LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarri në Shëngjin aktiv prej orësh/ Era e fortë përhap flakët me shpejtësi

15 Qershor 2021, 20:10, Kronika CNA
Zjarri në Shëngjin aktiv prej orësh/ Era e fortë përhap

Një zjarr i rënë që prej mesditës së sotme në zonën e Knallës në Shëngjin, vazhdon që të jetë aktiv.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses, ka qenë e pamundur për ta vendosur nën kontroll, pasi përhapja e flakëve ndihmohet edhe nga era.

E gjithë zona është e mbuluar nga tymi, ndërkohë që nga flakët vijojnë të digjen shkurre dhe bimësia përreth.

Me rritjen e temperaturave, ditët e fundit ka pasur disa raste të zjarreve në vend. /CNA.al

Lajmet e fundit nga