identifikuar, por nuk është kapur ende.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Shqipëri-Gjermani/ Shtohen marrëveshjet e bashkëpunimit

LEXO EDHE:  U akuzua për falsifikim dokumentesh/ Kryebashkiakja e Romës shpallet e pafajshme

Shërbimet e Policisë  kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

LEXO TE PLOTE