LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Izraeli, sulm ajror ndaj Gazës

16 Qershor 2021, 17:20, Kosova & Bota CNA
Izraeli, sulm ajror ndaj Gazës

Ushtria e Izraelit kreu sulme ajrore në Rripin e Gazës të mërkurën, pasi sipas tyre kjo ishte një përgjigje ndaj nisjes së balonave zjarrvënëse nga territori palestinez. Grupi militant, Hamas kishte kërcënuar më herët se do të reagonte ndaj një marshimi që nacionalistët izraelitë zhvilluan në Jeruzalemin lindor.

Sulmet ajrore në Rripin e Gazës nga Izraeli të mërkurën kishin si objektiv vendet ku strehoet grupi militant Hamas dhe ishin të parat pas një armëpushimi që solli fundin e 11 ditëve dhune mes dy palëve muajin e kaluar. Nga sulmet e fundit ajrore nuk ka raporte për viktima.

Sulmet erdhën disa orë pasi nacionalistët izraelitë të ekstremit të djathtë marshuan në Jeruzalemin Lindor të martën.

Ky ishte një zhvillim që ringjalli tensionet me palestinezët dhe paraqiti një sfidë të hershme për qeverinë e re të Izraelit.

Palestinezët e konsideruan si provokim marshimin, që kishte për synim të festonte pushtimin e Jeruzalemit lindor nga Izraeli në 1967. Hamasi u bëri thirrje palestinezëve që t?i bënin rezistencë paradës.

Një paradë e ngjashme ndihmoi në fillimin e luftës 11-ditore mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë, muajin e kaluar.

?Ne kemi ardhur këtu për të mbrojtur tokën tonë dhe për t?i treguar atyre se kjo tokë është e jona dhe ata nuk do ta marrin atë, pavarësisht se çfarë ndodh?, thotë një protestuese palestineze.

Parada paraqiti një sfidë të hershme për kryeministrin e ri të Izraelit, Naftali Bennett, një nacionalist i vijës së ashpër, i cili ka premtuar një qasje pragmatike ndërsa drejton një qeveri jo shumë të konsoliduar me një përbërje të larmishme të koalicionit.

Pasi pushtoi Jeruzalemin lindor në 1967, Izraeli e aneksoi atë, një veprim që nuk u njoh nga shumica e bashkësisë ndërkombëtare.

Izraeli e konsideron të gjithë Jeruzalemin si kryeqytet të tij, ndërsa palestinezët duan që Jeruzalemi lindor të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre të ardhshëm.

Pretendimet mbi Jeruzalemin lindor, ku ndodhet një numër objektesh të shenjta për hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët, janë në zemër të konfliktit dhe kanë shkaktuar valë të shumta dhune./ VOA

Lajmet e fundit nga