Connect with Us

Aksident i rëndë në Durrës/ Makina përplas për vdekje 62-vjeçarin

Kronika

Aksident i rëndë në Durrës/ Makina përplas për vdekje 62-vjeçarin

Publikuar

-

Aksident i rëndë në Durrës/ Makina përplas për vdekje 62-vjeçarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Xhafzotaj, në Durrës ku një 21-vjeçar ka përplasur për vdekje një 62-vjeçar teksa kalonte rrugën.

62-vjeçari me inicialet  D.Gj., ishte duke kaluar rrugën kur u përplas nga 21-vjeçari.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin me iniciale A. L., 21 vjeç, banues në Xhafzotaj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 21 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi ditën e sotme në Xhafzotaj, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D. Gj., 62 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spital.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Prizren/ Ndërron jetë e moshuara

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtjeshme.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Si nisi sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Publikuar

-

Nga

Sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Aldo Gjini është autori i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Dy të plagosurit në Tiranë, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi rezultojnë se janë shokë me njëri-tjetrin u konfiktuan me Gjinin pas një incidenti me makinat.

Në momentin që dy të rinjtë Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi u ulën në lokalin që ndodhet në kompleksin “Grand”, Gjini ka shkuar dhe pas debatit verbal i ka qëlluar me armë.

LEXO EDHE:  Shpërndante drogë në lokalet e natës/ Arrestohet 25 vjeçari, procedohet pronari

LEXO EDHE:  Aksident në Elbasan/ Shoferja përplas të riun me motor, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Autori është larguar me një makinë me targë “AA 001 RN”, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plumba në gjoks dhe shpatull/ Kush janë dy të rinjt që mbetën të plagosur me armë zjarri

Publikuar

-

Nga

Plumba në gjoks dhe shpatull/ Kush janë dy të rinjt që mbeten të plagosur me armë zjarri

Zbardhen emrat e dy të plagosurve mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Mësohet se ata janë 32-vjeçari Altin Gjoka i cili ka marrë një plumb në shpatull dhe  Jetmir Marashi 28 vjeç, që është qëlluar në gjoks.

Ata u dërguan me makina të rastit për në spital teksa raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Autori sipas Policisë është identifikuar, por nuk është kapur ende.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Autobusi bie 213 metra në humnerë/ 44 të vdekur

LEXO EDHE:  Aksident në Elbasan/ Shoferja përplas të riun me motor, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Shërbimet e Policisë  kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosja e dyfishtë në Tiranë/ Dalin detajet e para, si nisi sherri në lokal

Publikuar

-

Nga

Plagosja e dyfishtë në Tiranë/ Dalin detajet e para, si nisi sherri në lokal

Janë zbardhur detajet e para të plagosjes së dyfishtë në Tiranë.

Mësohet se sherri i nisur verbalisht në një lokal, ka përfunfuar në përdorimin e armëve me dy të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Todi Shkurti”, tek kompleksi “Grand”.

Të shtënat kanë alarmuar banorët e lagjes, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas sinjalizimit.

LEXO TE PLOTE