Connect with Us

Ekstremizmi në Gjermani/ Në rritje dhe më i dhunshëm

Bota

Ekstremizmi në Gjermani/ Në rritje dhe më i dhunshëm

Publikuar

-

Pandemia e ka rritur radikalizimin e qytetarëve në Gjermani konstaton raporti vjetor i Entit për Mbrojtjen e Kushtetutës.

44 692 vepra penale me sfond politik kanë regjistruar organet gjermane të sigurisë në vitin 2020. Kjo është shifra më e lartë që kur kanë filluar të mbahen statistikat, tha ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, të martën në Berlin. Së bashku me Presidentin e Entit Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës, Thomas Haldenwang, ai prezantoi raportin vjetor të veprave dhe aktiviteteve që kërcënojnë rendin.”

Thomas Haldenwang dhe Horst Seehofer gjatë prezantimit të raportit vjetor të Entit të Mbrojtjes së Kushtetutës, të martën, më 15.6.2021, në Berlin
Thomas Haldenwang dhe Horst Seehofer gjatë prezantimit të raportit vjetor të Entit të Mbrojtjes së Kushtetutës, të martën, më 15.6.2021, në Berlin

Raporti nxjerr në pah se pandemia i ka radikalizuar qytetarët. “Ekstremistët dhe terroristët nuk shkojnë në lockdown”, tha presidenti i Zyrës Federale për mbrojtjen e Kushtetutës, Thomas Haldenwang. “Ata punojnë nga shtëpia dhe merren me aktivitete antikushtetuese”.

Më të gatshëm për dhunë

Kërcënimi më i madh për rendin e lirë demokratik në Gjermani vjen nga ekstremizmi i djathtë dhe antisemitizmi. Numri i personave të involvuar në vepra penale me motive ekstremiste të djathta është rritur vitin e kaluar me 3,8 për qind deri në 33 300, tha Seehofer. Enti për mbrojtjen e Kushtetutës konstaton, se 40 për qind e tyre janë të gatshëm për dhunë ose të dhunshëm.

Ekstremistët e djathtë janë përpjekur në kohën e pandemisë që të influencojnë te shtresat e mesme nëpërmjet protestave kundër masave të parandalimit të pandemisë, tha Seehofer.

Ekstremistët e djathtë të organizatës Reichsbürger (Shtetasit e Rajhut) duke demonstruar në Berlin kundër masave për parandalimin e pandemisë, 20. 3. 2021 Ekstremistët e djathtë të organizatës Reichsbürger (Shtetasit e Rajhut) duke demonstruar në Berlin kundër masave për parandalimin e pandemisë, 20. 3. 2021

Organizata antikushtetuese “Shtetasit e Rajhut”, “Reichsbürger”  është rritur me 5 për qind, dhe numëron tashmë deri në 20 000 anëtarë. “Shtetasit e Rajhut” nuk e njohin Republikën Federale të Gjermanisë si shtet. Ata pretendojnë se janë shtetas të Perandorisë Gjermane. Për rrjedhojë nuk njohin as kushtetutën, as autoritetet dhe gjykatat dhe as vendimet zyrtare.

Më shumë aksione klandestine

Edhe ekstremizmi i majtë është rritur vitin e kaluar. Numri i veprave penale ka qenë në nivelin më të lartë të se më parë, me 6632.Veprat penale ekstremiste te dhunshme të spektrit të majtë janë shtuar me mbi 34 përqind, në gjithsej 1237. Edhe këtu është rritur numri i aktivistëve me 3 përqind, në 34 300.

Ndërsa më parë aksionet e ekstremistëve të majtë bëheshin kryesisht gjatë demonstratave, tani vihen re gjithmonë e më shumë aksione klandestine dhe të planifikuara nga grupimet të majta, të gatshme për dhunë.

Islamizmi politik dhe sulmet kibernetike

Edhe islamizmi politik shihet si rrezik për shoqërinë e lirë dhe të hapur demokratike. Por salafistët, rryma më e madhe islamiste në Gjermani, në vitin 2020, janë të vetmit që nuk kanë pësuar rritje, thuhet në raport: Numri i tyre ka mbetur i njëjtë: 12.150.

Policia në Berlin duke bërë një aksion kontrolli kundër organizatës salafiste Jama'atu Policia në Berlin duke bërë një aksion kontrolli kundër organizatës salafiste Jama’atu

Organi i mbrojtjes së Kushtetutës vëren edhe rrezikun e spiunazheve dhe fushatave dezinformuese nga shërbimet e fshehta të huaja. Veç marrjes së informacioneve në mënyrë ilegale, shërbimet e fshehta të huaja kryejnë edhe aktivitete të paligjshme që kanë të bëjnë me spiunimin dhe sabotimin e grupeve opozitare nga vendet e treta. Shërbimet e fshehta mundohen gjithashtu të ndikojnë politikisht duke sulmuar enkas nëpërmjet internetit parti dhe kandidatë para zgjedhjeve, thuhet në raport. Falë punës nga shtëpia që po aplikohet gjatë pandemisë, është rritur në mënyrë drastike mundësia për spiunazh dhe sabotim kibernetik, thonë organet zyrtare. /DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Debat mbi mbajtjen e maskës dhe vaksinimin e detyrueshëm

Publikuar

-

Nga

Duke marrë parasysh përhapjen e rasteve të variantit delta të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët po vendosin rregulla të reja për mbajtjen e maskës, madje disa punëdhënës dhe pronarë restorantesh kanë filluar të kërkojnë dëshmi të vaksinimit nga klientët e tyre.

Shtetet e Bashkuara po përballen me një rritje të rasteve të Covid-19, për shkak të variantit të tij më ngjitës delta. Në dy spitale në San Francisko janë infektuar më shumë se 200 punonjës. Sipas gazetës The New York Times, shumica e tyre ishin plotësisht të vaksinuar. Gjatë fundjavës, Florida theu rekordin e saj një-ditor për nga numri i rasteve të reja, duke shënuar mbi 21,000 infeksione.

“Në fakt, ne po ndeshemi në një sfidë shumë serioze të shëndetit publik, me një virus që ka një aftësi të jashtëzakonshme të përhapet shpejt nga një person tek tjetri”, thotë këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për shëndetësinë, Dr. Anthony Fauci.

Duke marrë parasysh se 100 milionë amerikanë nuk kanë bërë vaksinën, zyrtarët po përpiqen të marrin masa të reja. Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden njoftoi se punonjësit federalë duhet të vaksinohen, ose do të përballen me testime të detyrueshme, një veprim që disa sindikata të punonjësve e kritikuan, duke e konsideruar një shkelje të të drejtave të punëtorëve nga qeveria.

Ndërkohë, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë që të gjithë, madje edhe të vaksinuarit, të mbajnë maskën në ambientet e brendshme, ku mundësitë e transmetimit të virusit janë të larta. Mjeku i Dhomës së Përfaqësuesve e ka bërë të detyrueshëm mbajtjen e maskës për të gjithë personelin e Kongresit. Disa ligjvënës e kritikuan rregullin e ri, i cili nuk prek Senatin.

LEXO EDHE:  Dhuna mbi protestuesit/ Policia përdori granata “Made in Serbia”

“CDC-ja është bërë një krah politik i administratës dhe dëshiron të kontrollojë çdo aspekt të jetës sonë”, tha udhëheqësi i pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani thirrje bashkëatdhetarëve

Rekomandimet e reja të shëndetit publik mund të shkelin lirinë personale të njerëzve, thotë Dr. Fauci, por edhe moszbatimi i tyre mund të jetë shkelje e të drejtave të individëve.

“Nëse infektoheni, edhe nëse nuk shfaqni simptoma, ju mund të infektoni një person tjetër që mund të jetë i pambrojtur dhe mund të sëmuret rëndë. Pra, në thelb, ju po shkelni të drejtat e tyre individuale sepse po i rrezikoni ata”, thotë këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për shëndetësinë.

Ndryshimi i rregullave mund të ketë një efekt pozitiv. Sipas njoftimeve të rrjetit CNN, ritmi i vaksinimit në Shtetet e Bashkuara u rrit 21% javën e kaluar krahasuar me tre javët e mëparshme. Rritja e nivelit vaksinimit është edhe më e lartë në disa shtete jugore, të cilat kanë nivelet më të ulëta të vaksinimit në vend./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Politikanët kërkojnë vaksinimin e fëmijëve

Publikuar

-

Nga

Komisioni gjerman i vaksinimit Stiko nuk rekomandon vaksinimet kundër Coronës për fëmijët. Por politikanët duan të ofrojnë vaksinime edhe për fëmijët prej moshës 12 vjeç.

Disa politikanë të lartë të landeve në Gjermani kanë kërkuar kohët e fundit që të vaksinohen edhe fëmijët e moshës 12-17 vjeç, që është në kundërshtim me rekomandimin aktual të Komisionit të Përhershëm të Vaksinimit (Stiko). Kryeministri i Berlinit, Michael Müller (SPD), thotë se “është e drejtë” nëse edhe fëmijëve të moshës 12 deri në 17 vjeç ju ofrohet vaksinimi kundër Coronës. Müller thotë se Komisioni Stiko ka refuzuar të rekomandojë vaksinimin për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë, por ka dhe ekspertë të tjerë që mendojnë ndryshe.

“Vaksinimi në vetvete nuk është aq i rrezikshëm sa disa kanë frikë.” Në këtë drejtim, ai mendon se është mirë “që ne po bëjmë një gamë kaq të gjerë ofertash”, tha kryetari i konferencës së kryeministrave, lidhur me planet e ministrave të Shëndetësisë të landeve, të cilët do të diskutojnë vaksinimet për fëmijë.

Kryetari i konferencës së ministrave të shëndetësisë, bavarezi Klaus Holetschek (CSU), nuk sheh asnjë kundërshtim në planifikimin e politikës me pozicionin e Stikos. Sipas tij, kjo hapë mundësinë e vaksinimeve pas këshillave me mjekët dhe vlerësimit individual të rrezikut. “Ne nuk po bëjmë asgjë tjetër,” tha Holetschek. Politikanët po përdorin derën që ka hapur Stiko. Politikani i CSU-së tha se vaksinimi nuk duhet të jetë i detyrueshëm për askend, është vetëm një ofertë.

LEXO EDHE:  Gjermania nevojë urgjente për infermierë/ Financon shkollimin e tyre në Ballkan

LEXO EDHE:  Video e plotë/ Dhunoi turistët spanjollë, policia i bllokon restorantin

“Bild am Sonntag” njofton se ministri federal i Shëndetësisë Jens Spahn është i mendimit se duhet të zbatohet oferta e diskutueshme e vaksinimit për fëmijët dhe adoleshentët. Kështu thuhet në një dokument të përgatitur nga ministria për konsultimet e ministrave të landeve. Sipas gazetës, duhet krijuar mundësia që të gjithë fëmijët dhe adoleshentët nga mosha dymbëdhjetë vjeç të vaksinohen kundër virusit Corona në qendrat e vaksinimit dhe tek mjekët familjarë apo të sipërmarrjeve.

Shefi i Stiko-s Mertens mbronë pozicionet e ekspertëve

“Ne nuk mund të bëjmë një rekomandim për vaksinim të përgjithshëm përderisa nuk kemi të dhënat dhe sigurinë e nevojshme në këtë drejtim”, thotë kryetari i Komisionit të Përhershëm të Vaksinimit, Thomas Mertens. Ai pranon se kolegët e tij gjenden nën presion publik për të marrë një vendim sa më shpejt të jetë e mundur. Por kjo nuk ka ndikim. “Mund të ndodhë që ne të ndryshojmë rekomandimin tonë, por sigurisht jo për shkak të politikanëve dhe presioneve publike”, thotë Mertens.

Eksperti i shëndetësisë nga partia SPD Karl Lauterbach thotë se në studimet e fundit është nënvizuar se infektimet me variantin Delta janë shumë më të shpejta dhe më të rrezikshme sesa vaksinimi i fëmijëve. Një prej qëllimeve kryesore të politikanëve është krijimi i imunitetit dhe tek fëmijët, në mënyrë që në shtator të mund të hapen shkollat dhe më pas fakultetet me prezencë fizike. Indicenca e infektimeve është rritur kohët e fundit në Gjermani në rreth 17,5 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermania lejon një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

Publikuar

-

Nga

Nga muaji shtator Gjermania do të ofrojë dozë shtesë të vaksinës kundër COVID-19 tha Ministria e Shëndetësisë të hënën (2 gusht), pas shqetësimeve që ka shkaktuar përhapja e variantit Delta të koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn dhe 16 ministrat e landeve u pajtuan se të moshuarit që janë në rrezik nga infektimi do të mund të marrin një dozë përforcuese të vaksinës.

Zyrtarët e morën vendimin në bazë të informacioneve për një “rënie të shpejtë të përgjigjes imunitare ndaj sëmundjes” te disa grupe njerëzish.

Ministria tha se ekipet e vaksinimit duhet të dërgohen në shtëpitë e kujdesit dhe pleqve për të ofruar dozë përforcuese Pfizer/BioNTech ose Moderna, pavarësisht se me cilën vaksinë janë imunizuar fillimisht banorët e këtyre qendrave.

Mjekëve gjithashtu do t’iu lejohet të injektojnë një dozë përforcuese për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.

LEXO EDHE:  Gjermani/ Pse populistët e djathtë janë kaq të fuqishëm në Lindje?

Një dozë përforcuese do t’i ofrohet gjithashtu kujtdo që ka marrë vaksinat me dy doza AstraZeneca ose një dozë të vetme Johnson & Johnson, thuhet në dokumentin e lëshuar nga ministria.

LEXO EDHE:  Banorja e Bregut të Lumit nga spitali: Policia na dhunoi

Zyrtarët e lartë të Shëndetësisë në Gjermani ranë dakord të hënën për të inkurajuar vaksinimin midis adoleshentëve nga 12-17 vjeç.

Ministrat theksuan se imunizimi është vullnetar, por thanë se vaksinimi i fëmijëve dhe adoleshentëve mund të “kontribuojë ndjeshëm në një kthim të sigurt në shkolla pas pushimeve verore”.

Edhe pse në krahasim me vendet fqinje, Gjermania aktualisht po shënon nivele relativisht të ulëta të rasteve të reja me COVID-19, numri është rritur shumë javët e fundit kryesisht për shkak të variantit më ngjitës Delta./Rel

LEXO TE PLOTE