Connect with Us

U gjet i mbytur me duar të lidhura/ Zbardhen lëvizjet e fundit të 25-vjeçarit

Kronika

U gjet i mbytur me duar të lidhura/ Zbardhen lëvizjet e fundit të 25-vjeçarit

Publikuar

-

Disa ditë më parë u raportua për një ngjarje të ndodhur në Korçë ku një 25 vjeçar ishte dhunuar dhe më pas hedhur në rezervuarin e Gjançit.

Sot janë zbuluar lëvizjet që 25 vjeçari dhe autorët e krimit kanë bërë. Mësohet se ata janë takuar në Elbasan dhe kanë qëndruar bashkë në Korçë një hotel për katër ditë.

Burime zyrtare pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë bëjnë me dije se viktima, i shoqëruar nga Lulëzim Spahia, person i shpallur në kërkim tashmë, dhe një person tjetër i moshuar i paidentifikuar nga ana e policisë, në datat 25, 26 dhe 27 maj janë strehuar në një prej hoteleve në periferi të qytetit të Korçës.

Së bashku me Xhaferrajn dhe Spahian, në hotel me ta, ka qëndruar edhe shtetasi me iniciale K.B, i dyshuar edhe ky nga policia për veprën penale të vrasjes me dashje.

Pas datës 27 policia për momentin nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjet apo lëvizjet e viktimës dhe dy të njohurve të tij, tashmë në pozicionin e të dyshuarve./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Penguan rrjedhjen e lumit Shkumbin/ Pranga të moshuarit në Peqin, procedohet një tjetër

Publikuar

-

Nga

Penguan rrjedhjen e lumit Shkumbin/ Pranga të moshuarit në Peqin, procedohet një tjetër

Një 65-vjeçar është vënë në pranga në policisë në Peqin, dhe një 60-vjeçar është proceduar penalisht.

Ata akuzohen se shfrytëzonin në mënyrë të paligjshme inerte dhe penguan rrjedhën natyrale të lumit Shkumbin.

Të arrestuarit janë shteati me inicialet  E.M., 65 vjeç, banues në fshatin Karinë, Peqin si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi  D.Z., 60 vjeç, banues në Peqin, pasi nē fshatin Bishqem Fushë, Peqin, kanë ndërtuar një rrugë për shfrytëzimin në mënyrë të paligjshme të inerteve duke penguar rrjedhjen natyrale të ujit në lumin Shkumbin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Librazhd/ 30-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në pemë

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Librazhd/ 30-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në pemë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Librazhd.

Policia njofton se një 30-vjeçar me inicialet D. D ka varur veten në një pemë në afërsi të banesës së tij, në fshatin Dardhë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:
Librazhd / Informacion paraprak

Më datë 25.07.2021, rreth orës 17:40, është gjendur nga familjarët i vetëvarur në një pemë në afërsi të banesën pa shenja dhune shtetesi D.Duka rreth 30 vjeç, banues në fshati Dardhë, Librazhd.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkrumbohet nga flakët një banesë në Durrës

Publikuar

-

Nga

Një shtëpi është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen nr.18 në Durrës.

Policia njofton, se është shkrumbuar banesa e pabanuar e shtetasit F. B., 80-vjeç.

Për fat të mirë, veç dëmeve material nuk ka raportime për të lënduar.

Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 25.07.2021, në orën 16:05, në lagjen nr.18, Durrës, ka rën zjarr në banesën e pabanuar të shtetasit F. B., rreth 80 vjeç. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

 

LEXO TE PLOTE