Connect with Us

Foto-Nga Rama, te Basha dhe Meta/ Cilat janë fytyrat në kartmonedhat e reja të Bankës së Shqipërisë

Satire Politike

Foto-Nga Rama, te Basha dhe Meta/ Cilat janë fytyrat në kartmonedhat e reja të Bankës së Shqipërisë

Publikuar

-

Bargains and coded messages/Rama-Meta-Basha political games revealed

Një ditë më parë Banka e Shqipërisë prezantoi dy prerje të serisë së re të kartëmonedhave.

Bëhet fjalë për kartëmonedhën 10,000 lekë dhe 1000 lekë, të cilat dalin zyrtarisht në treg nga 30 qershori i 2021.

Kartëmonedha 10,000  lekë mban simbolet e identitetit tonë kombëtar, shoqëruar me autorin e Himnit Kombëtar Aleksandër Stavër Drenova (Asdreni).

Por, menjëherë pas prezantimit të kartmonedhave të reja, në rrjetet sociale ka plasur humori.

Në rrjet është krahasuar fotoja në kartmonedhën e re, me fytyrën e deputetit Kujtim Gjuzi.

Gjithashtu ironisë së faqeve të humorit në rrjetet sociale, nuk i kanë shpëtuar as politikanët e tjerë.

Për më tepër shikoni galerinë e fotove më poshtë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Satire Politike

“Falë sakrificës tuaj, u bëra me makinë të re”/ Rrjeti “masakron” politikanët, fotot më pikante

Publikuar

-

Nga

Një ditë më parë, në media u raportua se kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha ka blerë një tjetër makinë luksoze.

Por, ky detaj nuk mund t’iu shpëtonte edhe faqeve të humorit në rrjetet sociale, të cilat kanë ironizuar nëpërmjet memeve.

Jo vetëm Lulzim Basha, por edhe të tjerë politikanë dhe personazhe janë ironizuar nga faqet e humorit në rrjetet sociale.

Për më tepër shikoni galerinë e fotove më poshtë:/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Foto-“Unë një arkë peshk e ha për darkë”/ Plas humori, kush janë “viktimat” e rrjeteve sociale

Publikuar

-

Nga

Arrestimi i ish- zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda, nën akuzën se ka marrë ryshfet, për një vend pune, është bërë objekt humori në faqet e humorit në rrjetet sociale.

Ndërsa në përgjimet e SPAK, thuhet se Rovena Voda mori 1 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk, në këmbim të një vendi pune, në rrjet ka shpërthyer ironia.

“Viktimë” të faqeve të humorit kanë rënë edhe figura të tjera të politikës, medias, apo edhe ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, i cili kishte kërkuar më parë nga autoritetet shqiptare arrestimin e të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”.

Në galerinë e fotove më poshtë, disa nga memet më pikante:/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Presidenti Meta kampion i hedhjes …në këmbë !

Publikuar

-

Nga

Nëse nuk do ta kishim dëgjuar me zërin e vetë Presidentit pyetjen “nuk e di në u hodha drejt apo…” dhe përgjigje e menjëhershme “drejtë” të hijes së tij Zan Topuzi, publikimin e videos ku ai shfaqet shumë i përqendruar duke u hedhur nga një mur i betontë në ujin e kaltër të detit, do ta kishim marrë për një shaka vere me synim freskimin në këto ditë vape të nxehtë.

Sepse në fakt, me rritjen e temperaturave të motit dhe shtimin e intensitetit të vapës, gjatë verës Presidenti na ka mësuar me shaka të tilla verore, shoqëruar me të qeshurën e tij karakteristike dhe unikale për nga frekuenca e rrezatimi qeshës.

Mirëpo gjithë ai përqendrim presidencial, solemniteti dhe emocioni i ligjshëm para hedhjes, krijimi i perceptimit se do të hidhej me kokë e rënia në ujë në këmbë nën vëzhgimin përherë ndjellës për bëma të tilla të Xanit, na japin gjithë indiciet e rastit që ta kuptojmë këtë hedhje si një hedhje prej kampioni të vërtetë.

Pas praktikës së përverëshme të zotit Berisha që thyente rekordin e vetvetes për kohë qëndrimin në ujin e detit, hedhja në këmbë e jo me kokë, mbase prej pikës së rëndesës në pjesët e poshtme të trupit dhe pamundësisë për t’iu kundërvënë ligjit të gravitetit, sjell si risi verore hedhjen si një kampion në këmbë të Presidentit Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE