Connect with Us

Denoncimi Fiks Fare/ 1200 euro kalimi në Kapshticë në mënyrë të paligjshme

Denoncim

Denoncimi Fiks Fare/ 1200 euro kalimi në Kapshticë në mënyrë të paligjshme

Publikuar

-

Denoncimi Fiks Fare/ 1200 euro kalimi në Kapshticë në mënyrë të paligjshme

Bashkimi Europian hap më në fund dyert për turistët shqiptarë, të mbyllura prej më shumë se 1 viti. Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të unionit miratuan sot përfshirjen e Shqipërisë dhe dy vendeve të tjera të rajonit, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, në listën e vendeve, qytetarët e të cilëve lejohet të hyjnë për udhëtime në hapësirën e përbashkët.

Ndërkohë që deri më sot rregullat për kalimin e shqiptarëve në Greqi vijojnë të mbeten të njëjtat, që do të thotë se në vendin fqinj mund të shkojnë vetëm shtetasit grek, ata që disponojnë leje qëndrimi të rregullt si dhe punëtorët sezonalë.

Këto masa kanë favorizuar kalimin e personave në mënyrë të kundraligjshme.Një denoncim i tillë ka mbërritur në redaksinë e Fiks Fare, ku thuhet se mjafton të lidhesh me pronarin e një hoteli që ndodhet në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe e kalon kufirin pa asnjë problem.

Fiks Fare solli rastin e një pronari hoteli në pikën kufitare të Kapshticës , i cili kërkon 1200 euro për të kaluar si ndihmës kamionist në doganë, pa qenë punëtor sezonal.

E dokumentuar me zë dhe figurë pronari i hotelit të vetëm në këtë pikë kufitare premton se mund ta kalojë qytetarin me vula të rregullta në doganë, të shkojë deri në Selanik dhe më vonë mund të udhëtojë për Athinë.

Ai tregon se këtë gjë mund ta bëjë në çdo moment, mjafton të stakohen paratë tek hoteli dhe ai i merr në momentin që personi mbërrin në Selanik.

Bisedë me pronarin e hotelit që të kalon në mënyrë të paligjshme në Greqi me 1200 euro

Fiksi – Ore më gjej dikë që të nxjerr garanci për punëtor sezonal?

Kamarieri – Nuk e di, vetëm të ketë pronarin e vetë

Fiksi – Më patë thënë një nga Cërriku më ka thënë që ka kaluar. Më ka thënë pyet këtu, më ka thënë

Kamarieri – Unë nuk marrë edhe vesh shumë. Pyet këtë djalin që ka këtë lokalin

LEXO EDHE:  I zhdukur prej më shumë se një viti/ Gjendet trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar në Greqi

Fiksi – Ta pyes një herë kot…

Kamarjeri – Mos di ai të orientojë.

Fiksi – Kam nipin për të ikur në Greqi. Më tha një nga Cërriku se e ke ndihmuar për të kaluar.Nëse e bën mirë, nëse s’e bën mos çaj kokën as më kë borxh e as të kam borxh

Pronari i hotelit – Me numrat e punës të vonohet nja dy javë. Ça moshe ka?

Fiksi – 17

Pronari i hotelit – Në qoftëse do të iki të iki si shofer kamioni, nga këta që i çojmë nga …dhe ky 1200 euro. Me vulë të rregullt.1200 euro të vetë edhe me numër punë, me numër punë të vonohet dy javë.

Fiksi – Të flas me vëllain e të them

Pronari i hotelit – Po jo mo s’ka problem. Ka ndonjë çikë trup kështu …

Fiksi – Ka, t’i them të vijë e të takojë

Pronari i hotelit – Po mirë të ta sqaroj si të vijë. Këtu nuk të humbet asnjë cent, ky është kunati im (kamarieri) , punon këtu tek unë është tek banaku

Fiksi – Atëherë unë do shkoj sot, kështu do e lëm, do vijë vetë nuk është problem.

Pronari i hotelit – Të vij kur të dojë, sa të dojë shpejtë e shpejtë

Fiksi – Shpejtë e shpejtë sa vonon?

Pronari i hotelit – Do vijë që sot o do ikë që sot o do ikë nesër

Fiksi – Ok, lekët do t’i lërë këtu?

Pronari i hotelit – Lekët t’i lërë këtu në momentin që do më marri mua kur të jetë në Selanik, deri në Selanik ikën

Fiksi – Po, po deri në Selanik

Pronari i hotelit – Vulën e ka të rregullt, pastaj do të iki në Athinë, t’i hipi autobuzit e të iki

Fiksi – Ok

Pronari i hotelit -Në rregull./tch

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Bashkia e Lezhës ndan paratë publike me bosët e drogës”/ Gazetari bën denoncimin e fortë

Publikuar

-

Nga

“Bashkia e Lezhës ndan paratë publike me bosët e drogës”/ Gazetari bën denoncimin e fortë

Petro Koçi i cili arriti të merrte mandatin e deputetit në Qarkun e Fierit, bëri pak ditë më parë, bëri një denoncim të fortë duke thënë se  “duart e krimit” janë shtrirë në financat publike dhe sipas tij, paratë e përfituara nga trafiku i drogës po legalizohen duke u futur si subjekt biznesi në tendera publikë.

Ai u shpreh se gupet kriminale të drogës paratë e pista po i pastrojnë me anë të tenderave që marrin nga Bashkia e Fierit.

Por sipas gazetarit Adriatik Doçi, nuk është vetëm Bashkia e Fierit, por edhe ajo e Lezhës që ndan paratë publike me bosët ndërkombëtarë të drogës, prostitucionit dhe pastrimit të parave të pista në ndërtim.

LEXO EDHE:  Skandali me vendimet e Gjykatës Elbasan/Apeli Durrësit ka kthyer mbi 2150 vendime të paligjshme në tre vjet

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i çiftit shqiptar në Greqi/Dalin pamjet e krimit makabër (Video)

Doçi shton se SPAK-u do të ketë shumë punë këtë vjeshtë.

“Jo vetëm Bashkia e Fierit, por edhe Bashkia e Lezhës ndan paratë publike me bosët ndërkombëtarë të drogës, prostitucionit dhe pastrimit të parave të pista në ndërtim.

Janë sot në burg për trafik droge, kanë qenë subjekte të OFL-së dhe ligjit anti-mafia, ndërkohë që kompanitë e tyre marrin tendera dhe lidhin kontrata me Bashkinë e Lezhës.

Duket se SPAK-u do të ketë shumë punë këtë vjeshtë!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Kërkoi 200 mijë euro”/ Plas lufta në PS, socialisti tregon parapaskenat e sulmeve të Koçit

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një socialisti nga Fieri, i cili thotë se në degën e PS në këtë qytet ka plasur sherri.

Denoncuesi, ndërsa i referohet disa qëndrimeve publike të deputetit të zgjedhur të PS, Petro Koçi, i cili ka thënë se krimi po merr tendera dhe kundërpërgjigja nga ish-kreu i Hipotekës, tregon edhe detajin që sipas tij është bërë shkak për përplasjet.

Sipas denoncuesit, Petro Koçi i ka kërkuar 200 mijë euro ish-drejtorit të Kadastrës, Ervin Bushi, por ky i fundit nuk ia ka dhënë.

Po ashtu, ai shkruan se edhe kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, e sulmon ngaqë nuk i jep perqindje tek tenderat.

Jam një socialist nga Fieri dhe dua te denoncoj tek ju te verteten cfare po ndodh brenda PS ne Fier.

Petro Koci sulmoi ish drejtorin e kadastres Ervin Bushi se i kerkoi 200 mije euro dhe ky Bushi nuk ia dha dhe i tha “skam pse ti jap se nuk me ke vene ti drejtor tek Kadastra”. Taulant Balla ishte ne Fier per te zgjidhur konfliktin dhe i doli ne mbrojte ketij Bushit.

Dhe Petro ngaqe nuk i mori gjoben e sulmon kete Bushin. PS e Fierit ka bere nje peticion per largimin e Petro Kocit nga kryetar i PS. Nga 12 kryetar organizatash, 10 kryetar kane firmosur pro shkarkimit te Petros dhe ia kane nisur Edi Rames. Edhe Subashin e sulmon ngaqe nuk i jep perqindje tek tenderat. Ka filluar nje lufte e forte per lek brenda PS, jane bere si te babzitur dhe po luftojne te kapin sa me shume lek.

Bushi i tha publikisht Petro Kocit fyen per interesa personale gati sa nuk i tha hapur qe me ke kerkuar 200 mije euro”-shkruan denoncuesi.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Pallati i dëmtuar nga tërmeti i pabanueshëm. Ekspertiza, duhet rikonstruktuar

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Pallati i dëmtuar nga tërmeti i pabanueshëm. Ekspertiza, duhet rikonstruktuar

Pas tërmetit të 26 Nëntorit, pallati 29 Tiranë në Bulevardin Bajram Curri, sipas ekspertizës doli i pa banueshëm. Bashkia nënkontraktoi një firmë për t’i bërë ekspertizën e thelluar. Pas më shumë se një viti kërkesa, banorëve u jepet informacion që pallati është për rikonstruksion vetëm pas interesimit të Fiksit.

Në një intervistë për Fiks Fare, Ferdi Musa dhe banorë të tjerë të pallatit, thonë se kanë bërë ankesa të vazhdueshme pranë bashkisë Tiranë prej më shumë se një viti, nesë ka dalë apo jo ekspertiza e thelluar, por nuk kanë marrë përgjigje asnjëherë. Disa prej tyre u është dhënë bonus qeraje. Disa kanë marrë 3 milion të vjetra për rikonstruksionin e banesës, ndërsa disa të tjerë nuk kanë marrë as bonus qeraje por vijonë të banojnë aty edhe pse pallati sipas ekspertizës së parë ka dalë i pa banueshëm.

Banorët ankohen se nuk dinë si duhet të veprojnë pas gjithë këtyre lëvizjeve të bëra nga bashkia dhe mungesa e informacionit. Ata në rrugë jo zyrtare kanë mundur të sigurojnë një raport, të analizave të materjaleve të pallatit. Sipas këtij raporti, të gjitha analizat mostrave të marra kanë dalë jashtë standartit.

LEXO EDHE:  “Presim vizitorë që nga 15 qershori”/ Greqia rihap ishujt për turizëm

Kërkesat e vazhdueshme të banorëve nuk kanë marrë përgjigje asnjëherë por pasi Fiks fare interesohet pranë bashkisë Tiranë, kjo e fundit kthen përgjigje menjëherë pas verfikimit ku pretendon se sipas analizës së thelluar dhe oponencës që i është bërë është vendosur se duhet ti nënshtrohet rikontruksionit.

LEXO EDHE:  Skandali me vendimet e Gjykatës Elbasan/Apeli Durrësit ka kthyer mbi 2150 vendime të paligjshme në tre vjet

“Sipas konkluzioneve të nxjerra nga operatori ekonomik dhe oponencës teknike të hartuar nga Instituti i Ndërtimit dalin në përfundimin që Pallati Nr. 29 në Rrugën BLV “ Bajram Curri” duhet t’i nënshtrohet Përforcimit dhe Rikonstruksionit.
Fiksi komunikoi edhe me përfaqësues së laboratorit ku janë kryer analizat, për të konfirmuar njësimin e raport analizës me fotokopjet e dhëna nga banorët. Këtë raport na e konfirmoi vetëm inxhineri gjeolog, por laboratori hezitoi të na e konfirmonte edhe pas kërkesës dhe kumunikimit në telefon dhe kerkeses zyrtare.

Edhe pse të gjitha analizat e mostrave kanë dalë jashtë standartit, është vendosur që pallati mund të rikonstruktohet. Ky vendim është marrë edhe nga Instituti i Ndërtimit pas openencës që i eshtë bërë raportit./tch

LEXO TE PLOTE