Connect with Us

Euro 2020/ Turqia e dorëzuar, e mund edhe Uellsi

Sport

Euro 2020/ Turqia e dorëzuar, e mund edhe Uellsi

Publikuar

-

Uellsi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme kundër Turqisë (2-0) në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës grupore të ‘Euro 2020’ që u zhvillua në Baku të AzerbajxhanitAaron Ramsey ishte protagonist i fraksionit të parë, duke qenë se pati tri raste vetëm me portierin dhe arriti të ishte efektiv në njërin prej tyre. Herën e parë goditjen e tij e ndali gardiani turk, herën e dytë goditi mbi portë, ndërsa herën e tretë e futi topin në rrjetë.

Rastin e parë të mirë, mesfushori i Juventusit e pati në minutat e para të takimit dhe pa shikuar fare goditi drejt portës, mirëpo portieri Ugurcan Cakir bëri një pritje të mrekullueshme. Një tjetër mundësi akoma më të mirë, Ramsey e pati në minutën e 24 kur doli i vetëm para portierit, mirëpo goditi mbi portë.

Megjithatë, mesfushori uellsian nuk e shpërdoroi shansin e tij të tretë. Gareth Bale tregoi vizionin e tij duke e gjetur në zonë ‘numrin 10’, i cili këtë herë e dërgoi topin në rrjetë (43’).  Anësori ndodhej pranë mesit të fushës, vërejti pozicionim e Ramseyt, goditi me të majtën dhe harkimi i tij arriti në gjoksin e mesfushorit, i cili e ndali dhe kësaj radhe ishte i saktë.

Në gjysmën e dytë, Bale përjetoi një moment të pakëndshëm. Fillimisht, ai ia doli që të nxirrte një njëmbëdhjetëmetërsh. Përgjegjësinë e mori vet 31-vjeçari, mirëpo goditja e tij nga pika e bardhë shkoi lart mbi portë. Nderkaq, në fund pati tensione dhe përplasje ndërmjet futbollistëve, rastet nuk munguan edhe në minutat e mbetura, derisa uellsianët realizuan edhe një herë me anë të Connor Roberts (90’+6). Asistues ishte sërish Bale.

Kjo është fitorja e parë e Uellsit në Grupin A, ndërsa duke llogaritur edhe pikën në barazimin ndaj Zvicrës, qëndron në krye me katër pikë. Turqia në anën tjetër, ka pësuar edhe humbjen e dytë në fazën grupore dhe qëndron në fund me zero pikë, si dhe ndodhet në situatë shumë të vështirë. / CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Manaj zbarkon në Gjermani, gati për ndeshjen e radhës me Barcelonën

Publikuar

-

Nga

Skuadra e Barcelonës ka udhëtuar drejt Gjermanisë aty ku do të luajë një ndeshje miqësore me Shtutgartin në datën 31 korrik. Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj ka udhëtuar me gjithë shokët e skuadrës dhe pritet të aktivizohet sërish në radhët e katalanasve.

Performancat e fundit e kanë futur në mendime trajnerin Kuman i cili si duket nuk kërkon të heqë dorë nga lushnjari, madje sipas mediave spanjolle tekniku holandez i ka kërkuar presidentit të klubit, Joan Laporta të mos e shesë sulmuesin kuqezi.

Në Gjermani kanë udhëtuar dhe yjet e tjetër të skuadrës, ndërkohë mungojnë Mesi dhe Aguero pas ndodhen me pushime pas përfundimit të ‘’Copa America’’.

LEXO TE PLOTE

Sport

Vetëm 1 kilogramë larg medaljes, Briken Calja renditet i katërti në Lojërat Olimpike

Publikuar

-

Nga

Briken Calja ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në Ljërat Olimpike “Tokio 2020”, por mbeti në vendin e katërt me vetëm 1 kilogramë larg medaljes. Shqiptari e mbylli me 151 kg garimin në stilin e shkëputjes, por ka bërë shumë më mirë në stilin e shtytjes.

31-vjeçari çoi 184 kg në tentativën e parë, ndërsa dështoi në të dytën me 188 kg. Fantastike prova e tretë e Caljes, i cili ia doli të ngrejë 190 kg. Sportisti kuqezi e mbylli dygarëshin me 341 kg të ngritura, duke u renditur në vend të katërt. Vetëm 1 kg ishte Calja larg medaljes se bronztë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Briken Calja tregohet fantastik në stilin e shtytjes, ngre me sukses 190 kilogramë

Publikuar

-

Nga

Në përfundim të të gjitha provave në stilin e shkëputjes, Briken Çalja u rendit në vendin e 7 në klasifikimin e përgjithëm, duke zhgënyer disi dhe duke qëndruar larg pritshmërive me 151 kg.

Ndërkaq, shqiptari ka shkëlqyer në stilin e shtytjes. Çalja e nisi stilin e shtytjes me peshën e realizuar 184 kg dhe e kalon me sukses.

Peshëngritësi provoi peshën 188 kg në provën e dytë, por nuk arriti të mbante shtangën lart. Ndërkaq, në provën e tretë me 190 kg, ai ia doli me sukses duke arritur një rekord personal në këtë Olimpiadë.

Të presim e të shohim nëse do ketë vend në podium për shqiptarin…

LEXO TE PLOTE