Connect with Us

Firma Ligjore Frashëri pjesëmarëse në Samitin Qeverisja Moderne e Evropës-2021

Opinione

Firma Ligjore Frashëri pjesëmarëse në Samitin Qeverisja Moderne e Evropës-2021

Publikuar

-

Firma Ligjore Frashëri pjesëmarëse në Samitin Qeverisja Moderne e Evropës-2021

Nesër më 17 qershor 2021 do të mbahet Samiti ndërkombëtar mbi Qeverisjen Moderne në Europë (Modern Governance Europe ) 2021. Në këtë takim është ftuar të marrë pjesë edhe, I nderuari, avokat Kastriot Frashëri, i cili përfaqëson Firmën Ligjore Frashëri.

Tashmë është fakt i njohur zhvillimi që ka marrë së fundi kuptimi i qeverisjes moderne dhe shtrirja e saj pothuajse në të gjitha mënyrat dhe format e organizimit të biznesit, organizatave apo edhe ato të agjencive shtetërore. Një vit më parë në Nëntor të vitit 2020, Samiti i Qeverisjes Moderne të Diligent (virtualisht) duket se doli në rrugë dhe ja ku erdhi në Europë.

Kjo do të thotë se organizatorët e këtij eventi të rëndësishëm ndërkombëtar pasi kanë bashkuar folës, të ftuar, udhëheqës të industrisë dhe qindra profesionistë të qeverisjes nga pothuajse gjithë sektorët e jetës, kanë dëgjuar reagimet dhe sugjerimiet tona dhe në fund kanë konkluduar se ngjarja Modern Governance Europe tashmë është kthyer në një kërkesë popullore.

Kjo ngjarje ndonëse është parashikuar të jetë gjysmë-ditore gjykojmë se do t’ju ofrojë një mundësi pjesëmarrësve të shumtë nga mbarë kontinenti Europian për t’u lidhur me kolegët e tyre, do të dëgjoni nga ekspertët e industrisë në seancat e lidershipit të mendimit dhe do të mësoni më shumë rreth Platformës së Qeverisjes Moderne të Diligent. Me këtë qëllim dhe shumë më tepër, ngjarja e nesërme virtuale është krijuar për të ngritur praktikat e qeverisjes në të gjithë organizatën tuaj.

Për sa i përket përfitimeve të Shqipërisë nga përdorimi i teknologjisë së avancuar në profesionet ligjore zoti Frashëri, u shpreh se “ne kemi punuar shumë jo vetëm per rritjen e standardeve profesionale, por edhe për konsolidimin e rolit të avokatit përmes studios ligjore “Frashëri Law Firm”, kjo falë edhe kualifikimeve, përvojës dhe eksperiencës profesionale të deritanishme na ka bërë të vlerësohemi nga disa institucione prestigjoze ndërkombëtare të cilat na kanë besuar për ti përfaqësuar ata në Shqipëri.

Frashëri Law Firm është firma e parë dhe e vetme në Shqipëri që ka ekskluzivitetin e përdorimit të Platformës së Inteligjencës Artificiale (AI) në Profesionin e Avokatit, duke treguar ndaj klientit Kujdesin e duhur (Due Diligence) përmes depërtimit të thellë në dokumentet, uljes së kohës dhe shpenzimeve. Kjo arritje profesionale na bën shumë të lumtur. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për Firmën Ligjore Frashëri, por edhe përfituese për Shqipërinë. Ndaj ne do të vijojmë të investojmë në këtë fushë”.

Tashmë është fakt që Firma Ligjore Frashëri prej vitit 2004, ka mbështetur në shërbimet e saj ligjore jo vetëm qytetarë shqiptarë, por edhe shtetasit e huaj dhe disa kompani biznesi VIP. Transparenca, respekti, integriteti i lartë moral dhe profesional dhe përpikmëria janë të gjitha pjesë e kulturës së kësaj studioje ligjore që bëjnë diferencën, duke u identifikuar çdo ditë si një firmë ligjore ndërkombëtare./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Harrojeni Eli Faren, por vajtoni gazetarinë!

Publikuar

-

Nga

Nga Mentor Kikia 

Eli Fara bëri një reagim publik, pas disa ditësh, kur është vënë në qendër të sulmeve publike, për një aferë të dyshimtë lidhur, me një punësim fiktiv në dy ministri për rreth 8 vjet, gjatë qeverisjes së Berishes.

Unë nuk e besoj ate që thotë Eli Fara, pra që afera nuk është e vërtete. Por, më së pari, jam i prirur të mos besoj tërë zallamahinë popullore që shpërtheu nga një shkrim në një portal. Një shkrim pa asnjë burim, asnjë dokument, asnjë citim. Thjeshtë shifra pafund për udhetimet në SHBA, dieta, paga….

Këtë shkrim e riprodhuan copy-paste dhjetra media të tjera online e qindra komentues në rrjet. Sërish asnjë gazetar “riprodhues” nuk bëri mundimin më të vogel: të pyeste ministrinë për të cilen behet fjale. Të pyeste ministrin qe supozohet se i ka dhënë pagen kengetares. Të pyese të zonjen e pages, më e pakta. Të pyeste në thesar, nëse jane lëvruar apo jo këto paga. Një gazetari shkel e shko u shndërrua në histeri publike, që nuk ka perendi që e shuan edhe në qoftë tërësisht e pa vërtetë historia.

Dreqi ta haje, kam shkuar i kam marrë reagim Nehat Kullës, ne nje tunel me armë e municione, kur i ngriten akuzë për krijim bande.

Nese lajmi është “fake”, padyshim që me vjen keq për këngetaren. Por sinqerisht, tani po me vjen keq për gazetarinë.

Ku ka përfunduar?

Ai lajm mund te jetë i vërtetë, dhe është histori e denjë për te cuar ministra në burg. Por sa i besueshem është ai kur nuk referon asnjë informacion?

Pertej lajmit, tragjike eshte sesi shoqeria sot, si nje turmë e uritur, beson cdo gjë që i hidhet. Mjafton të shkruaje dikush dicka, per kedo, dhe ne pak minuta shpërndahet ne te gjitha portalet e rrjetet, edhe me të njëjtat gabime ortografike. Pa bërë minimumin e profesionalizmit, ti bien nje telefoni e të kerkojne një konfirmim. Eshtë më e pakta o gazetarë, ku dreqin po e coni këtë profesion?

Nuk është çështja e nje personi, është ceshtja e degradimit te nje pushteti që ka qënë me i besueshem se të gjitha pushtetet bashkë.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi Bushati/  Ballkanizmi i ambasadorëve të perëndimit

Publikuar

-

Nga

“Zoti Luli” timonin gjithmonë nga gremina

Ambasadorët kryesorë të perëndimit në Tiranë janë bërë sot protagonistë të një parade turpi që reket tu’a shesë shqiptarëve sapunin për djathë. Ata kanë folur me superlativa për foshnjen e tyre që lindi e vdekur duke përkujtuar përvjetorin e pestë të Reformës në Drejtësi. Kryediplomatja amerikane Kim përmendi edhe njëherë argumentin e lodhur të spastrimit të gjykatësve të korruptuar, ndërsa kolegu i saj Soreca e quajti atë si një nga hapat më të rëndësishëm që janë ndërmarë që pas rënies së diktaturës.

Në fakt, është krejt e kundërta. Po të shikosh të gjithë argumentat propagandistikë që u përdorën në këtë vit jubilar, ato lidheshin me një sukses të vetëm, spastrimin nga vettingu të mbi 200 gjykatësve dhe prokurorëve.

Kjo shifër ka përmbytur prej dy ditësh titujt e servirur të medieve, a thua se qëllimi primar i këtij aksioni të nxitur nga ndërkombëtarët ishte thjeshtë organizmi i një gjuetie shtrigash. Nuk ka dyshim se drejtësia e vjetër shqiptare kishte nevoja për një qilizëm të thellë të një mjedisi ku allishverishi ishte kthyer në normalitet, por objektivi kryesor i 140 deputetëve që votuan unanimisht në korrikun e 2016 duke duartrokitur përqafimin epshor Lu-Vlahutin, nuk ishte ky.

Ai qe krejt tjetër: rivendosja e një sistemi ku peshorja e drejtësisë të ishte e ekuilibruar për të gjithë, goditja e atyre qau fiksuan në zhargonin e ndërkombëtarëve si peshq të mëdhenj dhe ringritja e një sistemi koherent dhe funksional për ti përballuar këto sfida.

Cili është bilanci? Pothuajse afër zeros.

A beson dikush sot se një qytetar i thjeshtë, që i bie fati i keq të jetë në konflikt për truall ndërtimi me oligarkun e mbështetur nga pushteti, mund të gjejë të drejtën në gjykatat shqiptare? A ka shpresë familja e një minatori të vdekur në galeri të fitojë atë që i takon? A ka optimistë që imagjinojnë, se për ata që humbën jetën nga neglizhenca ulëritëse në pallatet e shembura nga tërmeti në Thumanë, drejtësia do të thotë ndonjëherë fjalën e saj?

Në këndvështrimin e një drejtësie që funksionon për të gjithë njësoj ne jemi ende po aq larg sa pesë vite më parë. Por edhe në pjesën më të dukshme dhe më të prekshme të medaljes, punët nuk janë më mirë. Kushdo që e dëgjonte ambasadorin Lu që fliste që në 2018, se rënia në rrjetë e peshqve të mëdhenj ishte punë javësh, sot nuk i mbetet ve[se të tallet.

Kjo reformë jo vetëm i ka bërë më të pa cënueshëm njerëzit me pushtet politik dhe ekonomik, por ata po ndihen aq të fortë sa mund të diktojnë edhe vettingun si në këtë rastin e fundit kur shpërtheu një përplasje publike mes lokalëve dhe ndërkombëtarëve.

Pra, ndonëse qëllimi i kësaj reforme ishte ti jepte fund pandëshkueshmërisë, deri më tani ajo vetëm është betonifikuar.

Edhe mënyra se si u konceptua reforma, se si ajo ra pre e kalkulimeve dhe interesave të vogla të njerëzve më pushtet, për të pasur sa më shumë ndikim, prodhoi një katastrofë. Tashmë provohet gjërësisht se fillimi i saj nga lart poshtë ishte një gabim.

Kështu përshëmbull shkatërrimi i Gjykatës Kushtetuese, që i kishte zbrapsur mbi 40 ligje pushtetit të Berishës dhe filloi të godiste me një njëjtën vullnet edhe kapërcimin e kufijve nga qeveria Rama, solli pasoja shkatërrimtare. Vendi mbeti për tre vite pa këtë organ që ende nuk është i plotë, duke i i hapur rrugë amuzimeve kolosale nga shumica në pushtet. Vetëm një shembull banal. Po të kishim pasur Gjykatë Kushtetuese sot Teatri Kombëtar do të ishte ende në këmbë.

Gjithëashtu vendi mbeti nga 2017 deri në 2019 pa Gjykatë të lartë, që ende nuk funksionon, duke bërë që drejtësia të mungojë për mbi 30 mijë dosje që presin në radhë.

Po të flasësh pastaj për një SPAK dhe një Gjykatë të Postame që vendimet ua rrëzon gjykata e Strasburgut, që nuk kanë këllqe të marrin në shqyrtim krimet elektorale po iu përcjellin prokurorive e gjykatave lokale, që vazhdojnë ti shikojnë me venerimin e përëndive pushtetarët e lartë, gjendja bëhet krejtësisht e pashpresë.

Janë pikërisht këto elementë që e detyruan Fondacionin Soros dhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit të botonin që në 2019 një sondazh ku thuhej se 63% e shqiptarëve nuk besonin më se vettingu ishte i drejtë. Po ashtu edhe në Bruksel u arrit në përfundimin se terapia e rëndë, që u zgjodh të aplikojej në Shqipëri krijon aq shumë probleme, sa nuk rekomandohet të kopjohet edhe në vende të tjera.

Por pavarësisht nga këto, ambasadorët e perëndimit në Tiranë, vazhdojnë të flasin si për një histori suksesi, duke u përpjekur të arsyetojnë mbi 60 milionë eurot tashmë të shpenzuara për këtë fiasko.

Edhe gjatë konferencës së fundit për 5 vjetorin e reformës ata zgjodhën të përdorin sërisht epitete lavdëruese për një gërmadhë që nuk funksionon duke huazuar metodat e politikanëve vendas që përpiqen ti imponojnë publikut një realitet që nuk ekziston. Prandaj në këtë përvjetor mund të thuhet me ironi se reforma që u nis me ambicien për të perendimorizuar Shqipërinë duket sikur po përfundon me ballkanizmin e përfaqësuesve të perëndimit të Tiranë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Artan Fuga/ Kali që na grabit kalorësin

Publikuar

-

Nga

Nga Artan Fuga/ Kali që na grabit kalorësin

Çfarë shenje do të më jepte të kuptoja që ne jemi bërë qenie të ndërgjegjshme për fatet tona kombëtare?

Një që e kam fiksim është kur në vend të Skënderbeut mbi kalë te sheshi i kryeqytetit të kemi shtatoren gjigande të Ali Pashës që në këmbë drejt si qiriri, pa kokë, të mbajë në njerën dorë kokën e vet, të prerë, me leshra të mpleksura dhe me gjak, dhe me dorën tjetër të bëj shenjë sikur na tregon rrugën nga duhet të shkojmë!

Të paktën kaq të bëjnë bizneset, ta financojnë këtë shtatore.

Po Skënderbeun çfarë ta bëjmë? Kur ta zbresim nga kali dhe ta vendosim në një fron mbretëror duke kapur mjekrën me dorë dhe u menduar duke parë në horizontet e së ardhmes, vendosur me kurriz nga Universiteti Politeknik duke parë Bulevardin në drejtim të maleve të Krujës, drejt Mirditës, Shkodrës, Tetovës, Prishtinës, e po deshët tutje drejt Evropës Perëndimore!

Mbi kalë askush nuk mendon, prandaj sa dua Gjergjin aq e urrej kalin e tij! O Zot hyjnizojmë kalin që na ka grabitur kalorësin!

Deri atëhere, hajde i biem legenit kot! Historia jonë e shekullit 21 ka përfunduar, përndryshe me gjëma më të mëdha se këto që kemi parë!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE