LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha u rizgjodh në krye të PD/ Çani: Opozita po shihet si biznes

16 Qershor 2021, 17:37, Politikë CNA
Basha u rizgjodh në krye të PD/ Çani: Opozita po shihet si

Gazetari Arian Çani komentoi zgjedhjet brenda PD, ku Lulzim Basha u rizgjodh për herë të tretë në krye të kësaj partie. Sipas tij, opozita po shihet si biznes.

Çani shprehet më tej se Basha e ka të vështirë të bëhet kryeministër edhe në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa mes ironisë shton se është talent për të qenë numri dy.

?Nuk është se do të thotë ndonjë gjë të madhe. Ishte një ngjarje që pritej. Në Shqipëri do jetë patjetër numri dy dhe Basha ka talentin për të qenë numri dy. Kjo ishte ngjarje pa ngjarje dhe mesa duket duhet ta shohim dhe opozitën si biznes.

Deri dje e shihnim si kauzë, por tani është biznes edhe për ata që përfitojnë brenda PD. Ai e ka të vështirë të bëhet edhe në zgjedhjet e ardhshme. Gjithë ky insistim tregon se ka interesa të mirëfillta. Nga karriera e tij Basha është ok, por për opozitën duhet të kuptojmë se ku e çon?, tha Çani./CNA.al

Lajmet e fundit nga