Connect with Us

Duka flet për Europianin: Shqipëria ka mbrojtje në nivel me Italinë, luks për ne të merrnim Mançinin

Kombëtare

Duka flet për Europianin: Shqipëria ka mbrojtje në nivel me Italinë, luks për ne të merrnim Mançinin

Publikuar

-

Armand Duka ka qenë i ftuar për një intervistë me gazetaren Enxhi Biba në emisionin “Euromania” në “Neës 24”. Presidenti i FSHF-së ka dhënë mendimet e tij sa i përket këtij Kampionati Europian, ku si favorite sheh Italinë së bashku me Anglinë dhe Francën. Më tej vëmendja ka kaluar edhe te Kombëtarja jonë kuqezi, ku vlerëson së tepërmi nivelin e repartit mbrojtës si dhe shpalos objektivat për të qenë pjesëmarrës në Europianin e ardhshëm.

SI E SHIKON KËTË EUROPIAN? “Është një event që mezi e presin të gjithë. Ky EURO 2020 është i veçantë sepse vjen pas një periudhë të vështirë, futbolli është i pari që ka dhënë shenjat e rikthimit, aq më shumë ka rikthyer edhe tifozët. Njerëzit e shikojmë me më shumë gëzim këtë Europian, për vet faktit të triumfit ndaj virusit“

RASTI ERIKSEN- “Ka qenë moment shumë i vështirë, kur Eriksen ra në koma. Ka qenë impresionues, solidariteti i gjithë botës së futbollit. Futbolli vërteton që i bashkon njerëzit akoma më shumë edhe në momentet e vështirë“.

A DUHET TË LUHEJ NDESHJA DANIMARKË VS FINLANDË? “Në dijeninë time, është e vështirë që dikush të marrë një vendim dhe të japë një urdhër në një situatë të tillë. Vetë futbollistët kanë qenë ata që kanë pranuar që të riluhej ndeshja dhe kështu është bërë. Nga pikëpamja organizative, luajta e ndeshjes në një ditë tjetër do ta çekuilibronte garën. Në ato kushte danezët nuk ishin në gjendjen psikologjike më të mirë të mundshme, për ta fituar ndeshjen. Por ka qenë një vendim i përbashkët i skuadrave për ta luajtur ndeshje. Po të mendosh për gjërat globale, mendoj që u bë mirë që u luajt“.

TIFOZËT NË STADIUME- “Do ishte mirë të ishin gjithë stadiumet plot. Niveli i shpërndarjes së virusit ka rënë. Një pjesë e mirë e popullsisë është vaksinuar. UEFA ka pranuar vendimet e autoriteteve lokale, me jo më pak se 25%. Ne i kemi rikthyer tifozët në stadiume, por jo për ndeshje futbolli, për aktivitete të tjera“.

FAVORITËT E EUROPIANIT- “Është akoma vështirë të përcaktosh në ndeshjet e para. Skuadrat më të mira në letër, para Europianit janë, Franca, Anglia, Italia për mua mbetet një favorit, por edhe Portugalia mundet. Nuk mund të them që Gjermania, nuk mund të jetë pretendente. Gjermania luajti një ndeshje shumë të mirë sidomos në pjesën e dytë. Gjermania besoj se do e kalojë grupin, nuk do e diskutojë kalimin e grupit. Franca është ekip me shumë kualitete dhe talente brenda. Nuk duhet nënverësuar në asnjë rast fanella, tradita. Fanella e gjermanëve është e rëndë. Dje më pëlqeu Hungaria, nuk e meritonte atë rezultat. E pësuan nga një gol aksidental. Nuk mund të them që Portugalia e Ronaldos, ishte një skuadër që e komandoi lojën. Ngelet për tu parë akoma. Portugalia mbetet një skuadër që mund të shkojë lartë“.

DASHURIA PËR ITALINË- “Nuk është se jam ndonjë tifoz i zjarrtë i ndonjë skuadre në Europian. Shpresoj të bëjë mirë Maqedonia e Veriut dhe Zvicra. Kanë lojtarë shqiptarë. Ndeshjen e parë të Italisë e kam parë në stadium, ishte një ndeshje fantastike. Italia është pretendent serioz për të shkojë në finale. Ka bindje se do e prekë Uemblin. Ky format nuk do të vazhdohet. Formati i ardhshëm do të jetë në një shtet si Gjermania. Dhe do të vazhdohet në 1 ose 2 shtete. Nuk i kemi ende kushtet dhe mundësitë. Është fat dhe sukses për Shqipërinë që do të organizojë finalen e Konferenc Ligë. Uroj që në Tiranë, të shikojmë një finale të skuadrave të mëdhaja“.

MENDIMET ME EDI REJËN- “Edhe Edi Reja e shikon një Itali ndryshe, jo si ajo e Botërorit të kaluar ku ngeli jashtë. Pas asaj disafate ka bërë. Sot mbase mund të jetë një skuadër ndryshe, mund të mjaftohet edhe me 1 pikë kundër Zvicrës. Zvicra ka më shumë nevojë për pikë. Italia ka trajner dhe lojtarë me eksperiencë. Zvicrës i duhet shumë punë për të kaluar grupin“.

MANÇNI TE SHQIPËRIA NË TË ARDHMEN? “Do të ishte luks, të kishim një trajner si Mançini në të ardhmen. Aq më shumë me atë që po i shton CV së tij me kombëtaren italiane”.

KONTIGJENTI I SHQIPËRISË- “Nuk është kollaj që të implementosh çdo gjë aq kollaj. Kemi një mbrojte shumë të mirë, në të njëjta nivele me Italinë. Repartet e tjera nuk i kemi në të njëjtët nivele”.

KUSH E BINDI KUMBULLËN- “Nuk është se Kumbulla ka refezuar ndonjëherë Shqipërinë, ka luajtur edhe me moshat e Shqipërisë dhe ka vazhduar normalisht me Kombëtaren. Është luks për ne të kemi futbollistë si Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj dhe Ismajli. Jemi me fat që i kemi”.

KOMBËTARJA- “Europiani është disi më i lehtë se Botërori, për t’u kualifikuar. Ka më shumë mundësi. Ne në edicionin e ardhshëm do të luajmë në Grupin B dhe është e sigurt që do të jemi në “Play-Off”. Duhet të marrim maksimumin ndaj Polonisë”.

DËBUTIMI I MAQEDONISË- “Nuk janë rastësisht aty, ka futbollistë të mirë në gjirin e saj, që luajnë në skuadra të rëndësishme. Ndaj Austrisë meritonte edhe një pikë. Uroj që të bëjë më shumë. Unë do të doja shumë që të ecte më shumë. Ka futbollistë shqiptarë dhe presidentin i FFM është shqiptar”.

INCIDENTI ME ARNAUTOVIÇ- “Kam parë diçka në rrjetet sociale. Nuk e di saktësisht çfarë ka ndodhur dhe çfarë është thënë. Edhe nëse ka ndodhur ka qenë emocionale, nuk besoj se do e bënte me koshiencë. Gabim në gjaknxehtësi”, ka deklaruar Armand Duka.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Cungu fton në kombëtaren U19 futbollistë nga Fiorentina dhe Interi

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja U19 do të luajë një ndeshje miqësore kundër Italisë në datën 13 gusht në prag të ndeshje kualifikuese të Kampionatit Europian 2022 që kuqezinjtë do të zhvillojnë në nëntor. 19-vjeçarët e drejtuar nga Armando Cungu do të grumbullohen në datën 6 gusht para se të nisen për Itali në miqësoren që do zhvillojnë në Koverçano. Ditën e sotme është bërë publike dhe lista e futbollistëve të ftuar nga trajneri Cungu. Ajo që bie në sy është rritja e nivelit të Superiores së 19 vjeçarëve, pasi nga 20 lojtarë të ftuar 9 janë nga Shqipëria.

Pjesa tjetër janë lojtarë që aktivizohen jashtë si Enea Cehu, Endri Zenelaj dhe Asan Mata te Sasuolo, Elio Toci te Fiorentina dhe Kristian Dervishi te Interi. Gjithashtu në një prononcim trajneri Cungu foli për vështirësitë që ka hasur Kombëtarja që pas rikthimit nga pandemia.

‘’ Vijmë pas një periudhe të vështirë për shkak të pandemisë, duket sikur gjërat po normalizohen tashmë. Kemi zhvilluar disa sfida miqësore, por përballë kësaj radhe do të kemi një ekip prestigjioz dhe me shumë vlera, siç është Italia. Gjithashtu edhe seleksionimet dhe grumbullimet përgjatë këtij viti i kanë shërbyer jo vetëm skuadrës, por edhe mua si trajner për të krijuar një ide më të qartë me lojtarët që aktivizohen këtu në Shqipëri.

Kemi pasur gjithashtu mundësinë për të parë nga afër në miqësoret që zhvilluam ndaj Kosovës edhe kontigjentin e lojtarëve që na vijnë nga jashtë dhe kjo sfidë do të jetë si një vazhdim i atyre miqësoreve, për të parë elementët që luajnë jashtë Shqipërisë. Ende jemi në fazën e vëzhgimit dhe seleksionimit të lojtarëve, megjithatë ne do të japim dhe do t’i marrim maksimumin kësaj ndeshjeje’, u shpreh trajneri Cungu.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Erkand Qerimaj shkëlqen në “Tokio 2020”, renditet i pari në baterinë B

Publikuar

-

Nga

Arritje e madhe për sportin shqiptar mbi të gjitha për peshëngritësin, Erkand Qerimaj i cili në garën e tij të sotme doli në vendin e parë në kategorinë B të Lojërave Olimpike “TOKIO 2020”.

Peshëngritësi shqiptar garonte në kategorinë 81 kilogramë në stilin e shkëputjes dhe shtytjes dhe e përmbylli rezultatin me 338 kilogramë në total në dygarësh. Ai e filloi garën me 151 kilogramë, më pas me 155 kilogramë dhe në të fundit me 157 kilogramë.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Armando Sadiku rikthehet në Spanjë, prezantohet te ekipi i njohur

Publikuar

-

Nga

Armando Sadiku ka firmosur menjëherë kontratën e re pas largimit të tij nga Bolivari. Kjo ishte një ndër arsyet kryesore të sulmuesit që u largua pasi zgjodhi të kthehej sërish në Europë, ndërsa kishte gati marrëveshjen me Las Palmas.

Klubi spanjoll ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit të Shqipërisë që vjen si lojtar i lirë pasi mbylli me mirëkuptim nga të dy palët kontratën me Bolivar.

Por Las Palmas i ka besuar vetëm për një sezon Sadikut. Kjo nisur nga dy aventura tërësisht dështuese për të që nuk arriti të shënonte asnjë gol me Erzurumspor dhe mbeti hije e vetvetes në Bolivi. Me afrimin te Las Palmas, Sadiku kërkon që të përsërisi momentin e artë që kaloi te Malaga.

LEXO TE PLOTE