Connect with Us

Kosova & Rajoni

Publikuar

-

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Maqedonia e Veriut po përballet me mungesë të vaksinave kundër koronavirusit, ndërsa autoritetet shëndetësore po i shfrytëzojnë dozat e fundit për rivaksinimin e personave, të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani është vaksinuar 10 për qind e popullatës.

Mbi 195 mijë persona kanë marrë nga dy doza, ndërsa në bazë ditore rivaksinohen jo më shumë se pesë mijë persona.

Javë më parë, ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka paralajmëruar se në javën e parë të qershorit do të mbërrijnë 500 mijë vaksina kineze Sinovak, por ato nuk kanë arritur ende.

“Dje jam njoftuar nga Ambasada e Republikës së Kinës që në shtatë ditët e ardhshme duhet të marrim 500,000 doza të Sinovakut”, ka deklaruar Filipçe më 4 qershor.

Së voni, Maqedonia e Veriut ka pranuar rreth 30 mijë vaksina kineze si donacion nga Turqia dhe disa mijëra të tjera nga Greqia, të cilat po përdoren për rivaksinim të qytetarëve.

Filipçe, ndërkohë, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të nisë vaksinimi edhe i fëmijëve të moshave 12-16 vjeç.

Maqedonia e V. në luftë me lajmet e rreme rreth vaksinës

Opozita maqedonase i akuzoi të mërkurën institucionet për “dështim të plotë në përballje me pandeminë dhe imunizimin e popullatës”.

LEXO EDHE:  Koma dhe vdekja e bashkëshortit/ Trauma e Covid-it për një amerikane

“Derisa Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave – për momentin vetëm procesi i rivaksinimit është duke u zhvilluar – qytetarët po kërkojnë shpëtim dhe po vaksinohen jashtë vendit. Derisa bota po përgatitet seriozisht se si të përballet me llojet e reja të koronavirusit, Qeveria jonë nuk po arrin ende t’i sigurojë vaksinat”, tha Marija Andonovska, anëtare e kryesisë së VMRO DPMNE-së.

Për shkak të mungesës së vaksinave, infektolugu Dragan Danillovski bëri thirrje që personat që e kanë kaluar koronavirusin, të mos vaksinohen, por këtë mundësi t’ua japin atyre që nuk kanë krijuar imunitet.

“Ju që keni vuajtur, keni imunitet për të paktën gjysmë viti dhe bëhuni më shumë solidarë dhe mos u vaksinoni tani. Ata që nuk kanë imunitet, le ta bëjnë këtë së pari. Në këtë mënyrë, ne do ta mbërrijmë qëllimin e dëshiruar më shpejt, duke arritur 80 deri në 85 për qind të imunitetit kolektiv. Vjeshta po afrohet ngadalë dhe ne duhet të jemi të përgatitur”, tha Danillovski.

Maqedonia e Veriut, sot dhe dje, nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Raste aktive në nivel kombëtar janë 420 persona.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Publikuar

-

Nga

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri.

Sipas raportimeve, ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou që ka marrë vendimin duke e lënë sërish pas 9 muajsh në burg Thaçin.

Në vendimin e tij të specifikuar, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

LEXO EDHE:  Beteja kundër pandemisë/Mjeku Pëllumb Pipero tregon se çfarë pritet në gjysmën e dytë të muajit Prill

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

LEXO EDHE:  “Korça rrezikon të kthehet në vatër për COVID-19”/ Andi Përmeti thirrje urgjente qeverisë

Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezantuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Përfshihet nga flakët ishulli i Kretës/ Autoritetet apel qeverisë për ndihmë

Publikuar

-

Nga

Përfshihet nga flakët ishulli i Kretës/ Autoritetet apel qeverisë për ndihmë

Ishulli i Kretës në Greqi është përfshirë nga flakët.

Erërat e forta nuk po i ndihmojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të kontrolluar flakën, afër fshatit Prina, i cili shtrihet në kufirin midis komunave të Ierapetra dhe Agios Nikolaos.

Shërbimi zjarrfikës u ka bërë thirrje të gjitha njësive përkatëse, si dhe qeverisë lokale, për të ndihmuar ndërkohë që po kërcënohen shtepitë e banuara.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë për ata që nuk e kanë marrë/ Përgjysmohet pagesa e provimit të patentës

Publikuar

-

Nga

Lajm i mirë për ata që nuk e kanë marrë/ Përgjysmohet pagesa e provimit të patentës

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosoves njofton se çmimi i paraqitjes së provimit për patentë shoferi është përgjysmuar.

Vlera aktuale për pagesë është 10 euro nga 20 euro që ishte deri më tani.

“Sot, me datë 22.07.2021, zëvendësministri Hysen Durmishi morri vendim për zbritjen e çmimit të paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer prej 20 euro në 10 euro, përkitazi qytetarët do të paguajnë 10 euro më pak se sa paguanin në të kaluarën. Në përputhje me nenin 74 të Ligjit për Patentë-Shofer, dhe shtojcës 1 pika 10 të Rregullores (QRK) nr.02/2021 për fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, u nxjerr vendimi i ri, i cili përcakton çmimet e paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer nga pjesa teorike dhe praktike për secilën kategori”, thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE