Connect with Us

E kërcënoi me thikë dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes/ Arrestohet 41 vjeçari

Kronika

E kërcënoi me thikë dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes/ Arrestohet 41 vjeçari

Publikuar

-

E kërcënoi dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes/ Arrestohet 41 vjeçari

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 41 vjeçar.

Sipas Policisë, shtetasi me inicilae L.Gj ka kërcënuar me thikë dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Kanosi me mjete prerës dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit L. Gj., 41 vjeç, banues në Klos, pasi në banesë ka kanosur me mjete prerës dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plumba ndaj 60 vjeçarit/ Autori i zhduket policisë

Publikuar

-

Nga

Një ditë më parë, në fshatin Shenkollë, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.N., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit P.T.,60 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Sipas Policisë, shtetasi F.N., është larguar menjëherë me automjetin e tij. Fatmirëisht, nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit F.N., 33 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 gëzhoja.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr masiv edhe në Shkodër/ Dyshohet të jetë i qëllimshëm

Publikuar

-

Nga

Situata e zjarreve në vendin tonë vijon të jetë mjaft kritike, ndërsa mbrëmjen e sotme raportohet se një zjarr masiv është aktivizuar në një sipërfaqe pyjore, edhe në qarkun e Shkodrës.

Mësohet se zjarri ka përfshirë pyjet e Fushë-Arrëzit, ndërsa fatmirësisht deri tani nuk rrezikohen banesat.

Mësohet se zjarri ka rënë në një sipërfaqe me pisha, ndërsa zjarrfikësit e Fushë-Arrëzit, po punojnë për shurjen e flakëve.

Gjithashtu burimet bëjnë të ditur se zjarri është shfaqur gjatë mbrëmjes së sotme dhe dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U asfiksua nga zjarri në Gjirokastër/ Mësohet gjendja shëndetësore e ushtarit të FA

Publikuar

-

Nga

Një ushtar i Forcave të Armatosura është asfiskuar nga zjarri pasditen e sotme në Gjirokastër, dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit.

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi bën të ditur se gjendja e ushtarit është e qëndrueshme dhe se ai vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve në Spitalin e Gjirokastrës.

Gjendja e Edlir Goxhaj është e qëndrueshme, vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të Spitalit të Gjirokastrës.

Mirënjohje për punën heroike të cdo efektivi të Forcave të Armatosura që nuk po kursen asgje përballë egërsisë së flakëve.

Shërim të shpejtë Edlir!”-shkruan Peleshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE