LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video- Zgjedhjet në PD/ Fiks Fare nxjerr skandalin e radhës: Në Kavajë u votua me parimin një anëtar 6 vota

15 Qershor 2021, 19:49, Denoncim CNA
Video- Zgjedhjet në PD/ Fiks Fare nxjerr skandalin e radhës: Në

Të tjera skandale po dalin në dritë nga zgjedhjet e 13 qershorit për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Ka qenë kandidatja për kryetare Edith Harxhi ajo e cila ka denoncuar ditën e zgjedhjeve se në disa qendra po kryhen votime familjare.

Një numër i konsiderueshëm anëtarësh që janë kontribues në parti, kanë qenë aktiv në zgjedhjet e fundit dhe themelues të PD nuk kanë votuar se nuk janë në lista. Ka të dhëna nga shumë qendra në vend që kanë probleme.  Një tjetër problem është edhe votimi i atyre që nuk kanë emrin në listë dhe nuk kanë kartë anëtarësie dhe po lejohen vetëm me karta identiteti. Ka pasur raste ku ka pasur votim familjar në Kavajë dhe Mat, kjo është e patolerueshme. Më shqetësuese për mua është mosvotimi i mijëra anëtarëve që nuk figurojnë në lista. Ky proces ka probleme të mëdha, por pavarësisht kësaj kërkoj që të gjithë anëtarët të dalin të votojnë masivisht“, tha Harxhi.

Ndërkohë, Fiks Fare ka sjellë mbrëmjen e sotme një tjetër skandal ku vërteton me fakte se si është votuar në degën e PD në Kavajë, me parimin një anëtarë një votë. Pra, një individ ka votuar gjashtë herë.

Kujtojmë që edhe ditën e djeshme në emisionin investigativ u denoncua një skandal nga zgjedhjet në PD, ku gazetarja votoi pa asnjë problem edhe pse nuk kishte kartë anëtarësie./CNA.al

Lajmet e fundit nga