Connect with Us

Aksident në Durrës/ Makina përplas 60-vjeçarin, dërgohet me urgjencë në spital

Kronika

Aksident në Durrës/ Makina përplas 60-vjeçarin, dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

“Kjo është vrasje me dashje”/ “Shpërthen” gazetari: E provofshi tek familjet tuaja

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Durrës ku një automjet ka përplasur një 60-vjeçar.

Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 15:20, në aksin rrugor Shijak-Xhavzotaj, ku 60-vjeçari me inicialet D.Gj., u për përplas nga një makinë tip ‘Audi’ që drejtohej nga 21-vjeçari me inicialet A.L.

I plagosuri u dërgua menjëherë në spital, ndërsa nuk bëhet me dije gjendja e tij shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXO EDHE:  Këlliçi denoncon “krimin” në Durrës/ “Dhjetëra biznese gjobiten me mbi 10 milionë lekë”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plumbat trondisin Shkodrën/ Raportohet për të plagosur

Publikuar

-

Nga

Një person është plagosur me armë zjarri në Shkodër mëngjesin e sotëm.

Mësohet se bëhet fjalë për një 50-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim.

I plagosuri fillimisht është dërguar në Spitalin e Shkodrës, dhe më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Si nisi sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Publikuar

-

Nga

Sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Aldo Gjini është autori i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Dy të plagosurit në Tiranë, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi rezultojnë se janë shokë me njëri-tjetrin u konfiktuan me Gjinin pas një incidenti me makinat.

Në momentin që dy të rinjtë Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi u ulën në lokalin që ndodhet në kompleksin “Grand”, Gjini ka shkuar dhe pas debatit verbal i ka qëlluar me armë.

LEXO EDHE:  Sondazhi/ Si do ndaheshin 14 mandatet e Qarkut Durrës nëse votohej sot

LEXO EDHE:  Gjirokastriti humb jetën në aksident/ Nuk do ta besoni çfarë bën shoferi

Autori është larguar me një makinë me targë “AA 001 RN”, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plumba në gjoks dhe shpatull/ Kush janë dy të rinjt që mbetën të plagosur me armë zjarri

Publikuar

-

Nga

Plumba në gjoks dhe shpatull/ Kush janë dy të rinjt që mbeten të plagosur me armë zjarri

Zbardhen emrat e dy të plagosurve mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Mësohet se ata janë 32-vjeçari Altin Gjoka i cili ka marrë një plumb në shpatull dhe  Jetmir Marashi 28 vjeç, që është qëlluar në gjoks.

Ata u dërguan me makina të rastit për në spital teksa raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Autori sipas Policisë është identifikuar, por nuk është kapur ende.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Sondazhi/ Si do ndaheshin 14 mandatet e Qarkut Durrës nëse votohej sot

LEXO EDHE:  Zbulohet sa paguhej shoferi i kontenierit me kokainë

Shërbimet e Policisë  kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

LEXO TE PLOTE